Blog

DISA KËSHILLA TË SHPEJTA PËR PËRMIRËSIMIN E SIGURISË SË SHTËPISË

Koha e leximit: 2 minuta

Nëse ju jeni pronari i një shtëpie, mbrojtja e familjes dhe e pronës suaj shpesh janë shqetësimet kryesore. Lajmi i mirë është se ka disa masa të thjeshta të cilat ju mund t’i ndërmerrni për të përmirësuar sigurinë e shtëpisë suaj dhe për të reduktuar rrezikun nga hyrjet me forcë në shtëpinë tuaj nga hajdutët. Këto këshilla të lehta mund t’ju ndihmojnë që të përmirësoni sigurinë dhe të fitoni paqen e përgjithshme të mendjes suaj.

1.       Mbajini të fshehura gjërat me vlerë të çmuar

Nëse një kalimtar është në gjendje që të shikojë brenda shtëpisë suaj dhe të bëjë menjëherë një inventar të gjërave tuaja me vlerë, atëherë të njëjtën gjë mund të bëjë edhe një kriminel. Rekomandohet riorganizimi i mobilimit të shtëpisë në mënyrë që ato të jenë më pak të dukshme nga dera apo nga dritarja. Kjo vlen gjithashtu edhe për ata që kanë garazhd në shtëpi dhe për vendin ku mbahet çelësi i makinës.

2.       Përforconi pikat e hyrjes

Sugjerohen dyer të jashtme të cilat janë ose metal apo dru solid i trashë. Dritaret mund të mbrohen duke i mbajtur gjithmonë të mbyllura apo me xham rezistent ndaj hajdutëve. Këtu do t’ju ndihmonte gjithashtu një sistem alarmi sigurie.

3.       Praktikoni sjelljet e sigurta

Zakonet tuaja personale gjithashtu luajnë një rol në sigurinë e shtëpisë suaj. Rekomandohet që të zotët e shtëpisë të mbyllin rregullisht dyert dhe dritaret e shtëpisë së tyre dhe të aktivizojnë alarmin e sigurisë në çastin kur do të largohen nga shtëpia. Nëse nuk do të jeni në shtëpi për ca kohë, sugjerohet që t’i organizoni gjërat në mënyrë të tillë që të duket sikur ju ende jeni në shtëpi dhe të mbani zona të caktuara të shtëpisë të ndriçuara.

Praktikat e zakonshme si këto mund t’ju ndihmojnë që të parandaloni që shtëpia juaj të kthehet në një target të leht për hajdutët dhe kështu ta ruani familjen, shtëpinë dhe gjërat tuaja të çmuara të sigurta.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë