Që nga fillimi i pandemisë korona, ne po e përjetojmë ecjen dhe mundësinë për të ecur si një aktivitet gjallërues të këndshëm. Nëpërmjet të ecurit të rregullt në ajër të pastër ne i bëjmë shumë mirë në të njëjtën kohë trupit, psiqikës dhe mendjes sonë.
Ecja në ajër të pastër i bën mirë të gjithë organizmit tone: ecja stimulon dhe ajo stimulon sistemin kardiovaskular, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe forcon organet e frymëmarrjes. Veçanërisht në kohë krize, efektet fizike janë shumë të rëndësishme. Këto kohë janë të shënjuara nga shumë pasiguri, dhe kjo është diçka që ushtron shumë persion emcional dhe stres tek njerëzit.
Nxit çlirimin e stresit
Çdo formë stresi apo stresi mendor shkakton rritjen e hormoneve të stresit në trup. Diçka e tillë shkakton përgjigje para-tipike të stresit duke na përgatitur për qëndrimin reagim ‘fluturo’ (pra largohu) apo ‘lufto’ (qëndro dhe përballu me situatën) për shkak të evolucionit. Në kuptimin e çlirimit të stresit, ushtrimet janë një faktor thelbësor që shpesh neglizhohet në jetën tonë të përditshme. Ne lëvizim shpesh gishtërinjtë tanë në tastierën e kompjuterit, ankohen psikologët. Në këtë mënyrë, neve na shpëtoinë shumë efekte pozitive që na ofrojnë lëvizjet në mjedise të hapura, jashtë mjediseve të punës apo të shtëpisë. Ne e dimë që një nivel i lartë hormonesh stresi ka një impakt negativ për aksin e lumturisë sonë, aksin e serotoninës dhe të dopaminës. 30 minuta, tre herë në javë për reduktimin e hormonit të stresit nëpërmjet ushtrimeve fizike dhe për uljen e tensionit të brendshëm.
Nëse ia dilni që të ecni për 30 minuta tre herë në javë, ju do të arrini efektin e reduktimit të stresit. E rëndësishme është të shijoni të gjitha efektet pozitive. Lëvizja shkakton çlirimin e hormoneve të lumturisë dhe ka një efekt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e gjendjes së humorit. Pas 90 minutash ushtrime fizike apo lëvizje, madje edhe gjendjet depresive të humorit do të reduktohen.
Megjithatë, për shumicën e njerëzve, gjendja e humorit përmirësohet pas rreth pesë minutash. Një arsye ka të bëjë me ndryshimin e kontekstit. Shëtpia është e lidhur me disa aktivitete dhe tematika – qoftë punë, zënkat që mund të keni me partnerin, apo madje vetmia me të cilën përballeni nëse ju jetoni vetëm. Plus natyra, pra dalja në natyrë na bën shumë mirë. Për më tepër, efektet e përmirësimit të gjendjes së humorit shumëfishohen nga drita e diellit.
Trupi ka nevojë për vitaminën D dhe vitamina D e quajtur gjithashtu si “vitamina e diellit”, është gjithashtu një fuqizues shumë i mirë i gjendjes së humorit. Dielli ndikon gjithashtu direkt tek fuqizimi i sistemit tonë imunitar. Sipas studimeve më të fundit, ka gjithashtu shumë dallim nëse po lëvizni në qytet apo në natyrë. Influenca pozitive e një ecjeje në natyrë reflektohet në mënyra të ndryshme. Të menduarit dhe mendimet ulen, gjithashtu edhe simpotomat e ankthit duke çuar në forcimin e shëndetit mendor.
Kur ne ecim, ne jemi ‘majë gishtave’ tanë jo vetëm fizikisht dhe psikologjikisht, por gjithashtu edhe mendërisht, performanca jonë konjitive rritet gjithashtu.
Sido që të jetë, nëse jeta juaj e përditshme është disi monotone, dilni për shëtitje në kërkim të një rutine të re e cila mund t’i sjellë pak më shumë aventurë jetës suaj të përditshme.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.