Blog

TË JETOSH ME ROBOTË

Koha e leximit: 3 minuta

Tashmë prej një kohe shumë të gjatë jetesa e njeriut me robotë ka qenë një fantazi fantastiko-shkencore ku një ditë ne do të kemi shërbyes dhe shërbyese robotë, por thuajse të gjitha ilustrimet në librat dhe filmat e së shkuarës i paraqesin robotët si androidë në formë, por si njerëz mekanikë. Por pamja e robotëve që do t’ju shërbejnë juve në shtëpitë tuaja të zgjuara të vitit 2040 nuk do të jetë e tillë.

Thuajse çdo dhomë në shtëpi do të ketë robotë të thjeshtë, të përkushtuar, me një qëllim të vetëm për të bërë ato punë përsëritësëse që tani nuk do të bëhen më nga banorët e shtëpive të zgjuara. Teknologjia robotike dhe software-et në do të kenë avnacuar deri në atë pikë sa që të jeni besimplotë që deri në vitin 2040 ne do të kemi robotë të sigurt, jo shumë të shtrenjtë dhe “të butë”, të cilët do të jenë përgjegjës për të bërë pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë. Në kuzhinë, do të ketë krahë robotikë të palosshëm që do të përzgjedhin, lajnë, presin dhe përgatisin mishin dhe perimet.

Do të ketë shef kuzhine robotë që do të jenë të aftë të ndjekin recetat me saktësi, që do të gatuajnë çdo pjatë, duke përdorur furra të zgjuara të lidhura me internet dhe kuzhinierë që mund të komandohen në distancë dhe që do ta dinë vet se cilën temperaturë të përdorin dhe kur do të ketë përfunduar përgatitja e gatimit të një pjate.

Krahët robotikë të palosshëm do të spërkasin dhe pastrojnë vendin ku ato kanë gatuar, si edhe sipërfaqe të tjera, ndërsa një robot i vogël i lëvizshëm do të lajë dhe pastrojë dyshemetë automatikisht (kur njerëzit të mos jenë të pranishëm). Dhe, sigurisht, frigoriferi juaj i zgjuar do të monitorojë freskinë dhe cilësine e ushqimeve të ruajtura dhe do të porosisë furnizimet siç kërkohet, duke paguar për to me llojin tuaj të preferuar të sistemit të pagesave dixhitale. Në zonat e banueshme në shtëpinë e zgjuar do të ketë robotë që pastrojnë me fshesë elektrike, dhe që do të pastrojnë pluhurat dhe dritaret.

Megjithëse, shumica e robotëve shtëpiakë do të jenë shërbyes jo të gjallë me një qëllim të vetëm për të na shërbyer nuk do të kenë formë njerëzore apo sipas kafshëve. Vetëm ata robotë të cilët janë ndërtuar për t’i ofruar shoqëri ose asistencë personale disa njerëzve ka shumë të ngjarë që t’i ngjajnë kafshëve. Këto pajisje do t’i nxisin njerëzit që të mendojnë për to sikur ato të ishin qënie me ndjenja, duke ushqyer dëshirën tonë të fuqishme për t’i veshur objekteve jo njerëzore karakteristika njerëzore, do të bëjnë që njerëzit të krijojnë një lidhje të veçanta emocionale me shoqëruesit e tyre robot. Kjo tendencë me shumë gjasa do të zhvillohet deri në atë pikë sa disa njerëz do t’a mendojnë vetveten sikur janë në një marrëdhënie me një robot.

Shtëpitë e zgjuara të vitit 2040 do të kenë printera 3D që mund të prodhojnë veshje sipas kërkesave më të fundit. Dizenjot e reja të rrobave do të shkarkohen, dhe veshjet do të prodhohen sipas kërkesës dhe do të jenë në përmasat e përsosura.

Në dhomën e gjumit, do të ketë robotë që do të mbledhin rrobat, do t’i palosin dhe vendosin ato në vendin e tyre. Robotë të tjerë do të mbledhin lodrat dhe t’i vendosin në vendin e tyre dhe robotë të tjerë do ta rregullojnë krevatin vet. Për të moshuarit, njerëzit me aftësi të kufizuara ose që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore, robotët do t’i ofrojnë atyre asistencën për të dalë dhe për t’u futur në krevat.

Në kopësht, do të ketë robotë për prerjen e barit, për mbledhjen e gjetheve, heqjen e bimëve të këqia, pastrimin e borës nga rruga, madje edhe për pastrimin e skarës së ‘barbekjusë’. Dhe pastaj, do të ketë edhe një robot pritës në hyrjen e derës suaj, që do të jetë i gatshëm për të pranuar shërbimet e pritura dhe të autorizuara kur ju nuk do të jeni në shtëpi. Roboti pritës madje do të ofrojë edhe një firmë elektronike në shenjë pranimi të marrjes në dorëzim të artikujve të pritur dhe që më pas do të njoftojnë pronarët e shtëpive të zgjuara që porosia e tyre ka mbërritur.

Arkivat