Blog

ÇFARË DIMË DERI TANI RRETH MUTACIONEVE TË KORONAVIRUSIT?

Koha e leximit: 3 minuta

Deri tani ekzistojnë një mutacion britanik, një mutacion afrikano-jugor, një mutacion brazilian dhe tani gjithashtu edhe një mutacion finlandez: aktualisht variantet e reja të koronavirusit SARS CoV-2 po e përshpejtojnë pandeminë. Cilat janë problemet e lidhura me këto mutacione dhe cilat janë pasojat e mundshme të vaksinimit?

Në vetvete, këto zhvillime nuk përbëjnë asnjë çudi: SARS-CoV-2 është një vurus RNA dhe të gjitha viruset RNA pësojnë në vetvete mutacione shpesh. Rrjedhimisht, nuk është diçka e papritur që tani ne jemi duke vëzhguar ndodhjen e këtyre mutacioneve. Shkalla e ndryshimit është “fatmirësisht relativisht ende e ulët në këto çaste.”

Shumica e mutacioneve pa efekt

Viruset shumëfishohen duke bërë kopje të vetvetes. Dhe çdo herë që një virus bën një kopje të vetvetes, mund të ketë një mutacion. Shumica e mutacioneve nuk kanë asnjë efekt apo nuk shkaktojnë përkeqësimin e virusit – ato nuk përhapen. Në njërën anë, disa ndryshime, e bëjnë virusin më mirë dhe më efektiv: qoftë nëse ai riprodhohet më mirë, futet në qelizë më shpejt, apo anashkalon sistemin imun më mjeshtërisht – i quajtur evazioni imun. Varianti i një mutacioni përfitues përhapet edhe më shumë.

Ecuria e evoluimit

Fakti që, shumë mutacione të ndryshme duket sikur po shfaqen në të njëjtën kohë është gjithashtu për shkak të dështimeve të shkuara. Ne kemi lejuar përhapjen e virusit nëpër të gjithë botën pa analizuar, realizuar sekuencat për thuajse një vit. Sekuencimi i parë u krye në janar të vitit 2020. Që prej atëherë, miliona infekime kanë ndodhur nëpër të gjithë botëm. Me fjalë të tjera, virusi është shumëfishuar me miliona dhe miliona herë. Pak vende, të tilla si Anglia dhe Danimarka, e filluan sekuencimin disi herët.

“Lloji i egër” vetëm 10 deri në 20 përqind të rasteve

Çfarë mund të shikoni: Varianti B.1.1.7 i përshkruar fillimisht në Angli është përhapur gjerësisht në lindje, ndërsa varianti afrikano-jugor B.1.351 mbetet relativisht konstant. Më të fundit, mutacioni brazilian B.1.1.28 P.1 është hasur gjithashtu në Salzburg. “Lloji i egër” mund të haset vetëm në 10 deri në 20 përqind të rasteve, “të tjerat” janë variacione.

Impakti mbi rrezikun ende i paqartë

Tani efektet e mutacioneve mbi rrezikun e SARS-CoV-2 po monitorohen nga afër. Ekzistojnë dy mundësi: nga njëra anë, ato bëhen më infektive apo patogjenike, por nga ana tjetër, ato bëhem më pak ngjitëse apo më pak patogjenike. Sepse mutacionet rrallë ndodhin rastësisht.

Adaptimi i vaksinave

Një frikë është se mutacionet do të shkaktojnë gjithashtu humbjen e efektit të vaksinave apo madje edhe t’i nxjerrë ato jashtë funksioni. Pyetja që ngrihet: A do të na duhet që të vaksinohemi nga Korona çdo vit? Deri tani nuk është e mundur që të parashikojmë diçka të tillë. Në fillim vaksinat duhet të adoptohen. Megjithatë, nuk është e mundur që të parashikohet me saktësi se kur do të ndodhë diçka e tillë.

Testimi, gjurmimi i kontakteve, vaksinimi

Gjëja më e rëndësishme në këto çaste: Ne nuk duhet të lejojmë virusin që të vazhdojë të zhvillojë mutacione. Reduktimi i numrit të ri të infektimeve është tani e vetmja mënyrë për të kontrolluar virusin dhe për të parandaluar mutacionet e mëtejshme. Diçka e tillë do të funksionojë duke ndjekur masat e rekomanduara, nëpërmjet gjumrimit të kontakteve, testimit dhe vaksinimit, veçanërsht në rastin e mutacioneve shqetësuese.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë