Blog

DOBËSIMI FILLON NË MENDJE

Koha e leximit: 3 minuta

Dobësimi: për disa është një shqetësim kryesor në jetë, për disa të tjerë jo. Nëse kërkoni që të arrini dhe ruani një peshë të kënaqshme në një përiudhë afatgjatë, ju duhet që të përfshini psiqikën/mendjen tuaj.

Për të arritur peshën e dëshiruar në një periudhë afatgjatë, ne kemi nevojë për kokën tonë, për intelektin tonë. Dhe mbi të gjitha, ne duhet që t’i kthejmë ato në bashkëpunëtorët tanë sepse pa përfshirjen e tyre ne nuk mund t’ia dalim.

E para dhe më e rëndësishmja janë pyetjet që duhet t’i bëni vetes për ta kthyer dëshirën tuaj nga një objektiv dhe në një vendim të vërtetë. A dëshiroj unë që të dobësohem me të vërtetë? Përse dua që të dobësohem? Cili është premtimi që do t’i bëj vetvetes për dobësimin? Çfarë do të ndryshojë dobësimi për mua? Ata persona të cilët mund t’i përgjigjen me qartësi këtyre pyetjeve tashmë e kanë hedhur hapin e tyre të parë më të rëndësishëm. Nëse kërkoni që të dobësoheni, ju duhët të përfshiheni me të vërtetë në këtë rrugë, të keni një plan të mirë dhe të strukturuar që funksionon vetëm nëse dini arsyet se përse jeni duke e bërë diçka të tillë.

Ushqimi është një mik, jo një armik       

Teksa shumë gjëra rrjedhin njëkohësisht dhe me dinamizëm në jetët tona – mendja dhe sjellja jonë e të ngrënit shpesh përfshin impulse të cilat mund të na bëjnë që të konsumojmë shumë ushqime apo që të konsumojmë ushqimet e gabuara.

Dëshira dhe nxitja për të ngrënë mund të kenë shumë shpejt një efekt negativ mbi peshën tonë. Shpesh ne kemi zakone të këqia të cilat na bëjnë që ta bojkotojmë procesin e dobësimit tonë, duke na bërë më pas që të ndjehemi keq për dështimin tonë sërish. Dhe, më pas, ne e ngushëllojmë veten duke ngrënë sërish ushqim.

Për të dalë nga kjo dinamikë, shpirti ynë duhet kthyer në partnerin tonë dhe në fillim diçka e tillë kërkon që ne t’i rimendojmë gjërat: “Ushqimi është miku ynë, jo armiku ynë. Nëse ne i njohim forcat dhe dobësitë tona individuale, ne mund të mësojmë që të përballemi me këtë sfidë në një periudhë afatgjatë dhe të gjejmë formën e duhur të vetushqyerjes sonë.”

Shpesh njerëzit që këkrojnë të dobësohen mendojnë për sakrificën dhe urinë. Rënia në peshë funksionon me ushqimin, por me zgjedhjen e ushqimit të duhur. Dhe se çfarë është ushqimi i duhur është diçka shumë individuale. Askush nuk e di më mirë sesa ju se çfarë është më e mira për ju.

Cila është gjëja më e mirë për mua? Çfarë më pëlqen?

Në një plan dobësimi funksionale në një periudhë afatgjatë, më kryesorja janë ushqimet që ju pëlqeni me të vërtetë shumë. Të heqësh dotë në mënyrë të vazhdueshme thjesht nuk funksionon në një periudhë afatgjatë: “Për t’u dobësuar, ju nuk keni nevojë vetëm për 100% angazhim, por gjithashtu për një plan të zgjuar që merr në konsideratë jo vetëm moshën, shëndetin dhe përgatitjen tuaj fizike, por gjithashtu edhe kushtet tuaja të jetesës. Po aq të rëndësishme janë preferencat tuaja individuale.

Në fillim, ju duhet të mësoni se çfarë është më e mira për ju, çfarë mund të përdorni për t’u dobësuar, por ndryshimi në dietën tuaj ushqimore duhet të përjetohet gjithashtu si diçka e këndshme. Vetëm atëherë do të jeni të kënaqur, do të jeni në humor të mirë dhe mbi të gjitha, do të jeni aty ku duhet.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë