Abuzimi me të dhënat është përdorimi kriminal i të dhënave kundër miratimit të viktimës. Përpara keqpërdorimit të të dhenave, më parë ato duhet të vidhen ose blihen në mënyrë të paligjshme.
Çfarë është vjedhja e identitetit dhe keqpërdorimi i të dhënave?
Në rastin e vjedhjes së identitetit, në fillim grabitqarët marrin vetëm identitetin e një personi. Në përgjithësi, vetëm kur ndodh keqpërdorimi dhe dëmi ju keni mundësinë që të kuptoni se ju kanë vjedhur të dhënat. Në rastin e keqpërdorimit të identitetit, grabitqarët pretendojnë se janë ju.
Si ta kuptoni që ju kanë vjedhur identitetin?
A keni marrë fatura për porosi mallrash të cilat nuk i keni bërë kurrë? Ju kanë ndaluar në kontrollin e trafikut sepse kanë një mandat arresti për ju, edhe pse ju nuk keni asnjë borxh? Atëhëre me shumë mundësi ju mund të jeni viktimë e vjedhjes së identitetit.
Për ta qartësuar se çfarë nuk bën pjesë në të:
- Karta e kreditit është debituar në mënyrë të paligjshme;
- Llogaria juaj është debituar në mënyrë të paligjshme; dhe
- Kompanitë mashtruese (konkurset, llotaritë, kurthet e anëtarësimeve) tërheqin para nga llogaria juaj, edhe pse ju nuk keni nënshkruar kurrë një kontratë me ta, por ju keni pasur kontakte me këto kompani vetëm me telefon ose në internet dhe keni rënë aksidentalisht në kurth.
Në këto raste, zakonisht kemi të bëjmë me një mashtrim ordiner, të cilin ju mund ta vini re menjëherë, sepse ata duan që të arrijnë llogarinë tuaj bankare. Nëse ju ka ndodhur diçka e tillë bëni një padi dhe deklaroni fondet e munguara panë organeve përgjegjëse.
Sa e zakonshme është vjedhja e identitetit?
Vjedhja dhe keqpërdorimi i identitetit është kthyer në një fenomen masiv. Sipas studimeve, çdo tre të pestat e gjermanëve, për shembull, thuhet se kanë qenë viktima. Më e zakonshmja është mashtrimi me kreditin tregtar dhe veçanërisht me bleret online.
Çfarë bëjnë grabitqarët me identitetin e të huajve?
Në rastin e vjedhjes së identitetit, mashtruesit përdorin emrin dhe të paktën ditëlindjen tuaj për të kryer krime të tilla si mashtrimet me kreditin tregtar ose trafikimin me pornografinë e fëmijëve. Në raste veçanërisht të këqia, mashtruesit me një identitet të vjedhur dhe shpesh duke përdorur një pasaportë të vjedhur hapin llogari, marrin kredi, bëjnë blerje me vlera të mëdha online në vend të tilla si eBay. Pra, kujdes! Grabitqarët krijojnë llogari fallco në rrjetet sociale shumë më shpesh dhe shumicën e kohës në lidhje me përndjekjen, ose për të dëmtuar reputacionin e viktimave të tyre.
Abuzimi me identitetin përdoret gjithashtu nga ish-partnerët që kërkojnë të hakëmerren pas ndarjes. Kjo është veçanërisht e lehtë për ta sepse ata kanë shumë të dhëna të ndjeshme. Ka gjithashtu edhe raste kur punonjës të pushuar nga puna hakëmerren kundër punëdhënësve të tyre. Emri i viktimës keqpërdoret për të shpërndarë deklarata ekstreme ose ofendime ose për të denoncuar një krim në emër të identitetit të tyre.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.