Blog

TË VETMËSUARIT NË SHTËPI: KOHA PËR AFTËSI TË REJA

Koha e leximit: 3 minuta

Le të piktuojmë një skenë të çmendur: ju keni ngecur në shtëpi dhe nuk lejohet që të dilni për javë të tëra. Epo tani edhe mund të mërziteni! Provoni diçka të re. Këtu do të gjeni disa sugjerime dhe këshilla motivuese.

Ju u zhdukët nga radari dy javë më parë dhe papritur ktheheni me disa aftësi tërësisht të reja. Që kjo do t’i bëjë përshtypje të gjithëve rreth jush është vetëm një efekt anësor i këndshëm: Mbi të gjitha, ju vet do të argëtoheni shumë. Këtu do të gjeni një listë me ide:

Të vetmësuarit në shtëpi: sportet

Qofshin video ushtrimesh fizike në YouTube ose opsione me pagesë të studiove të yoga-s: ju mund të mësoni shumë ushtrime se si të vini në formë fizikisht dhe mendërisht online. Mirë e pranojmë: mund të duhen më shumë përpjekje për t’i kapërcyer sesa kurset e “vërteta”. Por ato gjithashtu do t’ju bëjnë që të keni një gjendje më të mirë humori pasi ti keni përfunduar ato.

Mësoni gjuhë të reja: “Je m’appelle SIGAL UNIQA”

Parashikimi njihet si gëzimi më i mirë. Dhe si mund ta kaloni më mirë kohën tani se sa të përfytyroni pushimet tuaja të radhës dhe të përgatiteni duke mësuar gjuhën e vendit ku do të shkoni?

Dhe ja ku është sugjerimi ynë më melodioz

Po, kjo është gjithashtu e mundur online: mësoni një instrument. Çdo gjë që keni nevojë: një aplikacion, pak entuziazëm dhe një instrument. Por cilin? Kur të jeni duke bërë zgjedhjen tuaj, ju mund të ndikoheni nga kënga që ju ka bërë më shumë përshtypje kohët e fundit. Por ju duhet të mendoni gjithashtu se cili instrument përshtatet më mirë me situatën e jetës suaj. Nëse jetoni në një pallat me njerëz të tjerë ngjitur, një trombë mund të mos jetë një zgjedhje aq e zgjuar për ju dhe fqinjët tuaj të cilët me shumë mundësi do të ankohen tek ju vazhdimisht, ndërsa një kitare mund të luhet me shumë qetësi në çdo mjedis.

Sot ka gjithashtu edhe shumë aplikacione në celularë për muzikë. Provoni ndonjëherën prej tyre. Nëse një aplikacion nuk ju mjafotn si mësues: disa mësues muzike mund edhe të japin leksione live nëpërmjet ‘video chat’. Zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë dhe që është më e lehtë për ju!

Të vetmësuarit për karrierën tuaj

A është objektivi juaj për më shumë trajnim profesional më argëtues sesa kitara? Platforma dixhitale të tilla si, për shembull, si ‘Udemy’, ‘Coursera’ dhe ‘edX’ ofrojnë me mijëra kurse: nga “analizat financiare” deri tek “inteligjenca artificiale” ku përfshihet gjithçka. Më e mira nga të gjitha: këto kurse mund të jenë gjithashtu edhe argëtuese, me kusht që, ju të jeni të interesuar për temën. Këto kurse jipen thuajse gjithmonë nga ekspertë të njohur, dhe mund të ndodhë gjithashtu që të ofrohen edhe nga universitete apo kompani të njohura.

Disa motivacione të tjera

  • Vetëdijësohuni përse dëshironi që të mësoni diçka të re.
  • Vendosni objektiva të arritshëm.
    • Pas një sesioni praktike, bëni pushim për një çast dhe mendoni rreth asaj që keni mësuar që nga fillimi kur ndërmorët këtë përpjekje. Sepse edhe suksesi më i madh nuk i bën asgjë motivimit tuaj nëse ju nuk e vini re atë.
  • Pranojeni nëse nuk jeni të motivuar. Kjo është plotësisht normale, trajtojeni veten me pushime ndërmjet sesioneve të asaj që jeni duke bërë.
  • Nuk keni qenë të motivuar për të bërë asgjë për javë të tëra? Vendosni që ta bëni punën vetëm për 5 minuta. Ja se si mund ti bëni ‘hile’ vetes: Koka juaj mendon, “Epo, nuk ka asgjë të keqe për 5 minuta” dhe përpara se ta keni kuptuar, ju keni vazhduar për një orë.

 

Gjithçka mbetet është që të argëtoheni!

Arkivat