Blog

8 MITET E SIGURIMIT TË JETËS

Shpesh vendimi për të blerë sigurimin e jetës përjetohet me hezitim, konfuzion apo madje edhe me mohim. Në fund të fundit, kjo temë nuk është diçka edhe aq e lehtë për t’u menduar. Çfarë do të ndodhte nëse ju nuk do të jetonit më? Kur flasim për mbrojtjen e të dashurve tuaj me sigurimin e jetës është shumë e rëndësishme që të jemi në gjendje që të ndajmë faktet nga trillimet.

Lexoni më poshtë të vërtetën rreth tetë miteve të sigurimit të jetës. Ato mund të ndryshojnë perspektivën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë që të merrni vendime të bazuara në informacione dhe evidenca.

Miti 1: Jam beqar apo i martuar dhe nuk kam fëmijë, kështu që, nuk më nevojitet sigurimi i jetës. 

Edhe nëse nuk keni një bashkëshort apo persona të tjerë në varësi, përfitimet e sigurimit të jetës mund të përdoren gjithashtu për të ndihmuar të dashurit tuaj për të paguar borxhet tuaja (si për shembull, kredi apoo borxhe për universitetin) nëse ju nuk do të jetoni më. Konsideroni me kiujdes këto borxhe si pagesa për kredi apo shkollim. Planifikimi i hershëm mund të ndihmojë në mbrojtjen e të dashurve tuaj duke i çliruar ata nga pesha e shpenzimeve të tilla.

Miti 2: Nuk mund ta përballoj sigurimin e jetës.  

Shumë konsumatorë e mbivlerësojnë koston e policës së sigurimi të jetës me afat. Sigurimi i jetës mund të jetë i përballueshëm për shumë njerëz, në varësi të llojit dhe shumës së mbulimit që ju po kërkoni. Ju mund ta filloni me një policë dhe shumën e mbulimit që po kërkoni. Ju mund të filloni me një policë që i përshtatet buxhetit tuaj dhe, më vonë, ju mund të jeni në gjendje që të blini mbulime shtesë.

Miti 3: Unë jam një prind që qëndroj në shtëpi. Nuk kam asnjë të ardhur. Nuk kam nevojë për sigurimin e jetës.

Nëse ju jeni një prind që qëndroni në shtëpi, sigurimi i jetës është ende i rëndësishëm. Ndonëse ju mund të mos sillni asnjë të ardhur mujore në shtëpi, me shumë mundësi ju tashmë kryeni shumë shërbime për shtëpinë dhe familjen tuaj të cilat kushtojnë shumë nëse do të kryheshin nga një person tjetër me pagesë dhe jo nga ju. Kjo mund të përfshijë, kujdesin për fëmijët, transportimin e përditshëm, mirëmbajtjen e shtëpisë dhe gatimin, për të përmendur vetëm disa prej tyre. Nëse ju nuk do të jetonit, përfitimet e sigurimit të jetës do të mbulojnë të dashurit tuaj për të mbuluar disa anga këto kosto.

Miti 4: Unë kam një policë për sigurimin e jetës nga puna ime. Nëse do të filloj një punë tjetër apo më pushojnë nga puna ku jam aktualisht, mund ta marr me vete policën.  

Tipikisht, polica e sigurtimit të jetës që mund të ofrohet nga një punëdhënës nuk mund të merret me vete – që do të thotë se, nëse ju do të largoheni nga kjo punë, ju do të lini gjithashtu pas edhe mbrojtjen tuaj nga kjo policë e sigurimit të jetës e ofruar nga punëdhënësi  juaj. Megjithatë, kur ju blini vetë sigurimin tuaj të jetës është në vendimmarrjen tuaj se sa gjatë dëshironi që të jeni i mbuluar. Përveç këtyre, me një policë individuale, ju mund të jeni në gjendje që të merrni më shumë mbulim të specializuar që i përshtatet më shumë nevojave tuaja financiare.

Miti 5: Përfituesit e policës sime të sigurimit të jetës duhet të paguajnë taksa mbi të ardhurat nga polica ime e siguirmit të jetës.

Përgjithësisht, për përfitimet nga sigurimi i jetës nuk aplikohen taksa. Kjo do të thotë se, nëse ju nuk do të jetoni më, përfituesit e policës suaj të sigurimit të jetës janë të çliruar nga pagimi i taksave. Megjithatë, mund të taksohet çdo pagesë interesi të aplikuar mbi shumën e policës suaj.

Miti 6: Nëse do të blej një policë jete me afat, unë nuk mund ta konvertoj atë në një policë sigurimi jete të përhershme.   

Ndonjëherë, është e mundur që ta konvertoni një policë sigurimi jete me afat në një policë siguimi jete të përhershme, në varësi të policës së sigurimit të jetës që ju keni blerë. Megjithatë, do të ishte mirë që të këshilloheni me agjentin apo kompaninë tuaj të sigurimeve, duke qenë se një policë me afat që do të ishte e konvertueshme tipikisht duhet të kryhet brenda një periudhe të caktuar kohore. Gjithashtu, ju mund të përballeni me kërkesa të tjera shtesë të tilla si rritja e primeve.

Miti 7: Unë nuk kam nevojë për sigurimin e jetës nëse fëmijët e mi janë të rritur.

Sigurimi i jetës mund t’ju ndihmojë në faza të ndryshme të jetës suaj. Të kesh një sigurim jete më vonë në jetë ka një sërë avantazhesh, të tilla si ndihma për t’u çliruar nga pesha e pagesës së kostove përfundimtare, pagesa për taksat shtetërore për pasuritë e paluajtshme me të cilat mund të përballen trashëgimtarët tuaj, pagesa e borxheve që mund të keni lënë më pas, apo thjesht të lini fëmijët tuaj pa asnjë trashëgimi.

Miti 8: Unë kam disa kurisme të mira, kështu që, nuk kam nevojë për sigurimin e jetës.

Ndonëse kurismet tuaja mund të zgjasin gjatë pensionit, a keni menduar për shpenzimet e tjera financiare? Sot kostot e funeralit janë të larta dhe nëse nuk keni mjaftueshëm kursime, të dashurit tuaj duhet të paguajnë për to. Diçka tjerër që duhet të mbani në mendje është kredia për shtëpinë tuaj. Nëse nuk keni mjaftueshëm kursime dhe kredia e shtëpisë suaj nuk është e likuiduar, të dashurit tuaj gjithashtu mund të mos jenë në gjendje që ta mbajnë shtëpinë. Përfitimi që rrjedh si pasojë e vdekjes nga polica juaj e sigurimit të jetës do të ndihmojë të dashurit tuaj që të lehtësohen nga kjo peshë nëse ju nuk do të jetonit më.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë