Blog

UDHËTIME EKZOTIKE DERI NË HËNË

Koha e leximit: 2 minuta

Për disa udhëtarë të pasur dhe sypatrembur të vitit 2040, bota mund të mos mjaftojë; ajo mund të mos ofrojë mundësi të mëdha destinacionesh të mjaftueshëm për ta. Udhëtarë të tillë të privilegjuar mund të kërkojnë përvojën e të shikuarit të tokës nga hapësira.

Deri në dekadën e pestë të shekullit të 21-të, udhëtimet e turistëve në hapësirën orbitale do të jenë ndodhi të rregullta dhe kostot me shumë gjasa do të bien në një fraksion të çmimit të biletave të sotshme. (Aktualisht ‘Virgin Galactic’ ofron udhëtim në hapësirë për 250,000 dollarë).

Por disa udhëtarë do të kërkojnë që të guxojnë edhe më tej në hapësirë. Në vitin 2040, turistët me shumë mundësi do të fluturojnë rregullisht për tek dhe nga Hëna. Këto udhëtime nuk ka gjasa që të ulen në sipërfaqen e Hënës, por do të sillen rrotull saj përpara se të kthehet në Tokë.

Turisti i parë civil do të shkojë në Hënë në vitin 2023 dhe do të fluturojë në bordin e rraketë s ‘Fajkoni i Madh’ i kompanisë ‘SpaceX’. ‘SpaceX’ është një kompani private për zhvillimin e rraketave hapësinore dhe kozmike, e themeluar në vitin 2002 nga sipërmarrësi Elon Musk. Tani kjo kompania dërgon rregullisht satelitë dhe ngarkesa të paguara në orbitën e ulët të Tokës.

Emri i turistit të parë të orbitës së Hënës do të jetë Yusaku Maezawa, një 42 vjeçar japonez miliarder, koleksionist arti, dhe themelues i shitjeve me pakicë të modës online – Zozo. Ai ka njoftuar se do të ftojë disa miq të tij për të udhëtuar me të në kapsulën e pasagjerëve të Rraketës ‘Fajkoni i Madh’ teksa do të vërtitet rreth Hënës. Çmimi i biletës së Hënës e Z. Maezawa është vlerësuar të jetë 150 milionë dollarë.

Në rrugën e tyre për në Hënë, turistët hapësinor mund të hasin shumë billborde reklamimi në orbitë që projektojnë imazhe mbrapsht në Tokë – nëse kompania ruse ‘StartRocket’ do të jetë rrugës.  Reklamimi orbital me shumë gjasa do të jetë një formë kontradiktore e medias së re.

Deri në vitin 2040, udhëtimet hapësinore në Hënë mund të jenë të disponueshme nga disa kompani të ndryshme private. Por, megjithëse kosto e çmimit të një bilete në Hënë mund të bie, vizita hënore do të jetë një udhëtim shumë ekzotik dhe i shtrenjtë.

Arkivat