Blog

APARTAMENTI IM DHE UNË

Shtëpia jonë është më e rëndësishme si asgjë tjetër. Në shtëpinë tonë ne shplodhemi, ndjekim hobit tona, sillemi si familjar apo mikëpritës.

Mobilimi i apartamenteve tona reflekton vet shpirtin tonë. Në fillim të viteve 1890, filozofi dhe psikologu amerikan William James ka thënë: “Vetja e një qenie njerëzore është shuma e e të gjitha gjërave që ne i quajmë tonat.” Për syrin e trajnuar të psikologëve, një sy i shpejtë mbi apartamentet tona tregon konkluzionet rreth nesh dhe karakterit tonë:

  • Libraritë e mëdha përfaqësojnë një vend shplodhjeje nga jeta e përditshme, ashtu siç ne ndjehemi në një librari të qetë.
  • Dhuratat që mbahen edhe pse mund të mos shkojnë me stilin e mobilimit apo nuk janë praktike janë një tregues i miqësive dhe marrëdhënieve të thella.
  • Mobiljet e shtrenjta dhe të rralla përdoren si element përfaqësimi dhe synojnë gjenerimin e respektit dhe të zilisë tek të ftuarit.
  • Objektet që lidhen me fëmijërinë tonë dhe në shtëpinë prindërore duhet të na kujtojnë neve zemërmirësinë e asaj kohe.
  • Në rastin e mbajtjes së fotografive private, psikologët thonë se, në këtë rast kemi të bëjmë me një person që merret në mënyrë intensive me vetveten.

Apartamenti im dhe unë

Çdo njeri ka një nevojë natyrale për të formësuar mjedisin e tyre. Me mjetet në dispozicionin tonë, të tilla si drita, ngjyrat, tekstilet dhe objektet, rrjedhimisht ne jemi duke u përpjekur që ta transformojmë mjedisin tonë të banimit në një vend personal mirëqenieje. Kjo ka të bëjë me shumë më shumë sesa vetëm shijen apo vetëshprehjen. Ne e dimë që ekziston një ndërveprim ndërmjet shtëpisë dhe banorëve të saj: mjedisi jonë i jetesës na prek, afekton – dhe kjo gjithashtu do të thotë se, përmirësimi i situatës dhe mënyrës se si ne jetojmë është diçka e mirë për kujdesin tonë ndaj vetes dhe atyre që jetojnë me ne.

Një apartament, disa interesa

Hapi i parë dhe i pashmangshëm është përfshirja e të gjithë bashkëjetesve në një shtëpi. Është e rëndësishme që të gjithë banorët e shtëpisë të kenë një zonë personale, ku ata mund të vendosin vetëm mbi dizanjin dhe përdorimin e kësaj hapësire. Zakonisht është më e lehtë për të gjetur një zgjidhje për hapësirat e ndara me njerëz të tjerë, për shembull, duke gjetur një emërtues të përbashkët apo që dizanjin e saj mund ta kryejë ai person që e përdor atë më shpesh. Një plan i suksesshëm për dizenjimin e shtëpisë nuk duhet të jetë një çështje e mundësive financiare përkatëse. Sepse rehatia nuk ka nevojë për divanët nga top dizanjerat. Ato mund të dizenjohen gjithashtu edhe me buxhete të vogla. Mos i merrni të gjitha vendimet menjëherë. Një apartament duhet të lejohet që t’ju rrisë dhe ndryshojë. Filloni me gjërat bazike më të nevojshme dhe më pas furnizojeni atë gradualisht me pjesë speciale dhe personale.

Këshilla të vogla për efekte të mëdha

Apartamentet e vogla dhe të errta mund të bëhem më miqësore me mjete shumë të thjeshta. Dhomat e vogla fitojnë më shumë hapësirë kur gjëja e parë që kap vështrimi ynë është mbi diçka që e rrezaton atë hapësirë – të tilla si një karrige e rehatshme leximi. Divani duhet të jetë me pamje nga dritarja. Me disa ndryshime të vogla mund të arrihet shumë. Përsa i takon tekstileve dhe ngjrave, harmonia fitohet duke zgjedhur një ngjyrë që është e njohur për ju. Nëse apartamenti juaj ka mungesë drite natyrale, ndriçimi me llampa ndihmon dhe ndriçon atmosferën në dhomë.

Qoftë lyerja e mureve me bojë të re, një divan i ri apo një apartament tërësisht të ri: Është e rëndësishme që të imagjinoni ndryshimet e dëshiruara më përpara në kohë dhe të konsideroni se di do të jetoni me to. Dhe nuk duhet të harroni kurrë vetë intuitën tuaj. Më pas shpirti do të vijë në vetë shtëpinë tuaj.

A e keni bërë sigurimin e shtëpisë? 

➡LLOGARIT & BLI ONLINE?:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

✅MERR NJË OFERTË TANI NË?:

WhatsApp: 068 60 62 829

[email protected]

 

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë