Blog

3 MILIARDË EURO DËME TË SIGURUARA NGA PËRMBYTJET NË GJERMANI

Koha e leximit: 2 minuta

Sipas parashikimeve më të fundit sugjerohet se dëmet e ndodhura si pasojë e rritjes së niveleve të lumejve në Gjermani me shumë mundësi do të shkaktojë dëme sigurimi nga përmbytjet që mund të arrijnë në rreth 3 miliardë euro (ose afërsisht 4 miliardë dollarë).

Këto të dhëna, vijnë nga parashikimet më të fundit nga agjencitë e kreditimit lidhur me dëmet e shkaktuara nga dëmtimet nga ujrat.

Ndonëse, nivelet e lumit Elbe po stabilizohen në veri të Gjermanisë, më tej në jug, çështja e sigurimeve nga përmbytjet po vazhdon më tej duke qenë se Danubi – lumi i dytë më i madh në Evropë – ka arritur pikun, duke u larguar nga Hungaria dhe duke iu drejtuar Serbisë.

Kjo do të thotë se, dëmet e sigurimeve nga përmbytjet do të vazhdojnë të përhapen përtej Gjermanisë. Brigjet e tejmbushura të lumenjve të Elbe-it, të Danubit dhe të tjera kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme nëpër të gjithë Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Republikën Çeke dhe në Sllovaki për shkak të rreshjeve të pandërprera në këto pjesë të Evropës. Sipas parashikimeve nga ‘Fitch’, kosto totale e kompanive të sigurimit nga përmbytjet vetëm në Gjermani do të variojnë ndërmjet 2.5 miliardë euro dhe 3 miliardë euro pasi të kenë përfunduar të gjitha vlerësimet përkatëse.

Këto shifra janë shumë poshtë nivelit të kostove të dëmeve aktuale të shkaktuara nga përmbytjet në vend, për të cilat parashikimet e ‘Fitch; vlerësojnë që të jenë rreth 12 miliardë euro. Arsyeja për këtë diferencë është se, shumë banorë të këtyre zonave që janë në rrezik të lartë nga përmbytjet nuk kanë qenë në gjendje që të marrin një sigurim nga përmbytjet me çmimin që ata mund të përballonin.

Megjithatë, duhet të kryhen ende llogaritje për të vlerësuar se sa shumë dëme janë shkaktuar nga përmbytjet dhe se cilat janë shifrat reale të dëmeve nga sigurimi i përmbytjeve në Gjermani dhe në vendet e tjera të prekura.

Marrë nga: https://www.liveinsurancenews.com

Imazhi nga: Daily Sabah

 

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë