Klubi i Artit dhe Kultures

5 MINUTA SHPJEGIM MBI ’ESTAMPES 2 – MBRËMJET NË GRANADA’ TË DEBUSSY-T

Koha e leximit: 2 minuta

Nga Daniel Barenboim

Në sekuencën e parë, Estampes 1, u përpoqa të paraqesë një prezantim të parë mbi Debussy-n dhe për mënyrën se si ai ishte i ndryshëm nga të gjithë kompozitorët e tjerë; në fakt, përpara dhe pas tij.

Ai ka këmbëngulur që ta thërrasin (madje edhe kartvizitat e tij mbanin emrin) – Claude Debussy, muzikant francez.

Për Debussy-n mund të thuhen shumë gjëra, por në fakt, ai solli shumë ndryshime në botën e muzikës siç ishte ajo atëherë më shumë nga Evropa Qendrore dhe tani, ai solli diçka totalisht të re; një gjuhë të re muzikore, dhe një imagjinatë të re tonesh.

Francezët dhe Franca kanë qenë gjithmonë të interesuar për Peninsulën Iberike (e ndodhur në pjesën jugperëndimore të Evropës, e lidhur me rajonet e Spanjës dhe të Portugalisë). Dhe, Debussy nuk përbën përjashtim këtu. Ai ka shkruar një pjesë të plotë – Iberia. Dhe, pjesa e dytë e saj titullohet ‘Mbrëmje në Granada’. Ajo fillon me një ritëm ndjellës dhe tërësisht spanjoll (1:45).

Mendoj se, këtu ngjyrat spanjolle janë të dukshme, dhe kjo vazhdon përgjatë gjithë pjesës. Menjëherë pas saj, vjen një seksion të cilin ai e ka shkruar me ritme më të shpejta (2:51). Më pas, ai zhvillon të gjitha llojet e motiveve përgjatë gjithë pjesës dhe vetëm në fund ajo tretet në të njejtat ritme si me fillimin e saj (4:30).

Për mua, kjo është një nga pjesët më të bukura të Debussy-t.

Shpresoj t’ju ketë pëlqyer!

***

Daniel Barenboim (1942) është një pianist dhe dirigjent argjentinas. Aktualisht, ai është dirigjent i Operas Shtetërore të Berlinit dhe Staatskapelle Berlin (Orkestër gjermane  dhe orkestër residente e operas së Berlinit, që i ka rrënjët që në vitin 1570.) Barenboim mban titullin ’Dirigjent për jetë’ që nga viti 2000. Më parë ai ka shërbyer si dirigjent i Orkestrës Simfonike të Çikagos, Orkestrës së Parisit dhe La Scala në Milano.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë