Mendo për shëndetin! Mendo për familjen tënde! Mendo SIGAL UNIQA! Siguro veten dhe familjen tënde!
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron dy (2) paketa 1-vjeçare për individë & familje për sigurimi për shëndetin tuaj dhe të familjes suaj: COMFORT, KM0 dhe MULTICENTRIKE – të cilat promovojnë kujdesin e hershëm shëndetësor, siguri edhe për shërbimet e marra në spital publik si edhe diagnozë të hershme e shërim i shpejtë. Zgjidhni paketën që funksionon më mirë për ju:
Zgjidh dhe BLI ONLINE 1 nga 3 paketat INDIVIDUALE të sigurimit të shëndetit që ju përshtatet më shumë duke klikuar në:
https://sigal.com.al/paketat-e-shendetit/#1560408035956-525028a5-311f
OSE,
Zgjidh dhe BLI ONLINE 1 nga 3 paketat FAMILJARE të sigurimit të shëndetit që ju përshtatet më shumë duke klikuar në:
https://sigal.com.al/paketat-e-shendetit/#1560408036019-710cda3d-3cb9
CILAT USHQIME JANË MË TË SHËNDETSHME?
Përgjigjija është jo e njëjtë për të gjithë njerëzit…
Njerëzit nuk duhet t’i përshtaten ushqyerjes, por ushqyerja njerëzve
“Njerëzit nuk duhet t’i përshtaten ushqyerjes, por ushqyerja njerëzve”. Kjo moto është baza e të gjitha këshillave për një ushqeyerje sa më të mirë. Sepse një ushqyerje e shëndetshme mund të përshtatet posaçërisht sipas nevojave të njeriut. Ajo degë e shkencës e cila merret me gjenetikën e ushqyerjes shkon një hap më tej: Ajo ekzaminon se si reagon trupi juaj ndaj ushqyesve të ndryshëm. Bazuar mbi të dhënat gjentike individuale, dieta jonë ushqyese mund të përshtatet për të shmangur ato përbërës të cilët janë të dëmshëm për shëndetin tonë sipas predispozitave tona gjenetike, duke favorizuar ushqime të cilat promovojnë shëndetin.
Cilat ushqime janë veçanërisht të shëndetshme?
Njerëzit ndryshojnë shumë në varësi të se si absorbohet dhe përdoret ushqimi nga trupat tanë. Për shembull, e njëjta dietë mund t’i shkaktojë një personi shtim në peshë, ndërsa një tjetri ruajtjen e tij. Klasifikimi i ushqimeve si të shëndetshme dhe të pashëndetshme shpesh nuk funskionon.
Analiza ADN-je të cilat masin shëndetin tonë
Sot në disa vende të botës ka analiza gjenetike të cilat ofrojnë informacion të vlefshëm nëse disa substanca, të cilat përgjithësisht konsiderohen si të shëndetshme, janë gjithashtu specifikisht të shëndetshme për një person të vetëm. Nëpërmjet analizimit të më shumë sesa 50 gjeneve, sot në botë është i mundur identifikimi i faktorëve të cilët mund të ndikojnë shëndetin tonë dhe performancën tonë sportive si edhe për të përshtatur vet dietën tonë ushqyese sipas asaj që është më e mirë për ne. Kërkimet tregojnë se, një plan ushqimor i posaçëm përpilohet më lehtë e më shpejt sesa ndjekja e rekomandimve të përgjithshme të disponueshme nga shumë burime mbi të ngrënit e shëndetshëm në përgjithësi.
Përse omega-3 nuk është gjithmonë e shëndetshme dhe përse kafeja nuk është gjithmonë e pashëndetshme
Acidet e yndyrës së omega-3-shit nuk janë të shëndetshme për çdo njeri
Acidet e yndyrës së omega-3-shit gjenden kryesisht tek peshku i ujërave të ftohta dhe konsiderohet si një mbrojtës kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Ai merret në formën e kapsulave me vaj peshku si një suplement ushqimor shtesë. Megjithatë, disa njerëz duket se nuk përfitojnë nga marrja e acideve të yndyrës së omega-3-shit. Shkencëtarët kanë gjetur se, variacionet e gjeneve APOA1 tek acidet e yndyrës së omega-3-shit mund të mos i përmirësojnë nivelet e kolesterolit siç dëshirojmë ne, por madje mund t’i përkeqësojë ato. Kështu, ka shumë njerëz të cilët marrin acide yndyre omega-3 në mënyrë konsistente, megjithëse kjo mund të jetë diçka e pashëndetshme për shëndetin e tyre.
Sa shumë kafe është e pashëndetshme?
Përbërësit e kafeinës gjenden natyrshëm tek kokrrat e kafesë, gjethet e çajit dhe tek kakoja. Ato i shtohen pijeve energjike për shkak të efektit të tyre stimulues. Marrja e kafeinës mund të përmirësojë përqëndrimin dhe performancën, por një dozë shumë e lartë mund të shkaktojë nervozizëm, të rrisë presionin e gjakut dhe të dëmtojë sistemin kardiovaskular. Mënyrat e reagimit të njerëzve ndaj kafesë është i ndryshëm. Ekziston një gjen specifik që është përgjegjës për këtë: ai siguron që kafeina të mund të gjurmohet dhe të degradohet. Rreth gjysma e njerëzve e kanë funksionale këtë gjen i cili e kap menjerëherë këtë lloj kafeine të dëmshme. Për gjymsën tjetër me këtë gjen jo funskional, kafeina rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.