5 MINUTA SHPJEGIM MBI ‘KONCERTIN PËR PIANO NR. 1’ TË BRAHMS
Nga Daniel Barenboim
Koncerti për piano Nr. 1 i Brahms-it, fillon me një hyrje madhështore për orkestër, me fuqinë e saj të plotë. Më pas, me përparimin e muzikës, ajo bëhet më lirike, pastaj prapë dramatike, dhe më pas, ajo zbret në liricizëm dhe ky është momenti kur fillon piano (1:15). Një rrugë shumë e gjatë nga hyrja e orkestrës deri tek pjesa e pianos, dhe është ky kontrast që është një prezencë e përhershme në këtë vepër.
Brahms-i e shkroi këtë pjesë kur ishte shumë i ri. Ai nuk shkroi një të dytë deri sa kaluan disa vite kur ai arriti të kishte më shumë muzikalitet. Por, dramaticiteti i kësaj pjesë ka diçka të jashtëzakonshme, që më ngazëllen çdo herë që e luaj apo e dirigjoj këtë pjesë.
Në kohën e parë, kemi zakonisht atë që ne e quajmë një tematikë të dytë. Një temë të dytë e cila është në kontrast me temën e parë. Dhe piano vijon kështu (2:18).
Koha e dytë, fillon në qetësi dhe vazhdon përgjatë gjithë kohës në qetësi; dikush do të thoshte ku mbizotëron një atmosferë thuajse fetare (2:55). Dhe kjo është një klimë shumë medituese, e cila vazhdon thuajse përgjatë gjithë kohës së dytë.
Prandaj, çuditemi kur fillon koha e tretë, e cila ka një frymë shumë të gjallë, thuajse cigane ku kontrasti është i jashtëzakonshëm. Kjo pjesë është kaq magjepsëse, sepse zakonisht kemi koncerte ku orkestra luan një rol të vogël, një rol shoqërues për pianon. Por ndonjëherë, kemi edhe raste kur piano nuk është aq e rëndësishme, por ajo që kemi këtu është një dialog mbi baza të barabarta. Dhe kjo është një nga pjesët më të mrekullueshme në repertor.
Këtë pjesë e kam regjistruar shumë herë. Herën e parë, në vitin 1967-të, por sigurisht që jam më shumë i afërt me regjistrimin më të vonë që e kam realizuar me Staatskapelle Berlin, me një dirigjent të ri që e dua dhe e admiroj shumë, Gustavo Dudamel dhe ishte kënaqësi për mua ta bëja këtë me një njeri kaq të ri dhe me një talent të tillë për muzikë.
Uroj ta keni shijuar këtë episod!
***
Daniel Barenboim (1942) është një pianist dhe dirigjent argjentinas. Aktualisht, ai është dirigjent i Operas Shtetërore të Berlinit dhe Staatskapelle Berlin (Orkestër gjermane dhe orkestër residente e operas së Berlinit, që i ka rrënjët që në vitin 1570.) Barenboim mban titullin ’Dirigjent për jetë’ që nga viti 2000. Më parë ai ka shërbyer si dirigjent i Orkestrës Simfonike të Çikagos, Orkestrës së Parisit dhe La Scala në Milano.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.