Tregu i sigurimeve mund të krahasohet me një supermarket, ku klientët ecin dhe përballen në çast me sfidën për të bërë zgjedhjen më të mirë të blerjes/eve nga koleksioni i pasur i produkteve që ata shohin.
Këtu, sfida është që produktet janë të ngjashme me njëri-tjetrin, ku disa janë të kushtueshme dhe disa të tjera kanë karakteristika unike. Në fund të ditës, blerësi duhet të bëjë një zgjedhje. Shembulli i supermarketit përdoret për të paraqitur zgjedhjet e vështira me të cilat përballen blerësit kur ata po kërkojnë të blejnë produkte sigurimi brenda kufijve të tyre buxhetor. Shpesh, blerësit hutohen teksa ata po kërkojnë produktin e duhur për të përmbushur nevojat e tyre për mbrojtje.
Ofruesit e produkteve të sigurimit ofrojnë detaje të plota ndihmëse rreth karakteristikave të produkteve të tyre. Kjo është një sfidë, sepse ofrimi detajeve, së pari do t’i kushtojë kohë për t’u lexuar dhe, së dyti mund të krijojë konfuzion në të kuptuarit e produktit.
Me sfidat dhe kufizimet e mësipërme, është e rëndësishme që t’i shpjegojmë klientëve se çfarë duhet të dinë ata, me qëllim për të bërë zgjedhje të informuara gjatë blerjes së produkteve të sigurimit. Ky artikull, synon te ndihmojë klientët për të zgjedhedhur llojin e sigurimit sipas nevojave dhe mundësive financiare të klientit.
Më poshtë, do të gjeni disa këshilla që duhen ndjekur gjatë blerjes së mbulimeve me sigurim për shëndetin, jetën, familjet, bizneset, mjetet motorike, arsimin etj.
- Përcaktimi i saktë i prioriteve: Meqenëse një klient nuk mund të sigurojë gjithçka të mundshme, atëherë së pari klienti duhet të percaktojë prioritetet, duke renditur të gjitha gjëra e çmuara që kërkon t’i mbrojë nga rreziqet potenciale. Ata duhet t’i prioritizojnë ato sipas rëndësisë dhe vlerës së tyre, dhe sipas rrezikut potencial që ekspozohen ndaj dëmtimit apo humbjes së tyre.
- Njohja e produktit të sigurimit që mbron mjetin, pasurinë apo shëndetin tuaj. Për të njohur produktet e sigurimit, duhet të vizitoni faqen e siguruesit dhe nëse nuk e kutponi mirë duhet të merrni kontakt me një specialist të kompnaisë së sigurimit. Një specialist i mirë ju këshillon edhe për rreziqet potenciale, si dhe përfitmet nga një sigurim i caktuar. Vetëm pas njohjes së produktit mund të merrni një vendim të drejtë për sigurimin e pasurisë apo shëndetit tuaj.
- Pasi të merrni vendimin për sigurimin e mjetit, pasurisë apo shëndetit tuaj, vendimi tjetër po aq i rëndësisshëm është përzgjedhja e kompanisë siguruese. Duke qënë se, sigurimet janë mirëbesim ndërmjet klientit dhe siguruesit (sigurisht të rregulluara me ligj), është shumë e rëndësishme që klineti të zgjedhë kompaninë që jo vetëm ofron produktin sigurues, por mbi të gjitha kompaninë me të cilën do të ndërtojë një marrëdhënie mirëbesimi reciprok. Një tregues është dëmet e paguara në raprot me primet, shpejtësia e dhënies së shërbimit dhe reduktimi i kohë se klientit për të marrë një shërbim të caktuar, qoft gjatë procesit te marrjes në sigurim dhe aq më tepër gjatë procesit të trajtimit të një kërkese për dëmshperblim.
- Shmangni blerjen e një siguracioni të cilin tashmë e keni: Shihni të gjitha produktet e mbrojtjes që ju tashmë i zotëroni qoftë nëse janë blerë prej jush, nga punëdhënësi juaj, shoqëria apo një grup i caktuar ku ju mund të bëni pjesë. Kjo bëhet me qëllim për t’ju ndihmuar që të shmangni blerjen e dyfishtë të të njëjtit sigurim apo blerjen e sigurimit të gabur për nevojat tuaja. Për shembull, nëse ju tashmë zotëroni një policë për aksidentet personale apo nëse punëdhënësi juaj ka një mbulim jete në grup, dhe një skeme mjekësore të mjaftueshme, atëherë ju nuk keni nevojë të blini një tjetër.
- Bëni zgjedhjen e duhur, duke krahasuar ofertat më të mira: Merrni dhe krahasoni produkte të ndryshme sigurimi nga kompani të ndryshme dhe bëni zgjedhjet e duhura lidhur me përfitimet e ofruara nga secili, termat dhe kushtet, përjashtimet dhe kostot. Mbani mend se, kosto e sigurimit nuk duhet të jetë i vetmi faktor drejtues. Është gjithashtu mirë të kuptoni se cila është qëndrueshmëria financiare e siguruesit, të cilin po konsideroni për të bërë sigurimin tuaj.
- Përdorni ndërmjetësit: Kërkimi i një mbulimi të përshtatshëm me sigurim mund të jetë sfiduese, sidomos kur ju nuk keni përvojën për të bërë këtë apo kur mbulimi i kërkuar është i komplikuar për t’u kptuar nga klientët. Megjithëse, ju mund të blini produkte të thjeshta direkt nga një sigurues, ju mund të keni gjithashtu nevojë për të kërkuar shërbime nga agjentë sigurimesh apo brokerash apo ofrues të tjerë të shërbimeve mjekësore.
- Plotësimi me informacion të saktë të Formularit të Siguruesit: Plotësimi me informacion të saktë të Formularit të Siguruesit përpara sigurimit, është fillimi i blerjes së një sigurimi. Sigurohuni që, të ofroni informacionin e saktë rreth risqeve që ju synoni të siguroni. Ofrimi i informacionit të pasaktë apo mbajtja e informacionit për vete nga pyetjet e ngritura në pyetësor, është fillimi i problemeve me një policë sigurimi. Plotësojeni formularin vetë, lexoni dhe kuptoni se çfarë keni plotësuar përpara nënshkrimit. Mos lejoni që kjo pjesë të kryhet nga një agjent siguirmi apo broker, por bëjeni vetë.
- Lexoni dhe kuptoni Policën përpra nënshkrimit të saj: Kur më në fund iu është lëshuar një policë sigurimi, kontrolloni gjithçka keni shënuar në formularin e pyetjeve edhe në policën e sigurimit. Përgjithësisht, ekziston një periudhë pritjeje prej 30 ditë, ku juve iu kërkohet të lexoni, kuptoni dhe nënshkruani policën. Kërkoni dhe merrni fakte të mjaftueshme rreth policës brenda kësaj periudhe. Nënshkrimi i policës dhe më pas anullimi i saj pas kësaj periudhe dhe përpara tre viteve, do të bëjë që ju të humbisni të gjitha primet që keni paguar deri në atë kohë. Paguajini në kohë primet e policës me qëllim për të shmangur përfundimin e policës nga ana e siguruesit përpara kohe.
- Ruani të gjithë dokumentacionin që lidhet me Policën: Kërkoni të gjitha faturat kur paguani për policën tuaj. Ruajini në një vend të sigurt të gjitha dokumentet, duke përfshirë faturat, dokumentet e policës, të gjithë korrespondencën dhe dokumente të tjera.
Ndjekja e këtyre këshillave, do t’ju ndihmojë të përfitoni maksimalisht nga siguracioni juaj dhe të shmangni disavantazhet që mund të shfaqen gjatë trajtimit të një dëmi sigurimi.
➡Bli direkt nga celulari?:
➡Dërgo mesazh?:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: +355 68 606 2829
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.