Siç e dimë të gjithë, të udhëtosh me fëmijë mund të kthehet shumë shpejt në një aventurë të padëshiruar në rast të vjellash apo diarreje. Qoftë në plazh, në mal apo në qytet, me këto këshilla ju do të jeni mëse të përgatitur.
1. Përpara fillimit të udhëtimit
Për t’u siguruar që të keni mbrojtjen e nevojshme, është e këshillueshme që të konsultoheni me një pediatër përpara se të filloni një udhëtim të gjatë. Për më tepër, doktori mund të ndihmojë me artikujt e rekomanduar që ju duhet t’i keni në kutinë tuaj të ndihmës së shpejtë, si edhe të merrni recetat për ilaçet e nevojshme.
2. Kutia e ndihmës së parë
Kutia e ndihmës së shpejtë duhet të përmbajë:
- Dizifektant, fasho, gërshërë;
- Termometër;
- Krem për pickimin nga insektet dhe djegien nga dielli;
- Krem për trajtimin e plagëve;
- Pika për veshët;
- Pika për sytë;
- Medikamente për diarrenë etj.
3. Sëmundjet kur udhëtojmë
Shumë fëmijë preken nga sëmundjet gjatë udhëtimeve. Fëmijët sëmuren shpesh veçanërisht gjatë udhëtimeve të gjata. Përpara se të filloni udhëtimin, është mirë që të mos konsumoni ushqime që janë të vështira për t’u tretur dhe produktet e qumështit. Ushqimet ideale gjatë udhëtimeve janë buka dhe frutat. Mos harroni që të pini gjatë udhëtimit. Nëse këto masa nuk janë të mjaftueshme, këshillohuni për medikamentet që mund të merrni gjatë udhëtimeve.
4. Higjena gjatë pushimeve
Larja e rregullt e duarve është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët sepse ata prekin fytyrën e tyre shumë shpesh. Ju duhet të jeni gjithashtu të kujdesshëm kur ushqeheni dhe pini. Është mirë që të pini vetëm nga shishet e mbyllura, të shmangni kubat e akullit dhe akullin e hapur. Konsumoni vetëm ushqim të gatuar, shmangni sallatat dhe frutat e qëruara apo të prera.
5. Mbrojtja nga dielli
Në det dhe në mal, fëmijët kanë veçanërisht nevojë për mbrojtjen nga dielli dhe për lëngje të mjaftueshme. Për foshnjet dhe fëmijët e vegjël, ka kremra minerale kundër diellit. Për më tepër, për t’i mbrojtur nga dielli fëmijët kanë nevojë për kapele, syze dielli dhe veshje mbrojtëse. Mirë është që të shmangni diellin e mesditës.
6. Ndihma e parë për djegien nga dielli dhe kandilët e detit
Për djegien nga dielli, ndihmojnë kremrat freskues dhe kurues. Nëse jeni djegur nga dielli mos qëndroni më në diell. Djegiet e rënda duhet të trajtohen nga një doktor. Ndërsa, djegia nga helmi i kandilit të detit mund të shkaktojë reaksione lëkure ekstremisht të dhimbshme.
Nëse ka një kontakt me kandil deti në det, largojini fëmijët menjëherë nga uji dhe nxirrini ata në breg. Përdorni ujë të freskët apo dizinfektant. Më mirë është që ta pastroni zonën e prekur me kujdes me ujë deti ose me uthëll. Mbetjet e tentakulave të kandilave të detit mund të hiqen nga lëkura me rërë. Pas kësaj, freskoni zonat e prekura me uthëll dhe akull dhe trajtojini ato me ilaç për disa ditë.
Dhimbja mund të trajtohet me një ilaç analgjezik. Nëse kjo dhimbje vazhdon, është mirë që të shkoni tek doktori.
7. Trajtoni pickimin e insekteve
Pickimi i insekteve jo vetëm që është e mërzitshme dhe e bezdisshme, por lëkura e irrituar mund të infektohet me shumë lehtësi. Është mirë që këto pickime t’i trajtoni me kremra, t’i dizinfektoni zonat e hapura dhe t’i trajtoni ato me ilaç plagësh.
8. Dokumentet
Për udhëtimet jashtë vendit, prindërit dhe fëmijët kanë nevojë për pasaportat e tyre. Shtesë këtu rekomandohet “Siguracioni i Shëndetit në Udhëtim”. Më e mira është që të gjitha këto aktivitete të ruhen në një vend të sigurt, si edhe të keni një kopje elektronike të tyre në një e-mail. Kjo për arsye që ju të jeni në gjendje që të aksesoni dokumentet tuaja në çdo kohë në rast humbjeje.
9. Udhëtimi nga ajri
Kur udhëtoni nga ajri, kushtojini vëmendje veshjeve të rehatshme dhe të ngrohta. Veçanërisht për foshnjet dhe fëmijët e vegjël, është e rëndësishme një kapele në mënyrë që ata të mos ftohen. Gjatë ngritjes dhe uljes së avionit, është mirë që të keni diçka gati për të pirë diçka apo përtypur një çëmçakëz në mënyrë që të barazohet presioni tek veshët. Nëse udhëtimi është në një zonë të ndryshme kohore, fëmijët fillojnë të mësohen tashmë që gjatë udhëtimit. Kushtojini gjithashtu vëmendje gjumit të mjaftueshëm të fëmijëve gjatë ditëve të para.
10. Varëse ose byzylyk SOS
Sot ka varëse ose byzylyk SOS ku vendoset emri dhe kontaktet e fëmijës në rast se ata humbasin gjatë pushimeve dhe nuk mund të komunikojnë me prindërit.
MERRNI TELESHËNDET PËR TË GJITHË FAMILJEN!
✅Paketë e plotë familjare deri në 4 anëtarë
✅Një familje e mbrojtur 24/7
✅Kujdes shëndetësor cilësor direkt nga telefoni në shtëpi
✅Pa u shqetësuar për të dërguar fëmijët në klinikë/spital për takim/konsultë me mjekun
✅I lehtë, i shpejtë, i përshtatshëm, efektiv në përdorim
✅Më pak kohë, para, burokraci në marrjen e kujdesit shëndetësor nga diagnoza deri tek trajtimi dhe marrja e recetave online nga telefoni
➡BLINI APLIKACIONIN TELESHËNDET ONLINE NË?:
https://sigal.com.al/teleshendet/
OSE,
Pranë çdo pike shitje të SIGAL UNIQA në qytetin ku jetoni.
➡SHKARKONI FALAS APLIKACIONIN TELESHËNDET NË?:
✅App Store OSE ✅Google Play
#sigal #sigaluniqa #BliOnline #SigurimiShëndetit #TeleShëndet
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.