Blog

CILAT JANË RREZIQET E DREJTIMIT TË MAKINËN PA PATENTË?

Drejtimi i makinës pa patentë është i paligjshme dhe mund të jetë gjithashtu edhe i rrezikshme. Këtu, do të gjeni disa nga mënyrat më të zakonshme se si mund t’i humbisni privilegjet e drejtimit të makinës pa patentë dhe penalitet me të cilat mund të përballeni.

Mënyrat e zakonshme të humbjes së privilegjeve të drejtimit të makinës

Shoferët mund ta humbasin patentën për një sërë arsyesh. Për shembull, juve mund t’ju pezullohet apo revokohet patenta sepse:

  • Nuk keni sigurimin e makinës;
  • Mund të jeni dënuar nga drejtimi i makinës nën efektin e substancave të palejuara;
  • Apo për shkak të shkeljeve më të rënda.

Çdo vend ka përcaktuar një sërë penalitete strikte lidhur me drejtimin e makinës nën ndikimin e substancave dhe të pijeve të ndaluara. Diçka e tillë mund të çojë në pezullimin e patentës suaj për disa muaj. Një shkelje e dytë, mund të rezultojë në pezullimin e patentës suaj për një vit. Ndërsa një shkelje e tretë, mund t’ju çojë deri në burg dhe/ose detyrimin për të kryer shërbime komunitare. Për informacione të detajuara, kontrolloni të dhënat zyrtare nga Autoritetet e Qarkullimit Rregullator dhe të Policisë së Shtetit.

Cili është dallimi ndërmjet pezullimit të patentës dhe revokimit të patentës?

Ka disa dallime ligjore ndërmjet pezullimit të një patente dhe revokimit të një saj:

  • Pezullimi i patentës. Privilegjet e drejtimit të makinës tërhiqen për një perkudhë të caktuar kohore dhe këto të drejta mund t’ju rikthehen pas përfundimit të pezullimit të patentës. Arsyet e pezullimit variojnë sipas shteteve/vendeve. Për shembull, juve mund t’ju ulen pikët e shoferit në patentën tuaj nëse ju jeni dënuar për shkelje të caktuara si, për shembull, për drejtimin e pakujdesshëm të makinës apo drejtimin e makinës duke folur apo shkruar në telefonin tuaj. Pas arritjes të një limiti të caktuar pikësh, juve mun dt’ju pezullohet patenta.
  • Revokimi i patentës.Zakonisht revokimi i patentës do të thotë spërfundimi i privilegjeve tuaja të drejtimit të makinës. Revokimi i patentës shpesh ndodh për shkak të shkeljeve më të rënda apo të shkeljeve të shumëfishta. Një shofer duhet të riaplikojë për një patentë pasi ka përmbushur kërkesat e përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi.

Çfarë ndodh me sigurimin e makinës nëse ju pezullohen apo revokohen privilegjet e patentës?  

Kompania juaj e sigurimit mund ta anullojë policën e sigurimit nëse patenta juaj apo patenta e personit të siguruar pezullohet apo revokohet për ndonjë arsye. Kompanitë e sigurimit shpesh mund të bashkëpunonjnë me institutcionet shtetërore për t’i njoftuar ato mbi anullimin e policës suaj. Nëse polica juaj anullohet dhe ju nuk keni një mbulim aktiv (apo ju zgjidhni që të mos siguroheni), shteti mund të kërkojë dorëzimin e targave dhe të privilegjeve tuaja të drejtimit të makinës. Ju mund t’ju duhet që të blini një sigurim të ri për makinën tuaj sapo ta rimerrni patentën mbrapsht.

Si mund ta rimarrni mbrapsht patentën e shoferit?

Rregullat zyrtare janë ato që diktojnë se çfarë duhet të bëni për të rimarrë patentën tuaj pas pezullimit apo revokimit të saj. Pas përfundimit të pezullimit apo të revokimit të patentës suaj, juve mund t’ju duhet që të ndiqni hapat e mëposhtëm:

  • Lexoni njoftimet dhe rregullat lidhur me pezullimin dhe revokimin e patentës në mënyrë që të siguroheni që i plotësoni të gjitha kërkesat e rikthimit të patentës suaj.
  • Bëni disa seanca për drejtimin e makinës.
  • Paguani çdo gjobë që lidhet me humbjen e privilegjeve të drejtimit të makinës.
  • Sigurohuni që, të dini hapat që duhet të ndiqni për rimarrjen e patentës.

Çfarë ndodh nëse ia jipni makinën tuaj një shoferi/eje pa patentë

Përgjithsësisht sigurimi i makinës ndjek makinën dhe jo shoferin. Kjo do të thotë se, polica e sigurimit të makinës mund të ofrojë mbulim nëse një mik apo anëtar i familjes suaj e nget makinën tuaj bazuar në një autorizim të rregullt të lëshuar për këtë qillim. Megjithatë, nëse një mik apo anëtar i familjes që nuk ka patentë apo autorizimin e sipërpërmendur, atëherë ju do të jeni përgjegjës për dëmtimet apo kostot mjekësore si rezultat i ndonjë aksidenti. Kompani juaj e sigurimit mund t’jua mohojë dëmshpërblimin e dëmit sepse ju ia keni dhënë makinë tuaj një shoferi pa patentë.

A jeni gati për të blerë?

➡?BLIJE ose ?POROSITE ONLINE TANI Siguracionin për MAKINËN? TUAJ:

✅TPL

✅Karton Jeshil

✅Kufitare

✅Kasko

https://sigal.com.al/merr-cmim/

 

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë