Blog

5 KËSHILLA SIGURIE: ZBUKURIMET PËR FESTA

Koha e leximit: 2 minuta

Një nga pjesët më të gëzueshme të sezonit të festave është zbukurimi i shtëpisë. Nga dritat vezulluese deri tek aroma e freskët e pishave, zbukurimet për festa mund të krijojnë një sezon festiv, argëtues në shtëpinë tuaj që ia vlen të mbahet mend.

1.       Zgjidhni zbukurime qe janë rezistente ndaj zjarrit

Tregohuni të zgjuar lidhur me zbukurimet e shtëpisë suaj. Zbukurimet e vjetra të festave të bëra me letra, dantella apo pëlhura mund të duken të bukura, por shpesh mund të marrin flakë. Largojini zbukurimet e vjetra nga çdo burim nxehtësie, duke përfshirë qirinjtë, dritat e festave dhe oxhakun (nëse keni një të tillë). Nëse keni një pemë artificiale zbukurimi, do të ishte mirë që të kontrolloni etiketën e produktit nëse pema është rezistente ndaj zjarrit përpara se të filloni me dekorimin e saj.

2.       Konsideroni qirinjtë me bateri LED

Qirinjtë mund ta bëjnë sezonin e festave më speciale. Megjithatë, qirinjtë me flakë të hapura mund të përbëjnë rrezik zjarri. Në vend të këtyre qirinjve, konsideroni përdorimin e qirinjve që funksionojnë me bateri LED dhe mos u afroni kurrë afër pemës me një qiri apo me një shkrepëse të ndezur.

3.       Mos i mbingarkoni kabllot

Gjatë vendosjes së dritave, ju mund të tundoheni që t’i mbingarkoni kabllot. Mos vendosni kurrë më shumë sesa tre priza në një zgjatues. Gjithashtu, ju duhet t’i hfiksni gjithmonë dritat kur nuk jeni në shtëpi apo kur shkoni për të fjetur.

4.       Mos e bllokoni daljen

Nga ngazëllimi për të futur në shtëpi sa më shumë zbukurime që të jetë e mundur gjatë sezonit të festave, ekziston potenciali që të bllokoni derën apo daljen. Mbani mend se, në rast zjarri, çdo sekond është i çmuar. Sigurohuni që zbukurimet e festave të mos bllokojnë dyert apo përndryshe të cënojnë sigurinë në shtëpinë tuaj.

Ndjekja e këtyre këshillave të sigurisë në sezonin e festave mund t’ju ndihmojë që të festoni me një ndjesi shtesë sigurie.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë