Blog

DISA KËSHILLA TË SHPEJTA PËR SIGURINË DHE MASAT PARANDALUESE NGA ZJARRET NATYRORE

Koha e leximit: 2 minuta

Hapi i parë për minimizimin e rreziqeve nga zjarret dhe zjarret natyrore është rritja e dijeve dhe ndërgjegjësimit. Siguria nga zjarret dhe zbatimi i masave parandaluese fillon nga shtëpia. Ju mund të bëni shumë për të mbrojtur veten dhe shtëpinë tuaj, madje edhe të parandaloni që këto zjarre të mos ndodhin.

Përpara fillimit të zjarrit:

  • Pastroni gjethet dhe mbetjet nga ulluqet, kuvertat dhe mjediset afër shtëpisë suaj.
  • Pastroni pemët dhe mjediset afër shtëpisë suaj.
  • Shkurtoni degët e pemëve që ndodhen në kopshtin tuaj.
  • Mbajini drutë e zjarrit dhe lëndet e djegshme në një vend të sigurt.
  • Hartoni një plan evakuimi në rast emergjencash. Ju duhet të dini paraprakisht se çfarë do të merrni me vete dhe se ku do të shkoni (nëse është e mundur).
  • Merrni me vete gjërat më të rëndësishme si: dokumentet dhe ilaçet, dhe më shumë nëse keni kohën e mjaftueshme për të bërë këtë.

Nëse zjarri po vjen në drejtimin tuaj:

  • Ndiqi me kujdes njoftimet për evakuimet nga autoritetet zyrtare. Kini kujdes që të mos tregoheni të pavëmendshëm ndaj këtyre lajmeve.
  • Ju duhet të dini rrugën e evakuimit dhe një plan se ku do të shkoni.
  • Mos harroni të merrni masat e nevojshme edhe për kafshët që mund të keni.
  • Largoni të gjitha materialet e djegshme larg nga shtëpia dhe mjediset afër shtëpisë suaj.
  • Mbyllni të gjitha dyert dhe dritaret.
  • Mos harroni që të fikni gazin natyror.
  • Mbushni rezervuarë të mëdhenj me ujë si: pishinën, kazanët e pelhrave, vaskën etj. Këto mund të ndihmojnë me ngadalësimin e zjarrit apo edhe shurjen e tij.
  • Paketoni për të marrë me vete gjërat më të rëndësishme si: furçën dhe pastën e dhëmbëve, pelenat e fëmijëve, pak veshje për t’u ndërruar, kuletën dhe çantën, dokumentet e rëndësishme, etj. Mos harroni ilaçet!

Qëndroni të sigurt dhe gati!

Me këto pak këshilla, ju mund të shpëtoni jetën dhe pronën.

 

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë