Përfituesi i sigurimit të jetës është personi që do të përfitojë paratë e policës suaj të sigurimit të jetës, në rast se ju nuk do të jetoni më. Kur ju blini një policë sigurimi jete, ju duhet të zgjidhni një përfitues të policës. Përfituesi juaj mund të jetë, për shembull, një fëmijë apo bashkëshorti/ja juaj.
Cili është dallimi ndërmjet një përfituesi parësor dhe një përfituesi të mundshëm të policës së sigurimit?
Përfituesi juaj parësor është një person i zgjehdhur nga ju dhe i cilësuar si përfituesi i policës suaj të sigurimit. Përgjithshësisht rekomandohet përzgjedhja e një përfituesi të mundshëm si i dyti në rradhë për përfitimet e policës suaj të sigurimit të jetës, në rast se përfituesi juaj parësor nuk mund të gjendet apo humbet jetën gjithashtu. Për këtë arsye, është rëndësishme që të identifikoni çdo përfitues sa më qartësisht që të jetë e mundur, duke përfshirë emrin e plotë dhe Numrin e Sigurimeve Shoqërore për të gjithë personat e cilësuar në policë.
Cili është dallimi ndërmjet një përfituesi të revokueshëm dhe të parevokueshëm të sigurimit të jetës?
Nëse ju jeni zotëruesi i një police jete me një përfitues të revokueshëm, ju mund ta ndryshoni përfituesin e policës suaj pa miratimin e përfituesit aktual. Nga ana tjetër, një policë me një përfitues të parevokueshëm kërkon që policëmbatjësi të marrë paraprakisht miratimin e përfituesit aktual për ndryshimin e emrit të përfituesit.
Si të zgjidhni një përfitues të sigurimit të jetës
Zgjedhja e një përfituesi është një vendim shumë personal i mbështetur në vlerat dhe rrethanat tuaja financiare. Përfituesi juaj mund të jetë çdo person që ju do të zgjidhni si përfitues, të tillë si: bashkëshorti/ja, fëmija/ët tuaj apo një person i besuar.
Bashkëshorti/ja
Mendoni se si do të impaktoheshin financiarisht bashkëshorti/ja juaj nga humbja e të ardhurave nëse ju nuk do të jetonit më. A do të ishin ata në gjendje që ta përballonin situatën? Përfitmet e sigurimit të jetës mund të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të tilla si: një kredi e palikuiduar, mbyllja e borxheve afatgjata apo madje edhe kostot e varrimit tuaj.
Fëmija
Përfitimet e sigurimit të jetës mund të përdoren për të paguar shkollën e fëmijëve tuaj në rast se ju nuk do të jetonit më. Megjithatë, mbani në mendje se të miturit (nën moshën 18 vjeç) nuk mund të emërohen si përfituesit tuaj direkt, por ju mund të krijoni një fond në emrin e fëmijës suaj apo t’ia kaloni këto fonde kujdestarit zyrtar të fëmijës. Më pas, ky fond apo kujdestari mund të përcaktohen si përfituesit e policës suaj të sigurimit të jetës.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.