Si të mbroheni nga dëmtimi nga stuhitë dhe çfarë duhet të bëni nëse tashmë stuhia ju ka shkaktuar dëme?
DËMTIMI I SHTËPISE DHE APARTAMENTIT NGA STUHIA
Cili sigurim i mbulon dëmtimet nga stuhia?
Dëmtimi nga stuhia është zakonisht automatikisht i përfshirë në sigurimin e shtëpisë dhe të apartamentit. Në parim, për dëme të shkaktuara nga një forcë ere prej 60 km për orë mbulohen nga sigurimi i shtëpisë dhe i apartamenteve.
Si mund të gjej më shumë informacion mbi kushtet e ardhshme të motit përpara kohe?
Për të mësuar më shumë mbi kushtet e ardhshme të motit vizitoni faqen zyrtare të në internet të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në: https://www.geo.edu.al.
Si duhet të veproj pas dëmeve të shkaktuara nga stuhia për të marrë ndihmë financiare sa më shpejt që të jetë e mundur?
Fillimisht siguroni vendin e aksidentit dhe nxirrini njerëzit jashtë zonës së prekur nga stuhia. Telefononi brigadën e zjarrëfikësve nëse ka rrezik, për shembull, nëse çatia është e dëmtuar seriozisht dhe ka nevojë për t’u siguruar.
Nëse gjithçka në vendin e stuhisë është e sigurt, kontaktoni me kompaninë tuaj të sigurimeve, në rast se jeni të siguruar dhe raportoni dëmin tek personi i konkatit. Informohuni mbi çfarë parashikohet nga polica që ju keni në fuqi përpara dëmit dhe përpiquni që të vlerësoni dëmin financiar të pësuar.
Rishikoni me kujdes rrjedhën e dëmit të pësuar sërish në mënyrë që të jeni në gjendje që të bëni një përshkrim sa më të detajuar që të jetë e mundur dhe që më pas t’a raportoni dëmin tuaj me saktësi. Është e rëndësishme që t’a dokumentoni çdo dëm sa më mirë që të jetë e mundur duke përfshirë hedhjen me të shkruar të dëmit(eve), si edhe dokumentimin e tij me fotografi. Raporti i dëmit duhet të dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas ndodhisë së stuhisë, në mënyrë që, të jeni në gjendje që të mbani ende mend detajet e vijimësisë së ngjarjes dhe që ky dëm të kuptohet me lehtësi. Diçka e tillë do të bëjë që Specialisti juaj i Dëmeve të kuptojë me lehtësi dëmin e pësuar dhe procesimin e dëmshpërblimit tuaj në përputhje me kushtet kontraktuale të policës së sigurimit në fuqi.
Deri në çfarë shume mbulon sigurimi dëmin e shkaktuar nga stuhia?
Sigurimi i shtëpisë dhe apartamentit mbulon dëmet nga stuhia deri në atë masë për të cilën ju jeni dakordësuar nëpërmjet kontratës së sigurimit.
DËMTIMI MAKINËS NGA STUHIA
Si mbulohen dëmet e pësuara në makinën tuaj të shkaktuara nga stuhia?
Dëmi i shkaktuar si impakt i drejtëpërdrejtë i stuhisë është i përfshirë në të gjitha produktet gjithëpërfshirëse të automjeteve motorrike. Nëse makina e dëmtuar nga stuhia nuk ka dëm total, në parim, sigurimi do të mbulojë kostot e riparimit minus pjesën e zbritshme. Dëmi total është atëherë kur kostot e riparimit dhe vlera e mbetur janë më të larta se vlera e zëvendësimit. Në këtë rast, vlera e zëvendësimit minus pjesën e zbritshme dhe minus vlerën e mbetur do të zëvendësohen.
Çfarë ndodh nëse makina ime dëmtohet nga dëmtimi që stuhia i ka shkaktuar shtëpisë sime?
Nëse një tullë nga një shtëpi e siguruar dëmton makinën e një pale të tretë në rrugë, kjo ngjarje konsiderohet si rast sigurimi përgjegjësie. Sigurimi i shtëpisë dhe i përgjegjësisë së një pale të tretë, e cila është zakonisht automatikisht e përfshirë në sigurimin e shtëpisë, përmbush justifikimin e dëmeve, dhe në rast të kundërt, hedh poshtë pretendimet e pajustifikuara.
PARANDALIMI
A ka ndonjë mënyrë se si t’a mbroj shtëpinë time nga stuhia?
Po, një masë e thjeshtë, për shembull, janë të ashtuquajturat kapëse të stuhisë. Këto lidhëse metalike fiksojnë tjegullat e çatisë me strukturën e çatisë. Duke qenë se, dëmi nga stuhia në çati shkaktohet nga presioni dhe thithja si pasojë e forcës së stuhisë, kjo masë relativisht jo e shtrenjtë ndihmon në parandalimin me efektivitet të dëmeve nga stuhia në çatinë e shtëpisë suaj.
Është gjithashtu e rëndësishme që objektet lëvizëse, të tilla si objekte që mund të ndodhen në oborrin ose kopshtin tuaj dhe/ose objektet e lojrave të fëmijëve tuaj, të largohen në kohë të mirë përpara stuhisë dhe që dritaret, dyert dhe grilat të jenë të mbyllura. Sigurisht që, masat shtesë të sigurisë nuk mund të eliminojnë të gjitha burimet e dëmit, por të paktën ju mund të siguroheni që të katër muret e shtëpisë tuaj të jenë rezistente kundër stuhisë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten