Blog

DISA FAKTE INTERESANTE PËR SIGURIMET

Koha e leximit: 3 minuta

Shumica e njerëzve mund t’i dinë dhe kuptojnë gjërta më bazike lidhur me sigurimet, por përsa i takon disa ndërlikimeve të tilla si: kush i ka shpikur sigurimet dhe se cilat janë gjërat më të çmendura që janë siguruar ndonjëherë? Këtu do të gjeni disa fakte interesante.

Kur janë shpikur sigurimet?

Premtimi bazë pas sigurimeve që është minimizimi apo ndarja e rrezikut nëpërmjet bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke është po aq i vjetër sa njerëzimi. Duke u kthyer pas në histori, gjejmë shumë shembuj sistemesh të cilat kanë kërkuar mbrojtjen e pronës së qytëtarëve dhe mirëqenien e tyre fizike nga humbja apo dëmtimi. Grekët dhe romakët janë kredituar për prezantimin e idesë së “shoqërive mirëdashëse,” të cilat kanë ofruar mbështetje monetare dhe mbështetje të tjera ndaj familjeve të të vdekurve dhe që shërbente si paraardhësi i sigurimit modern të shëndetit dhe të jetës. Në Shtetet e Bashkuara, Benjamin Franklin filloi kompaninë e parë moderne të sigurimit të pronës siç e njohim ne atë në përgjigje të një zjarri të rëndë që shkatërroi shumë shtëpi dhe ndërtesa në Filadelfia. E themeluar në vitin 1752, Kontributet e Filadelfias për Sigurimin e Shtëpisë nga Humbja nga Zjarri ekziston ende edhe sot.

Cilat janë pagesat më të mëdha të kompanive të sigurimit në histori?              

Në vitin 2010, shpërthimi i një vullkani islandik la 10 milionë njerëz të bllokuar për disa javë, dhe rezultoi në afërsisht 3.4 miliadë dollarë në kompensime. Tragjedia e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe humbjet e jetës dhe të pronës si pasojë e saj rezultuan në 40 miliardë dollarë në pagesa. Pagesat me të jashtëzakonshme të kryera ndaj individëve përfshijnë 1.5 milionë dollarë për riparimin e një makine sportive që i përkiste aktorit britanik Rowan Atkinson; 7.75 milionë dollarë për një rrëshqitje mbi akull që rezultoi në ndërlikime serioze për viktimën; dhe 37 milionë ndaj një vajze adoleshente që u paralizua nga goditja në kokë.

Cilat janë policat e sigurimit të jetës më të shtrenjta të regjistruara ndonjëherë?

Kohët e fundit, një miliarder anonim nga Silicon Valley ka blerë një policë për sigurimin e jetës me vlerë 201 milionë dollarë. Përpara kësaj moguli i muzikës David Geffen kishte pasur deri në atë kohë policën më të shtrenjtë të sigurimit të jetës me vlerë 100 milionë dollarë.

Cilët janë artikujt më të pazakonshëm të siguruar?

Njerëzit nga industria e argëtimit janë në krye të listës kur vjen fjala për sigurimin e artikujve të pazakonshëm, si pjesët e trupit. Në mënyrë të habitshme, këngëtarja Mariah Carey ka siguruar këmbët e saj, dhe jo zërin, për 1 miliardë dollarë. Kitaristi i Rolling Stones, Keith Richards ka siguruar gishtin e mesit të dorës së tij të majtë për 1.6 milionë dollarë. Dhe këngëtarja/aktoria Dolly Parton ka siguruar gjoksin e saj, me vlerë 600,000 dollarë.

Cilat janë profesionet për shkak të të cilave mund të perfitoni çmime sigurimi më të favorshme?

Me siguri ju e dini se rekorde të pastra të sjelljes së drejtimit të automjetit ndikojnë në përmirësimin e çmimeve të sigurimit të automjetit tuaj, por a e dinit se profesioni juaj gjithashtu mund të shërbejë për t’ju dhënë një çmim më të favorshëm, një zbritje? Kompanitë e sigurimeve motorrike në botë kanë identifikuar që njerëzit në disa profesione të caktuara kanë më shumë të ngjarë që të jenë drejtues të kujdesshëm. Kështu që, nëse jeni një mësues, një pilot, një financier, apo një infermier, ju mund të përfitoni një zbritje të sigurimit tuaj.

Për çdo informacion dhe/ose ofertë sigurmi, na shkruani në:

WhatsApp: 068 60 62 829.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë