Çfarë mbulon sigurimi i shtëpisë?
Nëse pyetja juaj është, çfarë mbulon sigurimi i shtëpisë me saktësi? – keni ardhur tek vendi i duhur. Ne jemi këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve më të zakonshme të sigurimit të shtëpisë sa më thjeshtë. Le të fillojmë me një përmbledhje të shpejtë: Sigurimi i shtëpisë përfshin pesë lloje mbulimi:
- Mbulimin e banesës (strukturën/ndërtesën e shtëpisë suaj) – risk i hapur;
- Mbulimin e strukturave të tjera (oborrin, gardhin, garazhdin) – risqe të hapura;
- Pasuritë personale (gjërat tuaja) – risqe të emërtuara;
- Mbulimin e përgjegjësisë e cila i referohet dëmtimeve trupore apo dëmtimin e pronës së njerëzve të tjerë (apo të gjërave të tyre) si rezultat i veprimeve tuaja, në shtëpinë tuaj;
- Pagesat mjekësore që do t’ju duhet t’i paguani si fatura mjekësore, që ndodhin nëse një i ftuar dëmtohet në shtëpinë tuaj;
Çfarë janë risqet e hapura dhe risqet e emërtuara?
Një risk është diçka që mbulohet nga polica juaj. Risk i hapur do të thotë që kompania juaj e sigurimit do të mbulojë për çdo gjë që mund të ndodhë, vetëm nëse diçka është specifikisht e përjashtuar. Në policën standarde të sigurimit të shtëpisë, strukturat tuaja (shtëpia, gardhi, garazhdi, etj) mbulohen nga risqet e hapura, dhe gjërat tuaja (paisjet shtepiake, laptopi, TV, etj) mbulohen nga risqet e emërtuara.
A mbulon sigurimi i shtëpisë dëmtimet nga uji?
Përgjithësisht, nëse shkaku i dëmtimeve nga uji është i papritur dhe aksidental, ato mbulohen nga sigurimi i shtëpisë. Për shembull, nëse ju prishet pjatalarësja, apo nëse ju shpërthejnë tubacionet, apo nëse çahen tubacionet e lavatriçes, ju jeni të mbuluar. Polica e sigurimit do të mbulojë të dyja, strukturën e shtëpisë dhe gjërat tuaja personale në shtëpi është ato dëmtohen nga uji.
KUR NUK MBULOHET dëmtimi nga uji
Sigurimi i shtëpisë nuk mbulon dëmtimin nga uji kur është pasojë e:
- Çështjeve të lidhura me mirëmbajtjen (si p.sh., një rrjedhje e vazhdueshme);
- Kanalizimet e jashtme të ujrave të zeza apo të kullimit;
- Myku, kalbja, gërryerja;
- Përmbytja.
A mbulon sigurimi i shtëpisë mykun?
Jo.
Myku i krijuar me kalimin e kohës nuk mbulohet. Po myku që shfaqet tek dushi apo poshtë lavamanit tuaj? Ju duhet t’i adresoni ato menjëherë sepse këto nuk mbulohen nga polica e sigurimit. Diçka e tillë do të konsiderohet neglizhencë nga ana juaj dhe kompania e sigurimit nuk do t’ju mbulojë.
Përse? Kompanitë e sigurimit presin që pronarët e shtëpive të kujdesen në mënyrë proaktive për këto çështje përpara se ata të paraqesin kërkesën për dëmshpërblim tek siguruesi.
A i mbulon sigurimi i shtëpisë rrjedhjet e çatisë?
Varet nga shkaku i rrjedhjeve!
KUR MBULOHEN rrjedhjet e çatisë
Rregulli i përgjithshëm: Rrjedhjet e çatisë mbulohen nëse ato shkaktohen nga ngjarje të papritura, aksidentale. Nëse çatia juaj fut ujë për shkak të rrëzimit të një peme, apo nga një stuhi, breshër, vandalizëm, nga pesha e akullit, apo e borës, ju jeni të mbuluar. Le të themi se, ndodh një stuhi, duke shkaktuar shkuljen e tjegullave të çatisë së shtëpisë suaj, duke bërë që shiu të futet brenda. Sigurimi i shtëpisë do t’ju mbulojë, duke qenë se kjo është diçka e papritur.
KUR NUK MBULOHEN rrjedhjet e çatisë
Përgjithsësisht, rrjedhjet e çatisë nuk janë të mbuluara kur ato ndodhin për shkak të ngjarjeve graduale, të tilla si:
- Vjetërsia;
- Myku, kërpurdhat, apo kalbja;
- Neglizhenca;
- Mirëmbajtja e papërshtatshme;
- Zogjtë, parazitët, brejtësit, insektet.
Përse nuk mbulohen këto ngjarje? Kompanitë e sigurimi besojnë se, njerëzit duhet të ndërmarrin disa masa për parandalimin e rrjedhjeve të çatisë nga këto shkaqe. Ashtu si ne, çatitë kanë nevojë për mirëmbajtje.
A mbulon sigurimi i shtëpisë dëmtimin nga pemët?
Varet se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin e pemëve.
KUR MBULOHET rrëzimi i pemëve
Ashtu si gjërat e tjera, dëmtimi nga pemët mbulohet nëse shkaku është i papritur dhe aksidental. Kështu, nëse një stuhi shkakton rrëzimin e një peme, sigurimi i shtëpisë do të mbulojë kostot që ju të dilni nga ky lëmsh. Edhe më mirë akoma: Nëse e njëjta pemë ishte në oborrin e fqinjëve tuaj, dhe jo tuajin, sigurimi i shtëpisë do t’ju mbulojë gjithsesi.
KUR NUK MBULOHET rrëzimi i pemëve
Le të themi që një pemë në oborrin tuaj nuk duket edhe aq mirë. Ju e dinit që ajo po kalbej, por ju nuk bëtë asgjë lidhur me këtë. Pastaj, ndodh një stuhi, dhe ajo e rrëzon totalisht përdhe pemën, duke dëmtuar shtëpinë tuaj. Në këtë skenar, sigurimi i shtëpisë nuk do t’ju mbulojë.
Përse? Megjithëse, stuhia është një rrezik i mbuluar, situata mund të ishte parandaluar, duke qenë se pema kishte kohë që ishte kalbur.
A mbulon sigurimi i shtëpisë vjedhjet?
Sigurisht që, po!
KUR MBULOHET vjedhja
Sigurimi i shtëpisë mbulon rastet e vjedhjes se paisjeve shtepiake brenda ambjenteve te shtepise si pasoje e hyrjes me force ne keto ambjente.
KUR NUK MBULOHET vjedhja
Kur flasim për vjedhje, disa lloje artikujsh kërkojnë vëmendje të veçantë: paratë kesh, dhe artikujt e çmuar. Para së gjithash, përgjithësisht ka një limit mbi se sa do të jetë shuma që mund t’ju rimbursojë kompania juaj e sigurimit nëse ju vjedhin para kesh në shtëpinë tuaj. Rrjedhimisht, jo të gjitha paratë e vjedhura mund të mbulohen nga sigurimi.
A mbulon sigurimi i shtëpisë riparimin e çatisë?
Ndonjëherë.
KUR MBULOHET riparimi i çatisë
Dëmtimi i çatisë tipikisht mbulohet nga risqet e sigurimit të policës. Kjo përfshin nga dëmtimi i çatisë deri tek dëmtimi i garazhdit dhe strukturave të tjera në pronën tuaj. Më specifikisht, çatia juaj është e mbuluar nga të gjitha risqet që mund të shkaktojnë dëm: si zjarri, era, breshëri. Kështu, nëse çatia juaj dëmtohet nga breshëri, apo rrëzimi i një peme gjatë një stuhie, polica juaj e sigurimit do t’ju vijë në ndihmë.
KUR NUK MBULOHET riparimi i çatisë
Riparimi i çatisë nuk mbulohet nëse dëmtimi shkaktohet nga:
- Vjetërsia;
- Myku, kërpurdhat, apo kalbja;
- Neglizhenca;
- Mirëmbajtja e papërshtatshme;
- Zogjtë, parazitët, brejtësit, insektet.
Këshilla jonë: Inspektojeni çatinë e shtëpisë suaj çdo dy vjet. Dhe nëse ndodh diçka, prisni deri sa kompania e sigurimit ta inspektojë atë në mënyrë të vlerësojnë dëmin që keni pësuar.
A jeni gati për të blerë?
➡ZGJIDH një nga PAKETAT E SIGURIMIT që ju ofron SIGAL UNIQA:
✅Standarde
✅E argjendtë
✅E artë
➡️BLI ONLINE📲 SIGURIMIN E SHTËPISË🏠
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/
#sigal #sigaluniqa #BuyOnline #safe #fast #24/7 #HomeInsurance #BliOnline #Esigurt
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.