Ajo shprehja se je mbipeshë.
A mund t’ia dal që të bëhem më i/e lehtë?
Ekspertët na thonë “Po!”
Ata na thonë gjithashtu se madje përpjekja në vetvete është një kënaqësi më vete
Ideja për të rënë disa kilogramë tani? Shumë e rëndësishme: Ruani qetësinë gjatë diskutimit me vetveten. Ata që i thonë vetes në mënyrë shumë strikte “Unë duhet…” ose thjesht “Duhet…” në atë dialogun e brendshëm, kanë humbur, jo në peshë, por fytyrën e tyre. ‘Hollimi me komandë’ shumë rrallë ‘pi ujë’. Ndërsa qëllimet e mira shkrihen më lehtësisht sesa dhjami i tepërt.
Me një qëndrim të brendshëm kurioziteti, gëzimi dhe vullnetarizmi do të jetë shumë më e lehtë për t’u bërë më i lehtë. Me disa përvoja të vogla eksperimentale do të dëshirojmë që të bëjmë më shumë dhe në të njëjtën kohë edhe ne vet do të jemi më të lumtur.
“Rruga drejt një ekuilibri të shëndetshëm ndërmjet dietës dhe ushtimeve është një proces. Kur humbja në peshë fillon si një eksperiment rastësor më shumë sesa si një gjë që ju lidh detyrimisht me diçka dhe që ju ndalon nga të bërit e gjërave që ju pëlqejnë, shumë shpejt ju do të filloni të ndjeni rritjen e cilësisë së jetës suaj. Diçka e tillë në vetvete do t’ju bëjë që të kërkoni për më shumë dhe që ndryshimi i stilit në një sitil më të shëndetshëm jetese bëhet diçka e përhershme.”
Tema e rënies në peshë është e rëndësishme, por jo shumë serioze.
Çfarë do të na bënte punë si për ta filluar nga diku?
“Një ritual fillimi dhe një plan që gjithashtu përfshin shijimin e vetëdijshëm të saj.
Sa më pak detyruese, më shumë nxitës dhe inkurajim për të provuar gjëra të reja.”
Më të vërtetë efektive për vet peshën tuaj të të ndjerit mirë dhe një ritual ideal është intervali i agjërimit, që është në majë të gjuhës së gjithsecilit prej nesh. Agjërimi është një nga metodat më të vjetra në historinë e njerëzimit për promovimin e shëndetit. Biologu japonez i qelizave Yoshinori Oshumi ka zbuluar versionin e menjëherëshëm të agjerimit dhe në vitin 2016 ai fitoi Çmimin Nobël me të ashtuquajturën ‘vetpastrimi’. Oshumi gjeti se, pas 16 deri në 18 orë pa marrë kalori në sistemin qelizor, qelizat fillojnë të vetpastorhen. Efekti: Më shumë energji, një peshë më e lehtë, komponentët e qelizave ricikohen, bie presioni i gjakut, ulen ënjtjet e gjymtyrëve si pasojë e peshës, dhe ju do të ndjehemi të pastër fizikisht dhe të qartë mendërisht. Por më e rëndësishmja, veçanërisht për njerëzit që e shijojnë të ngrënit shumë, kjo është metoda ideale për reduktimi i kalorive totale nëpërmjet lehtësimit të vakteve. Dhe këtë mund ta bëjë çdo njeri.
Rënia në peshë është individuale. Për disa, sportet janë veçanërisht efektive, ndërsa për disa të tjerë thjesht hanë më pak. Disa njerëz janë shumë rehat më peshën e tyre, të tjerë kujdesen për karbohidratet. Një anaizë ADN-je do t’ju thotë me saktësi se cili lloj bën për ju.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.