Blog

15.3 MILIONË DOLLARË PËR TË SIGURUAR DUART?

Koha e leximit: 4 minuta

Personazhet VIP të showbiznesit i shohim çdo ditë nëpër ekranet e televizionit për projektet e tyre të reja në fushën e modës, aktrimit, muzikës, sportit etj, dhe ajo që të bie më shumë në sy është jeta e tyre luksoze dhe gjërat e veçanta që ata bëjnë, deri diku mund të quhen edhe të çuditshme.

Por a e dini se sa vlejnë pjesët e trupit të këtyre njerëzve të famshëm? Shifrat me të cilat ata kanë siguruar pjesë të trupit të tyre janë marramendëse, shkojnë deri në miliarda Dollarë.

America Ferrera—- buzëqeshjen, 10 milionë Dollarë

Një prej personazheve që kanë zgjedhur t’i kushtojnë një rëndësi të veçantë shëndetit dhe trupit të tyre, duke i siguruar me miliona apo miliarda Dollarë është edhe aktorja America Ferrera. E njohur për rolin e famshëm “Beti e Shëmtuar”, ka siguruar buzëqeshjen e saj për 10 milionë Dollarë. Kjo kosto e sigurimit të buzëqeshjes për aktoren e famshme, është mbuluar nga kompania e prodhimit të produketeve të dhëmbëve “Aquafresh”.

Try Polamalu—-krahët dhe kokën, 1 milionë Dollarë

Në vitin 2010, ish-lojtari i NFL, Try Polamalu ka siguruar krahët dhe kokën e tij për një shumë prej 1 milionë Dollarësh.

Gennaro Pellicia—gjuhën, 13.9 milionë Dollarë

Ndoshta ju nuk do ta kishit menduar kurrë se gjuha e kuzhinierit të “Costa Coffee”, Gennaro Pelliccia, ka kushtuar plot 13.9 milionë Dollarë për ta siguruar.

Joey Essex—flokët, 1.6 milionë Dollarë

Edhe ylli i televizionit britanik, Joey Essex, ka ndërmend të sigurojë flokët e tij për 1.6 milionë dollarë. Të paktën kështu ka deklaruar para pak kohësh në media, duke thënë se qëllimi i tij është të promovojë linjën e produkteve të tij.

Heidi Klum—këmbët, 2.2 milionë Dollarë

Një yll tjetër që ka bërë sigurimin e pjesëve të trupit, është edhe supermodelja gjermane Heidi Klum, e cila për 2.2 milionë dollarë, ka siguruar këmbët e saj të gjata dhe të bukura, të cilat ishin pjesë e reklamës ‘Procter & Gamble’s Braun’. Por është interesante se këmba e saj e djathtë është më e vlefshme se këmba e majtë për 200 mijë dollarë, kjo për shkak se ajo kishte një shenjë nga prerja me xham.

Jeff Beck—gishtat, 1 milion Dollarë

Kitaristi legjendar i grupit “Yardbirds”, Jeff Beck i ka siguruar gishtat e tij për 1 milion Dollarë, kjo pas një incidenti që i kishte ndodhur në kuzhinë që i kishte rrezikuar karrierën e tij muzikore.

Keith Richards—zërin, 1.6 milionë Dollarë

Edhe kitaristi i grupit të famshëm “Rolling Stone”, Keith Richards ka siguruar me shumën prej 1.6 milionë Dollarësh duart e tij, të cilat e kishin bërë kitaristin më të njohur të të gjitha kohërave.

Bruce Springsteen—zërin, 6 milionë Dollarë

Këngëtari Bruce Springsteen ka siguruar zërin e tij për 6 milionë dollarë.

John Schnatter—duart, 15.3 milionë Dollarë

Themeluesi dhe Drejtori i Përgjithshëm i “Papa John”, tani me të vërtetë mund të pretendojë se duart e tij vlejnë shumë shtrenjtë. John Schnatter i ka siguruar duart e tij krijuese të picave me 15.3 milionë dollarë dhe kështu i është bashkangjitur të famshmëve që sigurojnë pjesët e trupit të tyre për shifra të mëdha parash. Papa John momentalisht ka mbi 4.500 lokacione në 37 shtete, por Schnatter ka kohë që ka dalë nga kuzhina. Por sërish, në rast se ndodh që ai t’i humbë gjymtyrët e tij, do të shpërblehet me një pagesë tetë shifrore.

Julia Roberts—buzëqeshjen, 30 milionë Dollarë

Ndonëse 15 milionë Dollarë mund të duket shumë e tepërt për duart, persona të tjerë publikë kanë paguar edhe më tepër për gjëra të tilla. Aktorja e famshme Julia Roberts, ka siguruar buzëqeshjen e saj për 30 milionë Dollarë.

Të tilla shifra marramendëse kemi vetëm nëpër botë, ama ndërgjegjësimi për sigurimet ka filluar dhe në vendin tonë. Natyrisht në Shqipëri nuk bëhet fjalë për sigurime të pjesëve të trupit, por të sigurimit të jetës, tepër e rëndësishme.

Mjafton të përmendim iniciativën e disa viteve  më parë, më saktë në vitin 2009, ku Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve të Sarandës u siguroi jetën nga aksidentet në punë të punojësve të tij, i cili e përshkruajti këtë iniciative si të domosdoshme për kushtet ku do të punonin punojësit në këtë sektor me plot të papritura.

Në fushën e sigurimit të jetës nuk do mbetej pas as Qeveria Shqiptare, e cila do të siguronte jetën e ushtarëve paqeruajtës “Komando” përpara se ato të shkonin për mision ushtarak jashtë vendit.

Një tjetër sigurim në këtë fushë, është edhe ai i ushtarakëve të Forcave të Armatosura në Shqipëri, të cilët janë siguruar për jetën. Në prill të 2016-ës, dy prej ushtarakëve humbën jetën gjatë një aksidenti me helikopter, dhe familjarët e tyre u dëmshpërblyen nga kompania e sigurimeve SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, me nga 180 milionë Lekë secila familje.

Sigurimi i sportistëve nga Federata Shqiptare të Futbollit. Kompania SIGAL UNIQA Group AUSTRIA ka marrë përsipër të sigurojë rreth 500 lojtarë të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, të të gjitha ekipeve të Supeligës Shqiptare, lojtarët e të gjitha grupmoshave si dhe stafin e Federatës.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë