Blog

DREJTIMI AUTONOM I MAKINËS: NJË ROBOT PËR SHOFER

Koha e leximit: 5 minuta

Cilat janë aktualisht mundësitë reale të drejtimit autonom të makinës? Si do të sigurohemi që askush të mos përfundojë poshtë rrotave të makinës? Kush i merr vendimet në një makinë autonome?

Robotët kanë frymëzuar imagjinatën njerëzore për një kohë të gjatë. Sot inxhinierët janë duke krijuar aplikacione edhe më spektakolare, megjithëse liderët janë duke peshuar ‘rreziqet ekzistenciale’ përkundrejt ‘mundësive utopike’, ndërsa politikanët janë duke diskutuar nëse robotët duhet të kenë të drejta njerëzore apo jo. Por, pyetja që na prek më shumë është mjaft e dukshme: A MUND TË DREJTOHET VET MAKINA APO JO? Mos u shqetësoni, ne ju kuptojmë dhe ne i kemi përgjigjet.

Makinat autonome: Makinat autonome nuk janë më një fantashkencë. Sot kompani të shumta janë duke punuar për fabrikimin e automjeteve që do të kenë pak ose aspak nevojë për kontroll nga njeriu.

Këro automjete përdorin sensorë të ndryshëm për të perceptuar mjedisin rreth tyre

Veçanërisht e famshme është një teknikë e quajtur ‘LIDAR’ dhe që varet nga rrezet e lazerave. Falë sensorëve, makina është e aftë që të përcaktojë vet pozicionin e saj, si edhe pozicionin e pengesave e të përdoruesve të tjerë të rrugës. Ndërsa, software i lundrimit kujdeset vet për të gjetur rrugën më të mirë për të arritur në destinacion.

A e dinit se?…Makinat autonome janë trajtuar për herë të parë në mes të viteve 1980, në universitetet gjermane dhe ato amerikane. Më var kërkuesit u varën nga kamerat për të kuptuar mjedisin e tyre.

6 nivele autonomie

Kur është saktësisht një makinë autonome? Autonomia ndahet në gjashtë faza:

  • Niveli 0: Asnjë autonomi. Si një kafshë ju duhet t’a drejtoni makinën vet. Si një ‘barbar’.
  • Niveli 1: Drejtim i asistuar.  Ju jeni kapiteni i anijes tuaj, por sistemet e asistencës do t’ju vijnë në ndihmë.
  • Faza 2: Drejtim gjysëm autonom. Makina është e aftë që të kryejë disa detyra në mënyrë të pavarur. Këto përfshijnë ruajtjen e korsisë, frenimin dhe shtimin e shpejtësisë. Ju mund t’i largoni duart nga timoni për një çast, por duhet të jini vigjilent.
  • Faza 3: Drejtim shumë i autonom. Një nivel i avancuar 2. Funksione shtesë mund të jipen për periudha më të gjata kohore. Në këtë nivel, ju mund të lexoni edhe gazetën!
  • Faza 4: Drejtim plotësisht autonom. Këtu makina mund të drejtohet plotësisht në mënyrë autonome në disa rrugë të caktuara, për shembull, në autostradë ose në disa situata të thjeshta në qytet. Në këtë fazë mund edhe të dremisni pak.
  • Faza 5: Drejtim autonom. Dhe kjo është ajo. Makina sapo t’a ka rrëmbyer punën. Tani ju jeni vetëm një pasagjer. Këtu ju mund të flini, të lexoni, të luani me lojra kompjuterike, apo çfarëdolloj gjëje që t’ju vijë ndër mend. Dhe nuk ka asnjë rëndësi nëse makina mund të jetë duke manovruar nëpër ndërseksione të komplikuara apo në një kohë me rrebeshe shiu.

Është mirë të dini se…Disa prodhues makinash janë skeptikë për nivelin 3. Ky sistem ka ende nevojë për drejtuesin e makinës, por drejtuesi mund të mos e vërë re se sa shumë nevojitet ndihma e tij në këtë rast dhe t’ia kalojë makinës këtë detyrë. Kjo është arsyeja përse, për shembull, Ford konsideron kalimin direkt tek niveli 4.

Ambicioz autonom. Ku jemi në këtë çast? Përgjigja mund të jetë paksa zhgënjyese: Makinat që janë aktualisht në rrugë janë nga niveli 0 deri tek 2, ndonjëherë edhe 3. Dhe puna që po bëhet tani është kryesisht për nivelin 3 dhe 4. Por le të shikojmë se çfarë kanë arritur deri tani disa nga lojtarët më të mëdhenj në tregun e makinave.

Është mirë të dini se…Kur flasim për një “makinë autonome”, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht niveli 5. “Autonom” nevojitet, jashtë departamenteve të inxhinierisë, për nivelin 3 e sipër.

Daimler dhe BMW: Dy prodhuesit gjerman të makinave janë duke punuar së bashku për zhvillimin e makinave Tier 4 me synim lançimin tregtar të tij në vitin 2024. Fillimisht BMW, në bashkëpunim me Intel dhe Mobileye, punuan për të arritur targetin e vitit 2021, por kjo mundësi është hedhur poshtë.

Tesla: Kjo kompani është lojëtarja më ambicioze në këtë fushë: Makinat Tesla do të jenë “plotësisht autonome” deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2020. Në fakt, autopiloti Tesla tashmë e ka arritur autonominë në testin e drejtimit të Tier 4, por kjo na tregon fare pak mbi se sa e prekshme është aktualisht kjo teknologji për individët. Deklaratat e shefit të Tesla, Elon Musk në vitin 2015 që njerëzit do të mund të udhëtonin nga Los Anxhelosi në Nju Jork deri në fund të vitit 2017 pa vënë asnjë dorë në timon nuk është materializuar ende.

Waymo: apo motra e Google, shpesh konsiderohet një pioner i makinave autonome. Këto automjete autonome tani kanë përfunduar rreth 16 milionë km të testuara në rrugë të vërteta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një rekord absolut. Tani, Waymo ka lançuar një program të vogël anijesh tregtare, i cili aktualisht është duke u testuar në disa qytete të Sh.B-A-ve, por gjithmonë me një drejtues në bord, në rast se mund të ketë nevojë për ndërhyrje.

Nissan: Kompania japoneze është pak më konservatore dhe nuk pret që të ketë makina me “të vërtetë” autonome brenda dekadës së ardhshme.

GM: Kompania amerikane e makinave deklaroi në vitin 2016 që në vitin 2018 do të hidhte mijëra automjete autonome elektrike në rrugë, por kjo gjë nuk funksionoi. Tani GM është më e përmbajtur dhe pret që makinat autonome të dalin në treg në fillim të vitit tjetër.

Rreziqet: Sipas disa vlerësimeve, drejtuesit e kamionëve mund të zhduken tërësisht nga qarkullimi deri në vitin 2030, duke qenë se, transporti i mallrave nëpërmjet autostradave është aktualisht duke iu ofruar si shërbim alternativës autonome. Kjo ngre disa pyetje sociale: SI DO TË SIGUROHEMI QË ASKUSH TË MOS PËRFUNDOJË POSHTË RROTAVE? Pastaj kemi pyetjen etike: SI I MERR VENDIMET NJË MAKINË AUTONOME? Këto janë probleme zinxhir. Nuk ekziston diçka e tillë si përgjigje e “saktë” dhe kjo përbën një dilemë së bashku për inxhinierët dhe politikanët.

Shanset: Makinat autonome kanë potencial. Para së gjithash: në vend që të mallkoni kur ngecni në një trafik të rënduar, ju do të mund të lexoni një libër në një gjendje të shtendosur humori. Në një trafik të lirë, makina autonome do të eci shumë më shpejt, sepse makinat që tashmë janë të lidhura në rrjet, pra makinat inteligjente, mund të komunikojnë me njëra-tjetrën dhe ato do të jenë të afta që të vlerësojnë disatancat me përsosmëri. Kjo do të thotë më shumë cilësi jete, produktivitet më të lartë dhe më pak emisione, kjo e fundit, megjithatë, vetëm nëse revolucioni autonom nuk do të tërheqë më shumë njerëz në trafik në të njëtën kohë😊

Ari i udhëtimit: Me përparimin teknologjik dhe më bërjen e tij më të dukshme në “jetën reale”, sot në botë pritet që të ketë një rritje më të madhe të publikut për makinat autonome. Më pas, nëse parashikimet e reja të kompanive do të dalin të sakta, atëherë shumë shërbime autonome të taxi-ve do të bëhen realitet në mes të vitit 2020. Potenciali i makinave autonome tashmë është këtu. Analistët e kërkimeve të tregut ‘Allied’ kanë vlerësuar se, ky treg do të arrijë shifrën prej 557 miliadrë dollarë në vitin 2024, në vend të 54 miliardë dollarë që është aktualisht. Atëherë, më në fund, ju do të keni shoferin tuaj robot. Dhe aq i zënë saç do të jetë ai për t’ju çuar në punë apo për të bërë pazarin, ai nuk do të ketë kohë që të ngrihet në një luftë kundër njerëzimit😉

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë