Çfarë duhet të presim shtëpitë e zgjuara të vitit 2040?
Sistemi i sigurisë që do të mbrojë shtëpitë e zgjuara të vitit 2040 do të bazohen tek të dhënat biometrike të banorit të shtëpisë. Kamerat do të vendosen nëpër të gjithë pronën dhe në çdo dhomë (në tualet, do të vendosen vetëm kamera të diagnostikimit mjekësor). Programet kompjuterike të njohjes së modeleve të fytyrës do të skanojnë imazhet e njerëzve dhe të kafshëve (nëpërmjet programeve për njohjen e kafshëve) jashtë dhe brenda pronës gjatë gjithë kohës.
Kur banorët e autorizuar t’i afrohen pronës, ky program do t’i identifikojë ata, dera e shtëpisë do të shkyçet nga sistemi dhe dera do të hapet automatikisht. Sistemi i kamerave do të jetë i pajisur me aftësi infra të kuqe për t’u përdorur natën dhe në dritë të ulët.
Në rastet kur këto sisteme nuk do të mund të përdoren, p.sh., nëse fytyra e autorizuar e banorit është e fashuar, teknologjitë e tjera mbështetëse biometrike të autorizuara do të përfshijnë skanimin e irisit të syrit, sistemet e njohjes së zërit dhe njohjen e gjurmëve të gishtërinjve.
Brenda shtëpisë, këto sisteme do të njohin të gjithë banorët dhe ata do ta dinë se ku janë ata gjatë gjithë kohës, vetëm në rast se, banorët dëshirojnë diçka tjetër.
Kur prona të jetë bosh, banorët do të jenë në gjendje që të kontrollojnë shtëpinë e tyre, dhomë për dhomë, nga çdo cep i botës. Këto të dhëna do të grumbullohen në sistemin e preferuar të të dhënave nga ana e banorit të shtëpisë, p.sh., me lente të zgjuara kontakti, syze të zgjuara, në një pajisje projeksioni ose në një ekran të lëvizshëm.
Të dhënat që mund të aksesojë një banor në mënyrë të telekomanduar nga një shtëpi e zgjuar do të jetë e pasur dhe e ndarë në shtresa të dhënash. Niveli më i lartë i të dhënave do të ofrojë vetëm të dhëna lidhur me sigurinë – ‘çdo gjë është ashtu siç duhet të jetë’. Por nëse ata dëshirojnë, pronarët e këtyre shtëpive të zgjuara do të jenë në gjendje që të gërmojnë më thellë në bazën e të dhënave të shtëpisë së tyre. Ky informacion do të përfshijë temperaturën e ambientit në çdo zonë të shtëpisë, nivelet e cilësisë së ajrit në çdo dhomë, konsumin aktual të energjisë në çdo dhomë dhe për çdo pajisje brenda çdo dhome, detajet për klimën jashtë shtëpisë, si edhe parashikimet e motit.
“Hajdutët” e vitit 2040 do të jenë hakera dhe jo kriminelë oportunë që do të kenë nevojë për aftësi shumë të sofistikuara kompjuterike për të hyrë në këto shtëpi të zgjuara. Por, nëse kryhet një hyrje fizike e paautorizuar, ka të ngjarë që sisteme të tjera mbështetëse të tilla si sensorë të lëvizjeve do të sigurojnë shtresa sigurie shtesë.
Por nuk ka të ngjarë që hajdutët e vitit 2040 të targetojnë tv mirat materiale brenda këtyre shtëpive të vitit 2040, ku çdo gjë do të jetë e lidhur me internetin e gjerave dhe çdo gjë do të mund të gjurmohet me lehtësi. Me shumë mundësi, këta kriminelë do të targetojnë të dhënat e mbajtura brenda rrjeteve të shtëpive smart, megjithëse ka të ngjarë që, deri në vitin 2040, do të jenë përhapur kriptimet kuantike ku hakerimi i rrjeteve kompjuterike siç bëhet sot do të jetë shumë më i vështirë për t’u realizuar.
Alarmet për zjarrin, tymin, gazin dhe CO2 do të përfshihen së brendshmi në çdo dhomë të një shtëpie të sapo ndërtuar dhe, megjithëse ato do të jenë të lidhura me rrjetin kryesor të shtëpisë, banorët e tyre do të kenë mundësinë e telekomandimit të ndarë të lidhjeve për shërbimet e urgjencës.
Shtëpitë e reja të vitit 2040 do të jenë kështjella dixhitale, por hakerat nuk duhet të nënvleftësohen kurrë. Nëse kriptimi kuantik do të jetë përhapur deri në atë kohë, atëherë ne duhet gjithashtu të presim që hakerat do të aplikojnë teknikat e inteligjencës artificiale për të sulmuar rrjetet e shtëpive të zgjuara. Vetëm vigjilenca dhe vëmendja e vazhdueshme ndaj sigurisë së të dhënave do të sigurohen që këto kështjella dixhitale të mbeten të sigurta.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL