Shërbimi SIGAL AutoSOS
Më shërbimin e asistencës rrugore me SIGAL UNIQA ju udhëtoni pa shqetësime pothuajse në të gjithë Europën.
Çfarë është SIGAL UNIQA AutoSOS?
▣ SIGAL UNIQA AutoSOS është shërbimi asistencës rrugore që gjendet pranë jush në rast të pamundësie së mjetit për të lëvizur, qoftë për arsye të defekteve të mjetit apo në rast aksidenti.
▣ Shërbim i dedikuar 24/7 nga një skuadër profesionistësh për zgjidhjen e problemit tuaj, nëpermjet riparimit në vënd, shërbimit karroatrec si dhe shërbime të tjera për vijimin e udhetimit ose akomodimin e drejtureist të mjetit.
▣ Në rastin e parë që ju do të keni nevojë për shërbimin e AutoSOS, do telefononi qendrën Call-Center SIGAL, e cila do t’ju asistojë përgjatë gjithë procesit të asistencës rrugore.
▣ Qendra Call-Center SIGAL është e gatshme në çdo orë të ditës dhe të natës për të bërë të mundur asistimin tuaj deri në zgjidhjen e problemit.
▣ Shërbimi i asistencës rrugore nga SIGAL AutoSOS ofrohet brënda Shqiperisë, në rajon si dhe në të gjitha vëndet e Europës.
Si të përdorni SIGAL UNIQA AutoSOS?
SIGAL UNIQA AutoSOS ofron në rrugë të besueshme
dhe të sigurt asistencë 24 orë në ditë, 365 ditë në vit.
Për tu lidhur me AutoSOS, telefononi në:
Mbulimet që i duhen makinës suaj për më tepër qetësi mendore gjatë udhëtimit
Shërbimet që ofrohen nga asistenca rrugore
Qendra e kontaktit 24/7
Shërbim informacioni dhe organizim i shërbimeve të ndihmës duke përjashtuar mbulimin e shpenzimeve.
Riparim në vend
Nëse mjeti ka një problem që mund të riparohet në vend, (psh problem baterie, rënie e gomës, etj).
Karroatrec
Nëse mjeti ka defekt ose është përfshirë në aksident, transportohet në pikën me të afërt të servisit të autorizuar
Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti*
Zëvendesim automjeti kur nuk është i mundur riparimi i mjetit brenda një ditë dhe nëse aksidenti ka ndodhur në një distancë mbi 50 km nga vendqëndrimi i shoferit. Mjeti në ditë, 50 Euro.
Parkim
Parkimi i automjeteve kur servisi i zgjedhur është mbyllur dhe shërbimi i karroatrecit ka përfunduar. Parkimi për mjetin do të sigurohet deri në momentin sa servisi do të hapet.
Akomodimi në hotel*
Akomodimi në hotel në raste se është e pamundur riparimi i mjetit në 1 ditë dhe distanca e vendit në të cilin ka ndodhur aksidenti është mbi 150 km nga vendqendrimi.
Riatdhesim me tren /avion ose udhëtim drejtë mbërritjes*
Vazhdimi i udhëtimit
Taxi
Vazhdimi i udhëtimit
Pyetjet më të shpeshta
Kush mund të blejë shërbimin AutoSOS?
AutoSOS është i vlefshëm vetëm për:
• Autovetura të kategorisë B1.
• Mikrobuzë të kategorisë B2, deri në 8+1 vende.