Për disa njerëz, stresi është një dhuratë festash si brioshi me vanilje për Krishtlindje. Për ta bërë më pas stresuese, ne kemi disa ide mbi se si të përgatisni dhuratat pa stres.
Niveli i stresit rritet me afrimin e festimeve me të dashurit tanë.
Përcaktoni prioritetet
Një herë në ca kohë është e rëndësishme që të përcaktoni prioritetet. Ju mund të pyesni veten se çfarë dëshironi të dhuroni dhe kujt. A duhet të jenë këto dhurata të kushtueshme apo mos ndoshta gjyshërit thjesht presin një fotografi të lezetshme me një shënim të dashur dhe përsonal, pra thjesht urime të ngrohta.
Mos i lini gjërat për në çast të fundit
Krishtlindjet dhe Viti i Ri ndodhin vetëm një herë në vit dhe dhuratat gjithashtu mund të planifikohen gjatë 362 ditëve të tjera të vitit. Lista e Krishltindjeve dhe e Vitit të Ri (që mbahet në mënyrë që ju ta keni gati kur të keni nevojë për të) është e dobishme për këtë. Idetë për të dashurit tuaj shënohen në këtë listë gjatë vitit. Ndoshta ju do të dëgjoni për një libër në prill për të cilin dikush nga të dashurit tuaj mund të jenë të interesuar. Vendoseni në listë. Liza thotë se, i pëlqen aroma e portokallit. Shënoni në listë për Lizën për festa: qirinj me aromë portokalli.
Mblidhni ide
Kur jeni në grup do të mblidhni më shumë ide sesa kur jeni vetëm. Mendoni se kujt duhet t’i bëni dhuratë këtë vit dhe mbidhni ide lidhur me të. Bëni një listë me rrjeshta dhe kollona në të cilën të përcaktohet gjithashtu se kush bën çfarë. A duhet të përgatisin fëmijët dhurata të bëra vetë apo a ka gjëra të cilat ju mund t’ia delegoni partnerit apo bashkëshortit tuaj? Për shembull, mbështjelljen e dhuratave, letrave apo dërgimin e tyre në postë. Sepse edhe kjo është diçka që kërkon kohë organizimi përpara festave.
Dhuroni ndryshe
Në kohët kur shumica e njerëzve kanë çdo gjë, ju do të fitoni një kënaqësi më të madhe tek gjërat jomateriale të tilla si koha apo përvojat. Përse të mos pini një kafe së bashku, apo të bëni një shëtitje apo të shkoni në sauna, në varësi të atyre gjërave që ju bëjnë të lumtur së bashku. Le të flasim për gëzimin. Më shumë dhurata nuk do të thotë më shumë gëzim. Specifikisht, kjo do të thotë: një dhuratë e përzgjedhur me dashuri me shumë siguri që do të shkaktojë më shumë gëzim sesa pesë dhurata ekstravagante.
Mos u stresoni nga përsosmëria
Një nga shkaktarët më të mëdhenj të stresit është përsosmnëria. Gratë në veçanti bien shpesh në këtë kurth. Ato besojnë se, duhet të japin njëqind për qind dhe se diçka duhet të jetë e përsosur për të kënaqur njerëzit e tjerë. Megjithatë, në shumë raste, tetëdhjetë për qind mjafton dhe çdo njeri do të jetë i lumtur. Përse duhet të jenë dhjetë lloje të ndryshme? Edhe pesë lloje do të mjaftojnë për të kënaqur marrësin, sepse ajo që ka rëndësi është xhesti.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.