Mësoni më shumë mbi se çfarë do t’ju nevojitet, si të kujdeseni për shtëpinë tuaj pas një zjarri dhe se si mund t’ju ndihmojë polica e sigurimit të shtëpisë nga zjarri.
Ne shpresojmë që ju të mos përballeni kurrë me një ngjarje të tillë, por në rast se ju ndodh, do t’ju duhet të dini se çfarë duhet të bëni në rast zjarri dhe se si mund t’ju mbrojë sigurimi i shtëpisë nga humbjet financiare.
A mbulohet dëmtimi nga zjarri nga polica e sigurimit të shtëpisë?
Po – mbulimi për dëmtimin nga zjarri përfshihet në policën e sigurimit të shtepisë. Sigurimi nga Zjarri mbulon çdo dëm aksidental që i shkaktohet pronës Tuaj nga Zjarri, Rrufeja që shkakton zjarr, eksplozioni që shkakton zjarr.
Policat e sigurimit të shtëpisë përfshin:
1. Shtëpinë tuaj, ose në zhargonin e sigurimit, banesën/vendbanimin tuaj
Referuar si mbulimi i banesës, kjo ju mbron nga dëmtimet në shtëpinë tuaj.
2. Struktura të tjera të pronës suaj
Gjëra të tilla si shkallët, gardhi, garazhdi dhe struktura të tjera që gjenden në pronën tuaj sipas çertifikatës së pronësisë janë të mbuluara nga sigurimi i shtëpisë nëse paguhet primi përkatës për këtë pronë. 9
3. Pronat tuaja personale
Prona personale i referohet gjërave që ju zotëroni. Sigurimi i shtëpisë ju mbulon vetem nëse gjërat tuaja janë në shtëpi. Le të themi se garazhdi juaj shkrumbohet me një sërë pajisjesh elektrike brenda tij – ju do të jeni të mbuluar. VINI RE: mund të ketë disa kufizime mbi disa gjëra të vlefshme të tilla si bizhuteri dhe vepra arti: sigurohuni që të merrni mbulim shtesë për to, ose në zhargonin e sigurimeve, të planifikoni sigurimin e sendeve tuaja personale, gjatë blerjes së policës së sigurimit.
4. Përgjegjësitë personale (Mbulim Shtesë i sigurimit të shtëpisë)
Përgjegjësi personale do të thotë nëse për ndonjë arsye dikush dëmtohet në pronën tuaj dhe është faji juaj që diçka e tillë ka ndodhur, ose ju/apo dikush tjetër i emëruar në policën tuaj i shkakton dëme pronës ose gjërave të dikujt tjetër brenda amienteve të shtëpisë, ose dëmi në pronën Tuaj dëmton edhe pronën e fqinjit, atëherë polica e Përgjegjësisë Personale si shtesë e sigurimit nga zjarri do ju mbulojë këto dëme.
Plotësimi i kërkesës për dëmshpërblim
Nëse do të nevojitet që ju të bëni një kërkesë për dëmshpërblim për dëmtim nga zjarri, do t’ju ndihmojë gjithmonë pasja e fotove dhe/ose videove të cilat tregojnë dëmtimin që keni pësuar. Fotot dhe videot ndihmojnë kompaninë tuaj të sigurimit që ta trajtojnë dëmin tuaj shpejt, dhe të vendosin nëse kërkohet dërgimi i hetuesve profesional për dëmtime më komplekse. Dukshëm, diçka e tillë nuk është gjithmonë e mundur pas një zjarri të madh (siguria vjen e para), kështu që prisni deri sa shërbimet e zjarrëfikësve t’ju japin dritën jeshile se është e sigurt që të hyni në shtëpinë tuaj.
Si ta parandaloni zjarrin?
- Instaloni zbulues të tymit dhe fikës të zjarrit (dhe testojini ato rregullisht);
- Mbajeni sobën dhe furrën tuaj të pastër dhe mbajeni kuzhinën tuaj të sigurt;
- Kryeni kontrolle të rregullta në shtëpi për gjërat e nxehta, veçanërisht poshtë tapetit, shtresave;
- Telefononi një profesionist për të inspektuar burimet tuaja të tharjes dhe të nxehtësisë çdo vit;
- Mos lini kurrë qirinj të ndezur kur ju nuk do të jeni të pranishëm;
- Kujdesuni për inspektimin profesional të oxhakut tuaj (nëse keni një të tillë);
- Mos lini kurrë drita(t) ose llampa(t) ndezur për kohë të gjata, të papërcaktuara;
- Kujdesuni që të gjitha pajisjet tuaja elektrike të plotësojnë të gjitha kërkesat specifike të përcaktuara;
- Mos i mbingarkoni prizat.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?
Tek SIGAL UNIQA mund ta blini sigurimin për shtëpinë tuaj online brenda pak minutash dhe të kurseni kohë dhe para, duke zgjidhur një nga paketat e sigurimit të shtëpisë që ne ofrojmë dhe që ju përshtatet më shumë.
Sigurimi STANDARD që ju mbulon nga:
Zjarri – Rrufeja – Eksplozioni
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/
Sigurimi SILVER që ju mbulon nga:
Zjarri – Rrufeja – Eksplozioni – Tërmeti
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/
Sigurimi GOLD që ju mbulon nga:
Zjarri – Rrufeja – Eksplozioni – Tërmeti – Rrjedhje tubacionesh – Thyerje xhamash
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.