Suksesi i industrisë së udhëtimeve për qejf ka problemet e vet. Kohët e fundit po përdoret termi ‘mbi-turizëm’ për të përshkruar efektet negative të dyndjes me shumë njerëz që vizitojnë destinacionet turistike më të famshme të botës.
Për dekada, shumica e destinacioneve turistike janë përpjekur që të tërheqin sa më shumë vizitorë që të jetë e mundur, pa menduar as një çast ka një kufi përtej së cilës jeta e banorëve dhe përvojat e turistëve përplasen. Por mënyra e të menduarit të menaxherëve të turizmit tani ka filluar që të ndryshojë.
Venecia është kaq e përmbytur me vizitorë saqë qyteti ka ngritur porta kalimtarësh në hyrjet kryesore dhe ku turistëve u kërkohet pagesë për të hyrë në qytet.
Kur turmat bahën shumë të mëdha, policia i mbyll portat, duke kufizuar aksesin në qytet. Në Amsterdam, banorët janë të mërzitur me festat mashkullore që përziejnë alkoolin me kanabisin, dhe që më pas i lënë rrugët të pista dhe me të vjella. Kohët e fundit protestuesit e anti-turizmit kanë sulmuar autobuzët e turistëve nga Valencia, Palma de Mallorca dhe Barcelona.
Qeveria Filipine ka ndaluar hyrjen e turistëve në ishullin e famshëm Boracay për gjashtë muaj për shkak të numrit shumë të lartë të turistëve dhe shumë pak kanale të ujërave të zeza.
Kohët e fundit Qeveria Tailandeze ka kufizuar qëndrimin natën në ishujt Similan dhe për të ndjekur rrugën Inca të Perusë, vizitorët tani kanë nevojë për leje, dhe vetëm 500 leje të tilla janë të disponueshme çdo ditë. Qytetet nëpër të gjithë Evropën kanë filluar gjithashtu hetimin e mënyrave se si mund të ulin mbipopullimin e turistëve, faqet e internetit që ofrojnë ndarjen e shtëpisë së tyre për akomodimin e turistëve dhe sjelljet anti-sociale.
Si një përgjigje ndaj këtij fenomeni, destinacionet turistike më të famshme të botës me shumë gjasa do të diskriminojnë dhe tërheqin ‘llojin e duhur të turistit’ dhe, kur është e nevojshme, numri i vizitorëve do të mbahet nën kontroll nëpërmjet reduktimit të kapacitetit akomodues, taksimin e turistëve për të hyrë, rezervimin paraprak me numër fiks ditësh, subvencionimin e më pak fluturimeve, kufizimin e vizitave me anije dhe promovimin e zonave më pak të njohura.
Deri në vitin 2040, katër miliard njerëz – gjysma e popullsisë së botës – do të jetë turiste me kohë të pjesshme. Për këtë arsye, me shumë gjasa udhëtarët do të dëshirojnë të vizitojnë destinacionet turistike më të famshme të botës, do të duhet të bëjnë rezervime paraprake dhe do t’u duhet të paguajnë biletë për të pasur akses në vende apo destinacione të veçanta në një ditë të veçantë, në një kohë specifike.
Rritja e madhe e parashikimeve të udhëtimeve globale për vitin 2040 janë të mirëpritura, por do të jetë jetësore që industria e udhëtimit t’i ofrojnë turistëve përvoja të qëndrueshme dhe të përgjegjshme ndaj mjedisit.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.