Blog

DISA METODA PËR LËNIEN E DUHANIT (Pjesa 2)

Koha e leximit: 3 minuta

Nikotina jo vetëm që i shkakton shqetësime proceseve të ndryshme të metabolizmit në trup, por ai krijon gjithashtu konfuzion midis vetë substancave mesazhere të trupit. Pikërisht këtu futen në lojë disa nga metodat më efektive që mund t’ju ndihmojnë për lënin e duhanit.

Shumica e njerëzve pijnë duhan kur janë nën stres, për shembull, kur ndjehen të trishtuar, të shqetësuar, apo të frikësuar lidhur me situata të caktuara në jetën e tyre. Për të normalizuar diçka të tillë, trupi duhet të çlirojë substancat mesazhere si adrenalina, dopamina dhe serotonina. Ky është një nga efektet e nikotinës dhe një nga shkaqet kryesore që çon në krijimn e varësisë mendore dhe fizike ndaj nikotinës.

Këto efekte fuqizuese i bëjnë gjithashtu duhanprirësit që ta shijojnë duhanpirjen. Zakonisht për të rikthyer ekuilibrin në trup punohet me metodën e ashtuquajtur – metoda psikodinamike, e cila njihet në të gjithë botën si një nga mënyrat më efektive për lënien e duhanit.

Informacionet e dobishme për përfitimet e lënies së duhanit

Si hap i parë, gjëja më e rëndësishme janë vetë ndjenjat dhe ndjesitë tona. Nëse ne do të krijojmë emocionalizimin e duhur lidhur me subjektin e duhanpirjes, më pas, ju do të ndjeheni shumë mirë me veten nëse do t’ia dilni që të hiqni dorë nga duhani. Çfarë është në të vërtetë ajo që ju po i shkaktoni vetë trupi tuaj. Shumë shpejt ju do ta kuptoni se ju jeni ata që po shkaktoni vuajtjen tuaj. Për pasojë, të gjitha funksionet e trupit të cilat irritohen nga nikotina iu duhet dhënë mundësia që të rifitojnë sërish gjendjen e tyre normale.

Përmirësimi i mirëqenies së përgjithshme

Për të rigjetur një ekuilibër më të relaksuar dhe një jetë më të lumtur sërish pa cigare, gjëja kryesore ka të bëjë me çlirimin e substancave mesazhere. Substancat mesazheve më të rëndësishme të cilat duhet të çlirohen janë serotonina, oksitocina, norepinefrina dhe dopamina, të cilat na bëjnë që të ndjemi sërish të shëndetshëm pa konsumuar duhan. Për të arritur dhe mundësuar aktivizimin e një gjendje të tillë, ne duhet të përjetojmë kënaqësi (serotonina), sukses (dopamina), të ndjehemi të mirëkuptuar (oksitocina), si edhe të ndjejmë entuziazëm (norepinefrina). Kjo arrihet nëpërmjet shumë përvojave dhe situatave pozitive sa më shumë që të jetë e mundur, por gjithashtu edhe nëpërmjet kujtimeve që ne ruajmë për çaste të tilla.

Rekomandohet gjithashtu një praktikë meditimi prej 20 minutash gjatë të cilave ne përpiqemi që të vizualizojmë përvoja të tilla. Më pas, këto përvoja kombinohen me një përvojë që përfshin gjithashtu edhe aromat në mënyrë që të jemi në gjendje që t’i rikujtojmë ato sërish herë pas herë dhe që të ndjehmi sërish mirë. Për shembull, kur ndjeheni të shkurajuar, të pafuqishëm dhe kur varësia nga nikotina ju troket sërish në mendje.

Një dietë ushqimore sa më e shëndetshme

Për më tepër, është gjithashtu e rendësishme që të stabilizoni metabolizmin me një dietë ushqimore sa më të shëndetshme. Më pas, asgjë nuk do t’ju pengojë që të jetoni një jetë të re, të lumtur dhe pa duhan.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë