Shopping cart

close

Sigurimet e Pronës/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA, lidere në treg. Më e besuara mes shqiptarëve

Në një kohë kur Shqipëria dhe e gjithë Evropa është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, të cilat kanë shkaktuar dëme në njerëz dhe në banesa, biznese dhe automjete, është mirë të flasim për Sigurimet e Pronës dhe rëndësinë e tyre.

Por bashkë me to, duhet edhe folur edhe për kompanitë e sigurimeve. Dhe kur flasim për Sigurimt e Pronës, emri i parë që na vjen në mendje është SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania, që operon në tregun shqiptar dhe rajonal prej vitit 1999, është më e madhja dhe më e besuara.

Kjo faktohet edhe nga raporti më i fundit nga AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2023.

Sipas AMF, në portofolat e Pronës, gjatë 9-mujorit 2023,  SIGAL UNIQA vijon të ruajë lidershipin në treg teksa zë 46% të totalit.

Madje, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, individët dhe bizneset që kanë zgjedhur SIGAL UNIQA-n për Sigurimin e Pronës, ka pësuar rritje.

 

Përse shqiptarët i besojnë SIGAL UNIQA-s Sigurimin e Pronës

Misioni i një kompanie sigurimesh është të paguajë dëmet.

SIGAL UNIQA, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është gjigandi austriak “UNIQA Insurance Group”, kompani e themeluar në vitin 1811, nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka, qoftë edhe në miliarda.

Në mbi 24 vite të ekzistencës së saj në treg, SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar dhjetëra milionë euro dëme në banesa, biznese por edhe në institucione publike siç janë shembujt e Teatrit Skampa në Elbasan dhe Kinema Millenium në Korçë, që të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri.

Pa harruar edhe mbi 20 milionë eurot e paguara pas tërmeteve tragjike të vjeshtës 2019.

Kjo sjellje korrekte e kompanisë ka bërë që edhe sot, SIGAL UNIQA të jetë emri më i besuar për Sigurimet e Pronës.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona? Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na Telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL UNIQA

    ×

    Përshëndetje,

    Kliko "Kujdesi ndaj Klientit" dhe kontaktoni me një përfaqësues të SIGAL UNIQA për të biseduar në WhatsApp ose na shkruani

    në adresën e emailit: info@uniqa.al

    ose na telefononi: +355 4 22 33 308.

     

    ×
    Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Duke shfletuar këtë faqe interneti, ju pranoni përdorimin tonë të cookies.