Akulli i zi është akull transparent që formohet pa fllucka, duke e lejuar atë që të përzihet më me lehtësi në sipërfaqen e rrugës. Akulli i zi me shumë gjasa formohet kur ka një rënie të papritur të temperaturave si, për shembull, herët në mëngjes dhe në orët e vona të mbrëmjes. Zonat që paraqesin probleme të zakonshme janë urat, mbikalimet dhe kthinat e errta në rrugë. Këto zona kanë sipërfaqe shumë më të ftohta, të cilat ngrijnë me shpejtësi kur hyn në kontakt lagështia e ajrit, veçanërisht nëse ato ndodhen afër liqeneve apo lumenjve.
Si të përgatiteni për të udhëtuar në dimër
- Goma dimri: Ndërroni gomat tuaja standarde me ato të dimrit që në çastin kur temperaturat fillojnë që të bien. Nëse automjeti juaj është i ekspozuar rregullisht ndaj ngarjes së tij në borë, ose në kushte të ngrira, siguria e ofruar nga këto goma specifike sipas kushteve të motit do të jetë më e mirë sesa gomat standarde për të gjitha sezonet.
- Ngadalësoni shpejtësinë. Kur kemi të bëjmë me një rritje të mundësive për të pasur akull të zi, tregoni kujdes duke e ngarë automjetin tuaj më ngadalë sesa limiti i lejuar i shpejtësisë, duke afruar largësinë e kohës së frenimit. Kjo do t’ju japë më shumë kohë për të reaguar qetësisht nëse do të kapeni nga akulli i zi.
Mësoni shenjat e mundshme të paralajmërimeve lidhur me akullin e zi
Kur keni të bëni me kushte të favorshme, jini tejet vigjilent. Akulli i zi ngjan shumë me asfaltin e rrugëve, por që është i lagësht. Tregues të tjerë përfshijnë:
- Mungesën e curgut të ujit në rrugë të ngjashme të lagështa.
- Makina rrëshqet papritur.
- Kemi të bëjmë me sipërfaqe të shkëlqyera.
Mënyrat se si të reagoni nëse do të hasni akull të zi
Nëse do të ngecni në një zonë me akull të zi, përdroni këto këshilla për të manovruar:
- Mos bëni asgjë. Shmang kryerjen e manovrave të papritura ose kthimin e timonit. Ngrijeni ngadalë këmbën tuaj nga gazi dhe rrëshqisni nëpër akull me butësi në një linjë të drejtë deri sa të ndeshni në forcë tërheqëse.
- Ndërroni marshet. Nëse është e mundur, ndërroni marshet duke zbritur shpejtësinë në mënyrë që të keni më shumë kontroll mbi automjetin tuaj.
- Frenoni me mënçuri. Nëse filloni që të rrësqisni, shtypni me vendosmëri frenat tuaja për të aktivizuar sistemin e frenimit.
- Shmangni rrotullimet. Nëse parakolpi i makinës tuaj është duke rrëshqitur, rrotullojeni timonin në drejtim të kundërt të rrëshqitjes; nëse është duke rrëshqitur mbrapakolpi i makinës tuaj, rrotullojeni timonin e makinës tuaj në të njëjtin drejtim.
- Shikoni atje ku kërkonni që të shkoni. Nëse e shikoni vendin se ku mendoni se mund të përplaseni, atëherë ju mund t’a ndërroni padashje drejtimin e makinës tuaj në atë drejtim.
Përgatitur për aventurën tënde të rradhës këtë dimër duke udhëtuar i siguruar!
LLogarite Online çmimin e sigurimit Kasko të makinës?
Merr një çmimi tani në:
https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/sigurimi-kasko/
#sigal #sigaluniqa #insurance #car #casco #holidayseason #safetytips
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Shqipëria, një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet/ Siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
- VIDEO/ ‘Tetori Rozë’ në SIGAL UNIQA! Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur
- SIGAL UNIQA, mes Top 100 kompanive në Shqipëri/ E para në sigurime
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.