Blog

DREJT DIMRIT

Tendencat e motit dhe rreziqet natyrore

Cilat janë tendencat e motit?

Dhe ja ku kemi mbërritur thuajse në fund të një jave të dendur me rreshje intensive, të shoqëruara me shtrëngata të shpeshta që kanë shkaktuar tashmë përmbytje vërshuese të shtrira në të gjithë territorin e vendit, por me një përqëndrim më të madh në qarkun e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës, të përkeqësuara më tej nga gjendja e rënduar e sistemit të kanalizimeve në vend.

Të kërcënuara më shumë nga rreziku i përmbytjeve janë lumenjtë Drin e Buna dhe Liqeni i Shkodrës, të cilat janë karakterizuar nga prurje dhe nivele të larta të basenit Drin-Buna dhe në Liqenin e Shkodrës dhe me rritjen e prurjeve në pjesët e larta malore, duke përfshirë kaskadën e hidroçentraleve mbi lumin Drin. Ndërsa, pjesa fushore e basenit ka nivele të larta uji, me tendencë rreziku edhe në ditët e javët në vijim.

Probleme paraqesin edhe përmbytjet vërshuese nga lumenjtë e vegjël ose në zonat urbane në qytetin e Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Durrësit, Tiranës, Elbasanit, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Institucionet përgjegjëse tashmë kanë vendosur shenja paralajmëruese nga përmbytjet vërshuese dhe të rrëshqitjes së tokës në të gjithë vendin, veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit dhe në qarkun e Shkodrës.

Ndryshimet klimaterike në Shqipëri

Shqipëria, një vend i vogël e me një ekonomie të brishtë që varet nga sektori i shërbimeve, i industrisë dhe ai bujqësor, përballet me një gamë sfidash në adresimin e rreziqeve si pasojë e ndryshimeve klimaterike. Vulnerabiliteti i furnizimit me energji të Shqipërisë dhe sektori bujqësor, i kombinuar me një seri përmbytjesh të vrullshme dhe të rrëshqitjeve të tokës, janë duke e ngritur përgatitjen e Shqipërisë ndaj ndryshimeve klimaterike në një prioritet në planifikimin zhvëllimor të vendit.

Projeksionet e ndryshimeve klimaterike në Shqipërisë të kryera nga institucionet ndërkombëtare dhe ato kombëtare, tregojnë për një rritje të temperaturës nga 2.4°C – 3.1°C deri në vitin 2050, që do të jetë e karakterizuar nga kushte ekstreme moti, përmbytje, thatësi, valë të nxehti, si edhe rreshje të variueshme, por që gjatë sezoneve të verës do të jenë mesatarisht më të ulta.

Sektorët që preken më shumë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga ndryshimet klimaterike janë: bujqësia ku do të ketë rritje të vdekshmërisë së gjësë së gjallë, më shumë insekte, fara të këqia dhe patogjene; burimet me rënie të niveleve të lumenjve e rritje të shpeshtësisë së përmbytjeve; shëndeti i njeriut me një rrezik më të lartë të goditjeve nga nxehtësia, si edhe impakti i drejtëpërdrejtë dhe i tërthortë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut; zonat bregdetare me dëmtimin e infrastrukturës bregdetare që do të shoqërohet me humbje në habitatin lagunor; ekosistemet me një rritje të rasteve të zjarreve në pyje, shkatërrim apo zhvendosje të habitatit; dhe së fundmi, energjia dhe infrastruktura me reduktimin e potencialit të hidroçentraleve dhe shkatërrimin e infrastrukturës.

Impakti i ndryshimeve klimaterike në sektorin bujqësor dhe blegtoral 

Bujqësia, një sektor i ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimaterike në Shqipëri, kontribuon 22.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe është burimi kryesor i punësimit për popullsinë rurale në vend.

Blegtoria dominohet nga përdorimi i tij kryesisht si mjet jetese dhe të përkushtuar ndaj gjësë së gjallë (më shumë sesa 50% të vlerës së prodhimit), të mbjellave si grurë dhe misër (rreth 30%) dhe prodhimin e frutave. Faktorët që ndikojnë prodhimin bujqësor janë rritja e temperaturave të dimirit dhe të verës, si edhe ulja e disponueshmërisë së ujit gjatë muajve kritik të verës. Ndërsa, rreziqet ndaj prodhimit bujqësor, përfshijnë zhvillimin e përshpejtuar të të mbjellave, shkurtimin e ciklit të rritjes, rritje të prodhimit për disa të mbjella (si gruri); ulje të disa të mbjellave të tjera (si misri), si edhe reduktim të foragjereve për gjënë e gjallë; shkretërizimi i tokës; rritja e vdekshmërisë së gjësë së gjallë dhe ulja e produktivitetit; si edhe rritja e ekspozimit ndaj insekteve dhe sëmundjeve të reja.

Tani që e dimë se çfarë nuk është në dorën tonë,

Të paktën le të bëjmë atë që është në dorën tonë!

SIGUROHUNI!

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA mund të jetë partneri juaj për t’ju ndihmuar dhe mbështetur me paketa produktesh dhe shërbimesh sigurimi të cilat janë gjithëpërfshirëse duke ju ofruar atë që funksionon më mirë për ju:

  • Zgjidh sigurimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-bujqesise-dhe-blegtorise/

  • Zgjidh sigurimin e shtëpisë:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

  • Zgjidh sigurimin e dyqanit/magazinës:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-dyqanit-magazines/

  • Zgjidh sigurimin e pronës private:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

  • Zgjidh sigurimin nga ndërprerja e biznesit:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

  • Zgjidh sigurimin KASKO për makinën tuaj:

https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/sigurimi-kasko/

 

Nëse dëshironi të siguroheni ka vetëm një emër!

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë