Blog

5 KËSHILLA PËR TË NDIHMUAR ME PARANDALIMIN E VJEDHJEVE GJATË SEZONIT TË FESTAVE

Koha e leximit: 3 minuta

Ushqim i mirë, humor i mirë, sigurisht që edhe dhuratat janë disa pika kryesore të sezonit të festave. Megjithatë, mund të ndodhë që gjatë festave të rritet rreziku i vjedhjeve. Konsideroni katër mënyrat më poshtë për t’ju ndihmuar me mbrojtjen e asetet tuaja me vlerë, shtëpinë dhe makinën gjatë sezonit të festave.

1.       Lërini dritat ndezur

Shumë njerëz mezi presin që të vizitojnë familjarët apo të afërmit e tyre apo të bëjnë një udhëtim kur fëmijët nuk janë në shkollë gjatë sezonit të festave dhe hajdutët mezi i presin këto udhëtime tuajat gjithashtu. Shtëpitë pa njerëz gjatë sezonit të festave mund të kthehen në targete potenciale për hajdutët, por fshehja e shenjave që ju nuk jeni në shtëpi mund t’i bëjnë hajdutët të mendojnë se ju jeni ende në shtëpi. Lënia e dritave ndezur, apo t’i kërkoni një fqinji që të kontrollojë postën tuaj dhe të ndezë dritat dhe zbukurimet gjatë sezonit të festave mund të japë përshtypjen që ju jeni në shtëpi.

2.       Mbajini gjërat me vlerë përpara syve

Pazaret shkojnë dorë për dore me sezonin e festave. Teksa shkoni nga një dyqan tek një tjetër, mund të jetë tunduese që të lini çantat dhe pakot në ulëset e mbrapme të makinës suaj, gati për hajdutët e rradhës. Sigurohuni që t’i fshihni blerjet tuaja, t’i vendosni në bagazh dhe që të parkoni në zona të ndriçuara mirë dhe që t’i mbyllni dyert siç duhet.

3.       Jini vigjilent lidhur me kyçjen

E para, dhe ndoshta më e rëndësihmja, një hap për ta mbajtur shtëpinë të sigurt është që të jini vigjilent lidhur me kyçjen e saj. Kur të largoheni nga shtëpia, mbani në mendje se, hajdutët nuk hyjnë gjithnjë nga dera e përparme. Sigurohuni që, të gjitha dyert, duke përfshirë edhe dritaret të jenë të kyçura siç duhet. Kontrolloni me kujdes edhe sistemin e alarmit nëse keni një të tillë.

4.       Mbroni valixhet tuaja

Nëse planifikoni që të udhëtoni gjatë sezonit të festave, mund të kenë nevojë që të ndërmerrni disa hapa për parandalimin e vjedhjes së bazaheve tuaja. Një ide e mirë është që të mos përdorni bagazhe nga dizanjerat e famshëm dhe të zgjidhni një bagazh me pamje më bazike në mënyrë që të mos tërhiqni vëmendjen e hajdutëve. Gjatë kalimit të kontrollit të sigurisë, jini vigjilent që të shikoni çantat tuaja dhe që ta tërhiqni atë menjëherë.

Bëni pak më shumë kujdes gjatë kësaj kohe të vitit dhe kështu do të shijoni sezonin e festave me paqen e mendjes.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë