Blog

9 KËSHILLA PËR NJË GJUMË TË MIRË TË ËMBËL

Koha e leximit: 3 minuta

Edhe ndryshimet më të vogla mund të përmirësojnë në mënyrë radikale të dyja, cilësinë dhe sasinë e gjumit tuaj.

1.       Sigurohuni që të flini mjaftueshëm

Gjeni se sa shumë gjumë është optimal për ju personalisht dhe shmangni fjetjen shumë të shkurtër ose shumë të gjatë.

2.       Sigurohuni që të keni një model të rregullt gjumi

Krijoni zakonet tuaja duke mbajtur një rutinë ditore për kohën kur bini të flini dhe se kur zgjoheni në mëngjes në mënyrë sa më konstante që të jetë e mundur. Mbi të gjitha, hendeku ndërmjet ditëve të punës dhe atyre të fundjavës duhet të mbahet sa më i vogël që të jetë e mundur. Dhe nëse keni ndjesinë që nuk jeni të lodhur në mbrëmje, ndoshta duhet të konsideroni ndryshimin e kohës tuaj të dremitjes.

3.       Shmangni të gjitha burimet e dritës natën – veçanërisht dritën blu

Dhoma juaj e gjumit duhet të jetë sa më e errët që të jetë e mundur. Edhe në orët e fundit përpara se të bini për të fjetur, jo vetëm çdo dritë e ndezur, por gjithashtu edhe drita blu nga celularët, tabletët, laptopët, kompjuterat dhe televizorët duhet të shmangen. Nëse ende keni nevojë për një dritë nate në dhomën tuaj të gjumit, zgjidhni dritë të kuqe.

4.       Jini fizikisht dhe mendërisht aktiv gjatë ditës

Ushtrimi gjatë ditës ka një efekt pozitiv në gjumin e natës dhe në mirëqenien tuaj në përgjithësi. Por studimet gjithashtu konfirmojnë se aktivitetet që angazhojnë mendjen ju lodhin dhe ju bëjnë që t’ju vijë gjumi.

5.       Mblidhni dritën e ditës

Duke u “rifurnizuar” me dritë gjatë ditës, truri juaj shtyp çlirimin e hormonit të gjumit -melatoninën, e cila më pas ju ndihmon që të flini natën kur të errësohet.

6.       Kushtojini vëmendje asaj se çfarë hani dhe pini në mbrëmje

Kafeina, alkooli, ushqimet e kushtueshme duhet të shmangen natën vonë. Vakte të vogla, në krahun tjetër, rrisin probabilitetin e një gjumi të mirë natën.

7.       Përgatiteni veten në mënyrë të vëtëdijshme për gjumin  

Menjëherë përpara se të shkoni të flini, një banjë e ngrohtë dhe shkrimi i mendimeve, shqetësimeve dhe zgjidhjeve tuaja mund të ndihmojnë që t’ju bëjë që të bini në gjumë më pas. Aktivitetet aktivizuese duhet shmangur.

8.       Provoni udhëtimin përmes fantazisë dhe muzikës

Kur jeni zgjuar dhe nuk jeni në gjendje që të zërë gjumi, imagjinoni një situatë të këndshme dhe relaksuese, dëgjoni një pjesë të këndshme muzikore që stimulon gjumin ose bëni sikur trupi juaj është i lodhur. Aroma e livandos gjithashtu mund t’ju ndihmojë që të bini në gjumë.

9.       Shmangni fjetjen me TV-në të ndezur

Edhe nëse për disa njerëz është e lehtë që të bien në gjumë përpara TV-së, gjumi i tyre zakonisht është i lehtë, më pak shplodhës dhe me shumë ndërprerje.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë