Blog

ARGËTOHUNI! THJESHT RELAKSOHUNI!

Kur vjen puna tek argëtimi, nuk ka asnjë recetë të gatshme. Çdo njeri furnizohet me energji të re në mënyrë të ndryshme. Por hapi i parë drejt rrugës së relaksimit gjithmonë fillon menjëherë dhe me një pushim, një ndërprerje…

 

 

Një gjë është thelbësore që të dimë se cila formë ripërtëritjeje është më optimalja për ne, që do të thotë, që do të na bëjë që të ndjehemi sa më mirë me vetveten. Ripërtëritja jonë ka të bëjë me largimin e çdo stimuli stresues nga të cilët jemi të ekspozuar çdo ditë përgjatë gjithë ditës. Kështu që, dilni nga aty ku jeni tani, merrni frymë dhe thjesht relaksohuni. Sigurisht që, diçka e tillë është tërësisht e ndryshme në varësi të situatës ku ju mund të ndodheni tani, si edhe nga mosha dhe puna që ju bëni.

 

Për këtë arsye, lëvizjet e kujdesshme, shkëputjet e shkurtra nga rutina e përditshme,  duhet të jenë fillimi i një faze të re ripërtëritësëse për ju. Nga distanca e krijuar nga përditshmëria juaj, relaksimi juaj mund të bëhët i vetëdijshëm sa më shumë që të jetë e mundur dhe që të përshtatet sipas situatës tuaj personale.

 

Eksploroni me tru

Ka shumë mënyra për të rikarikuar bateritë tuaja. Disa pëlqejnë që të bëjnë yoga disa herë në javë dhe që t’a mbyllin ditën me një bekim ‘Namaste-je’.

 

Këshillohen lëvizje të lehta dhe me ritëm të ngadaltë sepse një ezaurim total mund t’ju çojë gjithashtu në drejtim të gabuar. Ndonjëherë, si pasojë e mundimeve të mëdha fizike dhe mendore në zyrë apo në punën tuaj, bën që situata të përkeqësohet me shpejtësi. Por nëse tejstimulimi bëhet shumë i madh, trupi juaj nuk do të jetë në gjendje që të kompensojë për energjitë e humbura.

 

Ajo për të cilën ne jemi duke folur është mbi intoksikimin nga dopamina që shkakton ngazëllim. Por, nëse ne do të lëvizim gjithmonë në një gjendje me frekuencë të lartë, aty mund të shfaqet rreziku për të pësuar një ezaurim mendor.

 

Ndjejeni ripërtëritjen tuaj, mos e masni atë

Përveç aktiviteteve argëtuese, ka njerëz të cilët kanë nevojë për qetësim total fizik në mënyrë që të furnizohen me energji dhe fuqi të reja. Masa e duhur dhe objektivat janë gjithashtu thelbësore për këtë lloj argëtimi, ‘sepse rruga e zgjedhur’ është tregues i vet nevojave tuaja.

 

Shumë njerëz e orientojnë vetveten nga jashtë; ata duan që ta masin dhe kontrollojnë ritmin e zemrës së tyre. Por kjo është vetëm njëra prej matjeve. Ajo që ka më shumë rëndësi është vet ndjesia juaj lidhur me zgjedhjen që ju keni bërë për tu qetësuar. Veçanërisht në kohë tejstimulimi rekomandohet që të jemi sa më shumë të vetëdijshëm mbi veten dhe atë që jemi duke bërë.

 

Ah, edhe diçka tjetër…ata që ripërtërihen mirë nëpërmjet argëtimit dhe relaksit gjithashtu bëjnë edhe një gjumë më të mirë dhe më të qetë sepse ripërtëritja e tyre, në fakt, është vet baza e një gjumi të thellë dhe të patrazuar. Në përgjithësi, njerëzit e ripërtëritur, janë më të qetë dhe kanë më pak kontraktim muskujsh në trupin e tyre si edhe në ciklet e qarkullimit të gjakut.

 

Ekuilibër në ekuilibër

Më poshtë kemi përgatitur disa këshilla të shpejta të cilat mund të ndihmojnë në orientimin e busullës suaj të ripërtëritjes me efektivitet dhe lehtësi.

 

Nuk keni fuqi?

  • Vizitoni vënde të qeta
  • Shmangni mbingarkesën shqisore
  • Dilni në natyrë
  • Lëvizni sa më shumë për të çliruar stresin
  • Vraponi në natyrë
  • Pedaloni biçikletën tuaj ose
  • Dilni për shëtitje

 

Ndjeheni të lodhur dhe mendërisht të ezauruar?

  • Ecni
  • Flini
  • Bëni sauna
  • Shikoni TV
  • Yoga

 

Të ezauruar nga mërzia?

  • Gjeni ide të reja
  • Takoni miqtë tuaj ose njerëz të rinj
  • Bëni aktivitete në grup
  • Merruni me kopshtin ose lulet tuaja (nëse keni)
  • Merruni me sport
  • Dëgjoni muzikë
  • Ndiqni aktivitete artistike ose kulturore

 

Jeni mëndërisht të frustruar dhe të lodhur?

  • Takoni miq
  • Gjeni njerëz me të cilët keni hobe të ngjashme
  • Dëgjoni muzikë, shkoni në aktivitete muzikore
  • Ndyshoni vendndodhjen, lëviz ‘Ti nuk je një pemë!’
  • Ushqeni marrëdhëniet dhe përvojat me njerëzit e tjerë

 

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja: Ndiqni një dietë ushqimore të shëndetshme

Mos harroni ndjekjen dhe mbajtjen e një dietë të shëndetshme të ushqyeri, sepse vaktet e rregullta janë një shtyllë e rëndësishme gjatë procesit të ripërtëritjes. Efektet më të mëdha arrihen atëherë kur ushqimi nuk hahet në tavolinën e punës apo përpara TV-së, por nën një atmosferë të qetë dhe në shoqëri të këndshme. Një përvojë shqisore e cila të fal kënaqësi dhe fuqi trupit dhe shpirtit tuaj.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë