Blog

BRAVAT SMART

Koha e leximit: 3 minuta

Bravat ‘smart’ premtojnë një dobi tërësisht të re për derën e hyrjes për në shtëpinë tuaj dhe që ju dorëzon gjithmonë atë që duhet të mbërrijë tek ju, qoftë nëse ju jeni në shtëpi apo jo. A përbëjnë ndonjë rrezik bravat ‘smart’?

Nuk të pëlqejnë komshinjtë? Mos u shqetëso, nuk do t’ia themi njeriu. Sepse shumë shpejt ju mund të keni një ‘Bravë Smart’.

Bravat ‘smart’: dera juaj në një aplikacion

Bravat ‘smart’ janë pajisje të cilat i bashkëngjiten bravës(ave) të dyerve tuaja dhe që kontrollohen nëpërmjet sistemeve Wi-Fi, Bluetooth ose të tjera. Ato ju lejojnë që të operoni derën e shtëpisë suaj nëpërmjet smarftonit tuaj. Sapo keni mbërritur në shtëpi pas një dite të gjatë në punë? Dyert do të hapen automatikisht sapo ato të njohin nga smartfoni juaj se ju tashëm jeni afër shtëpisë. Po vjen halla apo tezja për vizitë? Ju mund t’i dërgoni asaj kodin e derës drejtëpërdrejtë nga smartfoni juaj.

Vendmbërritja e pakos: kuzhina

Bravat ‘smart’ të dyerve janë veçanërisht interesante për shërbimet e shpërndarjes të tilla si ‘Amazon’ ose ‘UPS’. Nëse një klient nuk ndodhet në shtëpi, korrieri ose duhet ta kthejnë pakon me një kosto më të lartë ose ta lërë atë diku aty në jë zonë të caktuar. Në secilin rast, ata do të kenë probleme me klientët e tyre.

Bravat ‘smart’ mund të lidhen me aplikacionet e veçanta të kompanive për t’i dhënë parcela të autorizuara aksesi korrierëve të këtyre kompanive për të hyrë në shtëpi. Shtëpitë që ndodhen në ndërtesat shumëkatëshe gjithashtu mund të pajisen me brava ‘smart’. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për tregun evropian ku më shumë sesa gjysma e njerëzve jetojnë në godina me disa apartamente.

A e dinit se?

Agjenti amerikan i shitjeve me pakicë ‘Walmart’ ka shkuar edhe një hap më tej: ata janë duke testuar sistemin e dorëzimit të ushqimeve të porositura nga klientët e tyre drejtëpërdrejtë në frigorifer.

Gjithmonë mbajeni një sy tek korrieri

Ky koncept bën që shumë klientë të ngrenë vetullat sepse ata imagjinojnë se si korrierët që do të kenë akses për të hyrë në shtëpitë e tyre, thjesht do të marrin gjëra dhe nuk do të dorëzojnë gjë. Ose se si ai hakeri që jeton ngjitur me ta nuk do ta hapë edhe shtëpinë e tyre. Apo ajo halla ose tezja e padashur e cila mund të gjejë kodin dhe të vi t’ju surprizojë në shtëpi.

Shërbimet e shpërndarjes gjithashtu e dinë se, pranimi i klientëve është sfida më e madhe. Prodhuesit e bravave ‘smart’ dhe agjentët e shpërndarjes luftojnë për të theksuar sigurinë e sistemeve të tyre. Reklamat e këtyre bravave na thonë se, vështirë se ato mund të kenë defekte apo dështime në sistemin tyre operues dhe se ju mund të gjurmoni në mënyrë transparente çdo hapje dere në shtëpinë tuaj.

Për shembull, ‘Amazon’ ka të lidhur një kamera me sistemin e saj, e cila fiket dhe ndizet automatikisht për të regjistruar hyrjen e çdo korrieri të tyre në një shtëpi të caktuar.

Vlera e tregut të bravave ‘smart’

Mesa duket marketingu është duke bërë një punë të mirë sepse tregu i bravave ‘smart’ kapi vlerën prej 1.4 miliardë dollarë në vitin 2018. Në varësi të analizave, supozohet se ky treg do të pësojë një rritje vjetore prej 12 deri në 15 për qind për periudhën ndërmjet viteve 2019 deri në 2026.

Është mirë të dini se…

Bravat ‘smart’ kanë shumë funksione, por që rrjedhimisht kushtojnë edhe më shumë. Bravat tradicionale të dyerve kushtojnë ndërmjet 15 dhe 60 euro, ndërsa një bravë e mirë ‘smart’ kushton 250 euro e sipër.

Më në fund ju do të keni mundësinë për të porositur një pica, madje pa u çuar nga divani fare. Hapni derën, pica futet brenda dhe ju nuk keni lëvizur as edhe një milimetër. Kjo është saktësisht ajo që ne presim nga e ardhmja.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë