Por a është kjo zgjidhja më e mirë? Kush është pro? Kush është kundra?
Që të ngjisësh malin nuk është problem, por zbritja është kritike.
Pronarët e biçikletave elektrike zakonisht adhurojnë përfitimet e një motorri elektrik, të tjerë blasfemojnë rreth peshës së tyre, duke nënkuptuar që ato janë të ngadalta dhe josportive. Mund të themi se, të gjithë janë në të drejtën e tyre. Por ka gjithashtu edhe argumente solide. Për njerëzit e patrajnuar me sporte apo aktivitete fizike dhe që mund të jenë duke kërkuar që t’i rikthehen jetës sportive, biçikleta elektrike është zgjidhja ideale. Për shembull, i gjithë aparati mbështetës forcohet, sistemi kardiovaskular trajnohet, veçanërisht këmbët. Aspekti mendor nuk duhet të nënvlerësohet po ashtu. Çastet në natyrë të hapur lehtësojnë dhe shplodhin mendjen tonë, të paktën kjo është ajo që thonë profesionistët. Megjithatë, duhet të bëni kujdes që, të zgjidhni atë biçikletë elektrike që është e përshtatshme për trupin tuaj. Nëse do të zgjidhni biçikletën e gabuar, shumë shpejt do të keni probleme me shtyllën kurrizore, qafën, gjunjët, etj. Një aspekt tjetër, është mungesa e përvojës së neo-çiklistëve lidhur me drejtimin e këtyre biçikletave elektrike. Shumë prej tyre mund të nënvlerësojnë shpejtësinë, si edhe aftësitë e tyre të drejtimit. Kështu që, bëni kujdes, sepse që të ngjisësh malin nuk është problem, por zbritja është kritike.
Cilat janë avantazhet e biçikletave elektrike?
- Shpejtësi më të lartë, më shumë rrugë: biçikletat elektrike janë veçanërisht të mira për udhëtime. Me një biçikletë elektrike mund të lëvizni me më shumë shpejtësi, të shikoni më shumë dhe të keni mundësinë që të shkoni edhe më larg nga sa do të arrinit po të ishit në këmbë.
- Biçikletë elektrike në vend të makinës: Nëse do t’ju duhej që të udhëtonit shumë dhe përditë në rrugë të vogla, ju mund të përdorni motorrin elektrik të biçikletës elektrike në një mënyrë miqësore ndaj mjedisit: lëreni makinën në shtëpi dhe transferohuni tek biçikleta elektrike! Adhuruesit e biçikletave qëtransportojnë ngarkesë apo ato që mbajnë fëmijë në bord, do ta pëlqejnë shumë mbështetjen që kjo biçikletë ofron për kursimin e energjisë.
- Për të patrajnuarit me sporte dhe aktivitete sportive: Njerëzit që nuk bëjnë asnjë sport mund të përdorin biçikletën elektrike si një mënyrë për të hyrë në një jetë më aktive. Kjo pikë shikohet si avantazhi më i madh i kësaj vale të përhapjes së biçikletave elektrike sot në botë.
Cilat janë disavantazhet e biçikletave elektrike?
- Paksa e shtrenjtë: për një model të mirë, një biçikletë elektrike mund të kushtojë deri në 2,000 euro.
- E rëndë për t’u mbajtur: çdo njeri që duhet të mbajë ose të shtyjë një copë rrugë në një rrugë me biçikletë kjo do t’ju djersisë: një biçikletë elektrike zakonisht peshon rreth 28 kg dhe një trup paksa i ngathët gjeometrik.
- Çdo njeri që udhëton në qytet duhet të mbrojë automjetin e tij/saj të shtrenjtë në mënyrën më të mirë të mundur: bandat hajdute profesioniste mund t’ia vënë syrin shumë mirë edhe biçikletave elektrike.
- Ato nuk mund të përdoren nga fëmijët nën 14 vjeç të cilët nuk janë edhe aq të zotë në gradimin e shpejtësisë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Sigurimi i Shëndetit/ Cilat janë 12 pyetjeve që duhet të bëni para se ta blini?
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.