Blog

Çrregullimet e gjumit

Koha e leximit: 4 minuta

Një gjum i shëndetshëm është jetësor

Rregullisht njerëzit kanë nevojë për një gjumë të mjaftueshëm për t’u ndjerë fizikisht dhe mendërisht të freskët mëngjesin tjetër dhe për të qenë në gjendje për të tretur përvojat e ditës. Rreth 1/3 e njerëzve vuajnë nga çrregullimet e gjumit të cilat jo vetëm që prekin në mënyrë të drejtëpërdrejtë trupin dhe psikikën, por gjithashtu ka edhe pasoja afatgjata: Mes të tjerash, çrregullimet kronike të gjumit pengojnë prodhimin e hormoneve që luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e metabolizmit dhe të sistemit imunitar. Si rezultat, njerëzit me çrregullime kronike të gjumit kanë një rrezik më të lartë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe mbipeshës.

Cilësia përpara sasisë

Se për sa gjumë ka nevojë një person është individuale dhe që gjithashtu ndryshon me moshën. Gjumi i një të porsalinduri ndryshon nga ajo e një fëmije që sapo ka filluar të ecë, ashtu sikurse gjatësia e gjumit në moshë të vjetër mund të shkurtohet krahasuar me vitet e rinisë. Megjithatë, në përgjithësi, është provuar se, nuk është totali i kohëzgjatjes së gjumit ajo që është më e rëndësishme, por cilësia e tij, dhe në veçanti, të gjumit të thellë, që është përgjegjës për vlerën e rikuperimit tek njeriu. Gjumi i thellë korrespondon me fazën rikuperuese.

Shkaqet e shumta

Çrregullimet e gjumit mund të kenë shkaqe të ndryshme dhe që mund të shfaqen në mënyra të ndryshme. Shpesh janë disa kushte të lidhura me jetesën tuaj, shqetësimet si edhe stresi psikologjik ato që nuk ju lënë të flini ose që të flini gjatë natës pa makthe.

Çrregullimet e gjumit mund të kenë gjithashtu edhe shkaqe organike dhe që shfaqen nga trupi. Për shembull, çrregullimet e gjumit mund të shkaktohen nga dhimbja, ndryshimet hormonale, aritmia kardiake, gërhitja, sindroma e apnea-s së gjumit dhe shumë më shumë.

Kur duhet të shkoni tek doktori?

Deri në një farë mase, një gjum jo i mirë është normal dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nëse kjo gjë ndodh herë pas here. Megjithatë, nëse ju nuk flini mirë prej një kohe të gjatë, dhe mirëqenia dhe performanca juaj janë dëmtuar, ju duhet të këshilloheni me një doktor. Pika e parë e kontaktit mund të jetë doktori i familjes, që mund të përfshijë specialistë ose mjekë të specializuar në mjekësinë e gjumit.

Këshilla për një gjumë të shëndetshëm

Çfarë mund t’ju ndihmojë:

  • Shumica e njerëzve kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë për të marrë veten. Kushtojini vëmendje sasisë ideale të gjumit për ju.
  • Ruani një kohë të rregullt gjumi në mënyrë që bioritmi juaj të mund të përshtatet me të.
  • Siguroni kushte të rehatshme gjumi: temperaturë të freskët dhome (17 ° C – 19 ° C), ajër të pastër, pa dritë dhe zhurma, pa stresor të dukshëm.
  • Kushtojini vëmendje dietës suaj të të ushqyerit. Ka tregues që një dietë e shëndetshme ushqyerje që përmban mjaftueshëm fibra nga perimet, frutat dhe drithërat ka një efekt pozitiv mbi cilësinë e gjumit, ndërsa vaktet e pasura me yndyrna dhe sheqer kanë efekt të kundërt.
  • Shmangeni kafeinën në darkë, p.sh., kafe, çaj të zi ose pije të tjera që përmbajnë kafeinë.
  • Shmangni alkoolin dhe nikotinën.
  • Bëjeni mbrëmjen tuaj sa më relaksuese. Nëse është e mundur, mos i merrni tensionet sociale dhe/ose ato të punës me vete në shtratin tuaj.
  • Lëreni telefonin mënjanë dhe fikeni atë përpara gjumit. Idealisht, ju nuk duhet të keni afër vetes asnjë instrument pune në vendin ku flini që të mos t’ju kujtojë vazhdimisht punët tuaja.
  • Dremitjet e shkurtra janë shumë të shëndetshme, por ato nuk duhet të kalojnë 20 minuta për të shmangur ndikimin negativ ndaj gjumit tuaj natën.
  • “Mbushuni me dritë”: Lëvizjet gjatë ditës promovojnë rezervën e hormonit të gjumit gjatë ditës.
  • Drita e ekranit (drita blu) redukton përqëndrimin e hormonit të gjumit- melatoninën. Nëse ju mund të bini në gjumë vetëm me TV-në, fikeni atë në një kohë të caktuar ose programojeni pajisjen në mënyrë që ai të fiket vet automatikisht.
  • Praktikoni ose dëgjoni teknikat e relaksimit. Relaksimi progresiv i muskujve dhe yoga ndihmojnë në këtë drejtim.
  • Çrregullimet e lehta të gjumit shpesh mund të trajtohen me medikamente të përbëra nga erëzat. Zgjidhjet e gjumit janë tek rrënjët valeriane, gjethet e mentes, lavandra etj.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë