COVID-19 nuk është vetëm një problem akut, ai është gjithashtu një peshë afatgjatë – vaksinimi nga korona mund të mbrojë gjithashtu edhe nga kjo.
“Pas katër javësh, nuk e ndjej ende normal trupin tim, jam e ezauruar dhe me merret fryma shumë shpejt,” thotë një doktoreshë e kujdesit intensiv që po rikuperohet nga COVID-19. Dhe ajo nuk është e vetme në këtë. Shumë njerëz që kanë qenë të sëmurë më parë ndjehen njësoj. Edhe me sëmundje të tjera të krahasueshme me këtë të cilat nuk kërkojnë shtrim në spital, duhen disa javë apo madje edhe muaj në mënyrë që ata që kanë qenë të prekur të ndjehen plotësisht të shëndetshëm sërish.
Studimi i pasojave afatgjata nga COVID
Për atë që përcaktohet si “rikuperim i paplotë dhe pamundësia për t’u rikthyer në një gjendje normale të shëndetshme” dhe së cilës i referohemi si “COVID afatgjatë”, “COVID-19 post-akut” apo “sindroma post-COVID” nuk janë realizuar ende kërkimet e duhura. Deri tani nuk është ende e qartë nëse simptomat këmbëngulëse pas një sëmundje me COVID-19 përfaqësojnë në fakt një sindromë të përcaktuar qartësisht, por të gjitha atë vuajnë nga lodhja, që u merret fryma, apo që ndjehen të dëshpëruar nga COVID-19 nuk duan t’ia dinë.
Ankesat e variueshme
Duke parë situatën e të dhënave bazuar në rritjen e numrit të studimeve ankesat renditen si më poshtë. Këto ankesa u zhvilluan gjatë sëmundjes akute dhe vazhduan për më shumë se sa 12 javë:
- Lodhje (15-87%)
- Marrje fryme (10-71%)
- Dhimbje apo ngushtim të gjoksit (12-44%)
- Kollë (17-26%).
Gama e gjerë e shpeshtësisë rezulton nga studime të ndryshme dhe këtu janë të përfshira edhe të dhëna nga rastet me një rrjedhë të zbutur, të moderuar apo të ashpër të sëmundjes.
Nga dhimbja e kokës deri tek sytë e tharë
Ankesat fizike më pak të zakonshme afatgjata janë: humbje të nuhatjes, dhimbje gjymtyrësh, dhimbje koke, thatësi të syve, dhimbje muskujsh, çrregullime gjumi, rënie flokësh, djersitje dhe diarre. Pra thuajse gjithçka që mund të shkaktojë probleme fizike. Rrjedhimisht, shpesh është e vështirë, madje edhe e pamundur për të përjashtuar një shkak tjetër (shtesë) për simptomat.
Psiqika dhe shpirti
Dëmtimet mendore dhe konjitive ndodhin gjithashtu tek shumë prej atyre që tashmë janë rikuperuar nga COVID-19 si shoqërues afatgjatë. Në një studim me 100 pacientë që sapo ishin nxjerrë nga spitali, 24% e pjesëmarrësve deklaruan se, ata vuanin nga çrregullimi i stresit post-traumatik, 18% raportuan çrregullime të kujtesës, 16% dëmtim të përqëndrimit.
E rëndësishme: Ankesa të tilla mund të ndodhin në një periudhë afatgjatë edhe pas sëmundjeve të ngjashme, por kjo mundësi duket më e lartë me COVID-19. Risku i zhvillimit të depresionit, çrregullimeve të ankthit apo të sëmundjeve të tjera psikiatrike si rezultat i COVID-19, ishte më e lartë sesa me gripin sipas të dhënave nga një studim i kryer në Sh.B.A.
Kohëzgjatja e ankesave mbetet e paqartë
Pra çfarë duhet të presin ata që janë të prekur? Sa kohë duhet që pacientët post-COVID të arrijnë rikuperimin e plotë dhe lirinë nga simptomat? Rezultatet e studimeve të disponueshme deri më tani janë të ndryshueshme dhe për pasojë ne nuk mund të dalim me deklarata të besueshme. Megjithatë, shumicën e kohës, rikuperimi i plotë kërkon deri në tre muaj.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.