Blog

EKSPERTI AUSTRIAK: ZHVILLONI TREGUN E SIGURIMEVE “TËRMETI DO MENAXHOHEJ PA PREKUR BUXHETIN E SHTETIT”

Koha e leximit: 2 minuta

Ekspertët Austriakë bëjnë thirrje për rritje të ndergjegjësimit të shoqërisë Shqiptare për Sigurimin e pronave dhe banesave nga fatkeqësitë natyrore. Pas tërmetit fatal të 26 nëntorit Austria do të japë asistencë pranë kompanive të sigurimeve për përshtatjen e modeleve te sukseshme me qellim zhvillimin e këtij tregu në Shqipëri.
Në një intervistë për mediat perfaqesuesi i Shoqatës së Siguruesve të Austrisë, Michael Brandstetter thotë se nëse tregu i sigurimeve do të ishte i mirëkonsoliduar, dëmi do të menaxhohej tërësisht nga privati patur nevojë nga buxheti i shtetit.
Michael Brandstetter: “ Nëse ky treg sigurimesh do të ishte tërësisht privat dhe i konsoliduar në vetvete, bëhet fjalë që në rasrte fatkeqëish natyrore; si ky tërmeti që na ndodhi; normalisht do të ishte e panevojshme që shteti të ndërhynte dhe të përdorte para nga buxheti publik por e gjithë kjo kosto financiare për zhdëmtimin dhe kompensimin e dëmeve do të bëhej tërësisht nga ky fond privat sigurimesh.”
Duke marrë shkas nga dëmët e 26 nëntorit, eksperti austriak thotë se duhet të punohet fort në dy drejtime: “E para vjen ndërgjegjësimi i publikut për rëndësinë që ka aplikimi dhe konsolidimi i tregut të sigurimeve dhe padyshim edhe qerveria përmes politikave të saj duhet ta mbështesë.”- tha Michael Brandstetter.
Sipas Brandstetter nëse do të kishim një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve për të kryer sigurime, edhe çmimet e primeve do të ishin më të ulëta.
“Dhe duke qënë një bazë e gjërë klientësh , vetëkuptohet që edhe primi, policia e siguracionit do të ishte e ulët dhe e përballueshme nga kushdo. Dhe sa më e gjërë të jetë baza aq më shumë rriten gjasat për një kompensim total”.
Edhe Kryeministri Rama ka theksuar rëndësinë e sigurimit të banesave nga fatkeqësitë, duke sjellë si shembull rastin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku banesat e shkatërruara nga urganet dëmshpërblehen, nga kompanitë e sigurimeve.
Këta të fundit kanë kërkuar vazhdimisht miratimin e një ligji i cili detyron qytetarët që të sigurojnë pronat në rast të katastrofave natyrore pasi aktualisht sigurimi vullnetar është në nivele të ulta. Sipas siguruesve nëse ligji do të miratohej, çmimi për sigurimin e një banese do të variojë nga 10 deri në 50 Euro.
Ky takim i parë në këtë format mes Shoqatës së Siguruesve të Shqipërise dhe Shoqatës së Sigurimeve te Austrisë sipas organizatorëve i hap rrugën një sërë takimesh të tjera tematike me synimin për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të sigurimeve në Shqipëri.

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë