Blog

EFEKTET E OBEZITETIT TEK TRURI

Koha e leximit: 3 minuta

Obeziteti është një problem kompleks me efekte komplekse, madje edhe për trurin tonë.

A keni shtuar në peshë gjatë mbylljes apo kufizimeve të lëvizjes? Ju nuk jeni të vetëm: Sipas kërkimeve më të fundit njerëzit kanë shtuar mesatarisht 1.2 kg gjatë muajve të mbylljeve dhe/ose kufizimeve të lëvizjeve dhe alternimin me oraret e zyrës.

Të shëndoshë apo obezë?

Një nga parametrat për përcaktimin e obezitetit është Indeksi i Masës Trupore (IMT). IMT tregon raportin e peshës trupore me lartësinë dhe llogaritet duke ndarë peshën (në kg) të pjestuar me lartësinë e katrorit (në cm). Një IMT nga 25 quhet mbipeshë, ndërsa një IMT nga 30 obezë, që ndahet në obezitetin I, II dhe III në 5 shtresa. Megjithatë, sipas ekspertëve të shëndetit IMT nuk është një tregues i besueshëm sepse nuk ofron informacion rreth kompozimit të trupit, që do të thotë, për shembull, që një ‘bodybuilder’ profesionist i trajnuar sipas këtyre parametrave konsiderohet masivisht mbipeshë.

Dhjami i mirë dhe dhjami i dëmshëm

Në thelb, ekzistojnë dy lloje të ndryshme dhjami trupor:

  • Dhjami i mirë: Shtresa e nënlëkurës së dhjamit që shtrihet poshtë lëkurës dhe që ruan energji dhe na mbron nga të ftohtit.
  • Dhjami i dëmshëm: Dhjami i organeve të brendshme që mbështjell organet abdoninale të tilla si mëlçia apo zorrët. Ky dhjam prodhon substanca mesazhere që nxisin inflamacionin dhe shkaktojnë sindromën metabolike (presion të lartë të gjakut, rezistencën e insulinës dhe, për pasojë, diabetin e llojit II).

Obeziteti rrit rrezikun ndaj demencës

Përveç pasojave të njohura të çrregullimeve metabolike (sindroma metablike) apo problemet me aparatin mbështetës, obeziteti mund të ketë efekte mbi performancën e trurit, sepse ai mund të shkaktojë gjithashtu edhe inflamacionin e trurit. Këto vështirësi çojnë në probleme me komunikimin në tru dhe, për pasojë, në kufizimin e funksioneve konjitive dhe motorrike.

Sa më i madh që të jetë obeziteti, aq më i madh edhe risku që procese të tilla, të cilat janë të ngjashme me uljen e fuqisë së trurit, të cilat ndodhin gjithashtu edhe në pleqëri. Në parim, efekti i obezitetit tek truri i paraprin shenjave të tilla tipike të plakjes. Kjo sugjeron se, me rritjen e efektit të të dyja proceseve, procesi i plakjes dhe i inflamacionit – transmetimi i sinjaleve të nervave preken që të gjitha.

Fëmijët obezë kanë vështirësi për të mësuar

Ndonëse çështja e riskut të zhillimit të demencës është në frontin e parë të obezitetit në moshë të madhe, ajo mund të çojë në mosfunksionime të tjera tek adoleshentët. Për shembull, sipas një studimi të kryer në vitin 2017 nga Universiteti i Vermontit tregoi se, truri i fëmijëve obezë ka tendencën që të zhvillohet më keq dhe të kenë një kortekst cerebral më të hollë, veçanërisht në zonën e lobit frontal, korteksti parafrontal.

Obeziteti ndikon në zhvillimin e trurit veçanërisht në tranzicionin nga fëmijëria tek adoleshenca. Detyra kryesore e kortekstit parafrontal është planifikimi, kujtesa dhe kontrolli i impulseve, dhe defiçitet në këto zona mund të zbulohen tek të gjitha grupmoshat tek njerëzit obezë. Një efek anësor i rëndësishëm është marrëdhënia ndërmjet të qenit në formë, indeksit të mbipeshës dhe performancës në shkollë. Një studim italian i kryer me rreth 900,000 fëmijë në vitin 2009 tregoi se, performanca në shkollë është e lidhur drejtpërdrejtë me gjendjen e mirë fizike.

Kështu: pesha e tepërt mund të ketë efekte anësore të konsiderueshme. Nëse do të ketë më shumë mbyllje dhe/ose kufizime të lëvizjeve dhe bota arrin në një gjendje palëvizshmërie, rrjedhimisht ajo që është më e rëndësishme do të jetë që të jemi sa më shumë në lëvizje dhe të konsumojmë një dietë ushqimore të variueshme dhe të shëndetshme.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë