Lajme, Lajme Top

‘Tetori Rozë’ dhe ofertat novatore të SIGAL UNIQA/ Ponari në “Wake UP”: Mbështetje financiare që secili të diagnostikohet dhe kurojë kancerin

Teksa jemi ende në tetor, muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake UP”, në Top Channel dhe Top Albania për të folur mbi produket e sigurimit të shëndetit që ofron kompania më e madhe e sigurimeve në vend dhe çfarë i mundësojnë ato qytetarëve.

Z.Ponari përmendi fillimisht disa fakte mbi shtimin e rasteve me sëmundje kancerogjene jo vetëm në Shqipëri pore dhe në Evropë dhe botë.

“Sot, studimet e kompanive më të mëdha të sigurimeve dhe risigurimeve në botë, Swiss Re, Munich Re, Allianz etj, konstatojnë se kanceri është një sëmundje e rrezikshme dhe e përbotshme. Sipas statistikave, në disa vende të Evropës shkon 1 me 2 ose në vende të tjera 1 me 3 ose 1 me 4. Pra, 1 në 2, 3 apo 4 persona është i prekur nga kanceri.

Kjo do të thotë se ky rrezik është evident dhe duke qenë i tillë duhet të jemi të kujdesshëm. SIGAL UNIQA është pjesë e një grupi të madh financiar dhe ne jemi mbështetje financiare dhe krijojmë mundësitë që secili të gjejë formën për ta diagnostikuar dhe kuruar sëmundjen. Parimi ynë është më mirë ta parandalosh një sëmundje sesa ta kurosh atë”, u shpreh ai.

Sipas z.Ponari, kompania që ai drejton ofron produkte sigurimi shëndetësor dhe jo vetëm, inovatore dhe që të përballueshme për çdo shtresë të shoqërisë.

“Kemi dy produkte që janë të veçanta dhe të përbotshme. “Anti-Tumori”, që është një paketë e cila në rast dignostikimi të sëmundjes dhe me opinionin e dytë mjekësor, që ne marrim në Europë, përcaktojmë qartë tipin e sëmundjes.

Nëse sëmundja konstatohet, paketa përfshin çdo person, nga mosha 1 vjeç deri në 100 vjeç. Ndërsa “Jetë Plus” është një paketë ndryshe. Klienti gjen vetë spitalin kudo, në spitalet më të mira onkologjike të Europës. Këto sëmundje kanë nevojë të kesh besim te vetja, të kesh besim te ai që të shëron dhe me kostot e kurimit që mbulohen nga kompania e sigurimit.

Nuk duhet ta marrim kancerin si një sëmundje që po të zuri nuk shpëton. Në rast se mjekohesh mirë, në kohë dhe në klinikat e duhura 90% e rasteve janë të shërueshme”, deklaroi ai.

Dhe zakonisht kostot financiare janë një problem…

“Ky është problemi themelor sepse nuk mund të shkosh në klinika dhe spitale të specializuara dhe që kanë kosto të larta sepse shërbimi aty është i lartë. Dhe nëse ti shkon me një fatura të garantuara atëherë je më i qetë.

Shqiptarët shpenzojnë rreth 300 milionë euro çdo vit në klinika dhe spitale jashtë vendit. Është një shifër marramëndëse dhe nëse  do ishin të sigurar kjo shumë, nëse e përkthejmë në prim sigurimi, do të ishte rreth 15 milionë euro. Nëse do të ndodhte kjo, çfarë kursimi të madh do të kishim”.

Te SIGAL UNIQA kemi edhe një propozim tjetër, “Check Up sipas protokollit japonez”. Çfarë do të thotë kjo?

Duke qenë Konsull Nderi i Japonisë në Shqipëri dhe duke bërë disa vizita atje, pasi ne Japoninë dhe SHBA i kishim përjashtuar sepse mendonim se ishte shumë e shtrenjtë. Por është totalisht e kundërta. Nëse një check up në Austri kushton 800 e ca euro, në Japoni kushton 400. Gjysmë për gjysmë.

Ne kur marrim analizat marrim një rezultat në një fletë ku thotë “ky rezultat kaq duhet të ishte kaq” por nuk shpjegon se çfarë është. Cila është problematika e stomakut, e mëlçisë, e veshkës etj. Një doktor i jashtëzakonshëm për çdo person.

Ne e pamë, e diskutuam, madje edhe me ambasadorin e Japonisë në Shqipëri. Sollëm një grup mjekësh që ta shpjegonin me detaje. Me një pikë gjak ti bën analizat e plota, për gjithçka”.

Ju keni edhe një aplikacion, TeleShëndet?

Teleshëndet është sot një risi botërore. Në fillim në SHBA ka dalë me një kosto 800 dollarë në vit, ndërsa SIGAL UNIQA e ofron për vetm 50 euro në vit.

Në momentin që ti flet dhe mjeku nuk është i fushës së duhur ai njofton mjekun tjetër sepse kur këtë shërbim e ke një vit apo më shumë historiku ruhet dhe e ke vetëm ti dhe mjeku. Askush tjetër. Mjeku është me ty dhe je “face to face”. Mjeku të sheh dhe e sheh. Plus edhe benefite të tejra”, tha ndër të tjera z. Ponari.

Intervista e plotë: