Si t’i paraprini më të keqes.
Pasi keni qenë me pushime, ju mezi po prisni natën e parë në shtratin tuaj sërish. Surprizat të këqia të tilla si të zbuloni se ju kanë hyrë hajdutët në shtëpi janë të padëshirueshme. Por në rast se ndodh, mjaftojnë disa hapa të thjeshtë për t’u siguruar që shtëpia juaj të jetë e sigurt dhe e siguruar madje përpara së të niseni me pushime herës tjetër.
1. Bëjani të vështirë punën hajdutëve
- Nëse ju do t’i mbyllini të gjitha dritaret, duke përfshirë edhe dritaret e garzhdit tuaj, sigurimi mbulon do të mbulojë çdo dëm të shkaktuar në rast se ju hyjnë hajdutët në shtëpi.
- Kyçni derën kryesore dhe dyert e tjera nëpërmjet të cilave mund të aksesohet shtëpia juaj sa më mirë që të jetë e mundur. Vetëm tërheqja e derës nuk konsiderohet kyçje e derës.
- Mos fshihni çelsa rezervë në vazon/t e luleve. Na besoni, hajdutët i dinë këto vende fshehjeje të çelsave shumë mirë po ashtu.
- Aktivizoni sistemin e alarmit nëse keni një sistem të tillë.
Do të jeni larg shtëpisë suaj për më shumë sesa 72 orë?
2. Mbyllni rubinetet kryesor të ujit
Më mirë të sigurt dhe të siguruar sesa të keqardhur dhe kështu ju do të keni mbulimin e sigurimit për shtëpinë tuaj nëse ndodh ndonjë dëmtim i tubacioneve të ujrave.
3. Lëreni të ndezur ngrohësin e ujit
Edhe pse mund të tundoheni që të kurseni kosto shtesë ndërkohë që jeni me pushime dhe ju i fikni plotësisht të gjitha sistemet e ngrohjes në shtëpi, kjo gjë mund t’ju kthehet mbrapsht. Tubacionet e ujrave, bolieri ose rubineti mund të ngrijnë dhe të shkaktojnë dëme.
Kështu, është mirë që t’i lini ndezur ngrohësin ose nëse duhet t’i mbyllni tubacionet e ujrave me patjetër, atëherë fikni ngrohësin dhe zbrazini të gjitha tubacionet përpara se të niseni për udhëtim.
Çfarë mund të beni tjetër për të parandaluar apo reduktuar dëmet
- Caktoni një person që mund të kujdeset për shtëpinë tuaj ndërkohë që ju do të jeni me pushime. Kjo do të thotë se, ky person do të kryejë disa detyra gjatë mungesës suaj, të tilla si marrja e postës, ujitja e luleve apo e kopshtit, operimi i vaditësve të ujit ose vizitat për kontrollin e shtëpisë fizikisht në intervale të parregullta. Dikush që po planifikon të hyjë në shtëpinë tuaj për të vjedhur po e ruan dhe shikon shtëpinë apo apartamentin tuaj paraprakisht. Ai po vë re se kur ndodh diçka në shtëpinë tuaj le të themi në orën 7 të mëngjesit dhe se kur është shtëpia apo aparatmenti juaj sërish bosh, pra pa kontroll.
- Futini të gjitha mobiljet dhe pajisjet e kopshtit në një vend të sigurt.
- Që të jeni të sigurt, mbulojeni pishinën nëse keni një të tillë në mënyrë që askush tjetër të mos rrëshqas në të gjatë mungesës suaj.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
- VIDEO/ ‘Tetori Rozë’ në SIGAL UNIQA! Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur
- SIGAL UNIQA, mes Top 100 kompanive në Shqipëri/ E para në sigurime
- Sa e rëndësishme është të keni makinën e siguruar?
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.