Përse duhet t’i inkurajojmë fëmijët tanë që të marrin më shumë përgjegjësi personale përispër? Të kursyerit duhet mësuar. ‘Gjenerata Z’ tashmë ka filluar që ta bëjë këtë gjë siç duhet. Po ‘Gjenerata Alfa’?
Djemtë e vegjël pëlqejnë që të flasin rreth sportit dhe makinave të shpejta, ndërsa vajzat e vogla rreth modës dhe tualetit. Mund të tingëllojë montotone, por kjo është ende e vërtetë për shumicën e fëmijëve; të paktën këtë na thonë edhe kërkimet më të fundit. Sipas analistëve global të të dhënave rezulton se, ‘Gjenerata Z’ është e ngjashme përgjatë vendeve evropiane, të paktën kur flasim për kursimet, sigurinë dhe shqetësimet e tyre rreth së ardhmes.
Është mirë të dini se…
‘Gjenerata Z’ përfshin kryesisht njerëzit e lindur ndërmjet viteve 1997 dhe 2012. Kjo gjeneratë njihet gjithashtu edhe si “të lindurit dixhital”.
Klishe apo jo?
Sipas diskutimeve besohet se, pjesa më e madhe e kësaj gjenerate jeton sipas klisheve, që do të thotë se, ata jetojnë për të konsumuar dhe nuk mendojnë për të nesërmen. Nëse mendoni se, ‘Gjenerata Z’ përbëhet nga hedonistët, e keni gabim. Një sërë studimesh kanë arritur në përfundimin se, e kundërta është e vërtetë. Kjo gjeneratë kursen, veçanërisht shumë dhe preferon që të varet tek siguria. Arsyeja kryesore pas kësaj sjelljeje është frika që ata kanë nga pasiguria e së ardhmes.
Të frikësuar nga e ardhmja
Sipas një studimi të kryer nga një bankë evropiane tregohet se, nxënësit, praktikantët, studentët dhe profesionistët e rinj ndërmjet moshës 15 dhe 25 vjeçare janë shumë të shqetësuar rreth së ardhmes së tyre. Jo më pak sesa 85% e të intervistuarve janë shprehur se, ata kursejnë para mënjanë në mënyrë që të përgatiten për të ardhmen e pasigurt. Si përfundim, sot ne kemi të bëjmë me të rinj shumë më të zgjuar. Njerëzit e zgjuar, në veçanti, jo vetëm që fusin para poshtë jastëkut, por gjithashtu investojnë në mënyrë të targetuar.
Është mirë të dini se…
Hedonistët janë njerëzit sjellja e të cilëve përcaktohet kryesisht nga kërkimi i kënaqësisë dhe i kënaqësisë sensuale. Çdonjeri që mendon se, shumica e të rinjve sot vetëm konsumojnë dhe argëtohen, e kanë gabim!
Konsumimi me tepri
Një studim tjetër global nga ‘Globaldata’ gjithashtu tregon se, për shembull, ‘Gjenerata Gjermane Z’ i ngjan në një shkallë shumë të lartë bashkëmoshatarëve në vendet e tjera. 62% e thuajse 44,000 të rinjve të studiuar janë shprehur se, kursimi është më i rëndësishëm për ta sesa konsumimi. Por çfarë e ka bërë ‘Gjeneratën Z’ që të mendojë në këtë mënyrë? Kërkuesit social dhe ata të sjelljes supozojnë se, rritja e kostove të punës, mungesa e një pune të mirëpaguar, vendet e pasigurta të punës, dhe çmimet shumë të larta të pasurive të pajuatshme e bëjnë ‘Gjeneratën Z’ që të kursejë më shumë. Për më tepër, kjo gjeneratë kërkon që të arrijë siguri financiare në periudhë afatgjatë.
Më shumë përgjegjësi personale
Nën dritën e këtyre fakteve, ka shumë kuptim që të tregohet më shumë përgjegjësi personale. Siç mund të vërejmë nga sjella e adoleshentëve, përgjegjësia e tyre personale nuk do të funksiononte nëse ata nuk do të kursenin në raport me konsumin. Nuk ka përse të jetë makina më e shpejtë, apo marka më e shtrenjtë e modës. Madje edhe pushimet mund të jenë më pak të kushtueshme dhe gjithsesi të jenë sa më të plota. Thjesht është e rëndësishme që të filloni të investoni sa më herët që të jetë e mundur. ‘Gjenerata Z’ tashmë është duke e bërë këtë.
Të kursyerit duhet mësuar
Kështu, ajo që ‘Gjenerata Z’ tashmë e ka në radarin e saj në raport me kursimet dhe investimet, duhet t’i parashtrohet dhe transmetohet edhe gjeneratave të ardhshme – ‘Gjenerata Alfa’, që i referohet të lindurve në vitet 2010 deri në 2025. Këtyre fëmijëve i duhet rekomanduar që të fillojnë të kursejnë në kohë për një të ardhme me të vërtetë të pavarur nesër. Politikanët gjithashtu duhet t’i inkurajojnë të rinjtë që të marrin përsipër më shumë përgjegjësi personale. Kushdo që kursen para për vetveten, për fëmijët, apo për nipërit e tyre, e bën një gjë të tillë bazuar në këshillat dhe rekomandimet e ekspertëve të përfitimeve siç mund të jetë, për shembull, investimi në një skemë pensioni privat shtesë. Kështu, në të ardhmen ju do të përfitoni nga ky ‘jastëk’ financiar.
Konkluzioni
Përfundimisht, të fillosh të kursesh sa më herët dhe në një investim të qëndrueshëm është një investim që ia vlen në çdo drejtim. Edhe ‘Gjenerata Alfa’ do të duhet të marrë më shumë përgjegjësi personale në mënyrë që të kenë një të ardhme financiare të pavarur.
Pensioni Privat Shtesë është sot një nga opsionet më të sigurta të investimit!
ANËTARËSOHU në Fondin e Pensioneve të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, PËRCAKTO VET se SA PENSION DO TË MARRËSH dhe LLOGARIT ONLINE duke klikuar në:
https://fppsigal.com.al/llogaritje-e-pensionit-te-programuar/
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Sigurimi i Shëndetit/ Cilat janë 12 pyetjeve që duhet të bëni para se ta blini?
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.