Lajme

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA pranë klientëve të siguruar nga tërmeti

Kompania SIGAL UNIQA Group AUSTRIA rithekson për të gjithë klientët e saj që kanë siguruar shtëpitë dhe/ose bizneset e tyre me SIGAL UNIQA se, bazuar në kushtet e kontratës së sigurimit se, është detyra dhe përgjegjësia jonë ligjore për të garantuar ekzekutimin e dëmshpërblimit të të gjitha detyrimeve tona kontraktuale dhe ligjore ndaj çdo klienti individual të siguruar me kompaninë tonë.

SIGAL UNIQA garanton se të gjithë klientët e saj që kanë siguruar pronat e tyre nga rreziku i tërmetit dhe fatkeqësive të tjera se, praktikat e dëmshpërblimeve përkatëse të të dëmtuarve nga tërmeti i 26 nëntorit, kanë filluar tashmë prej disa ditesh në zonat e prekura me vlerësimet reale të dëmeve në terren dhe për mbylljen e riparimeve dhe/ose dëmshpërblimeve sa më shpejt që të jetë e mundur.

Për të gjitha rastet e dëmeve për objektet e shpallura të pabanueshme duhet të behen njoftimet edhe tek organet shtetërore dhe të merret vërtetimi përkatës nga ana e tyre.

Për këtë qëllim dhe, për të ndihmuar e mbështetur klientët tanë në kohë reale 24/7, SIGAL UNIQA ka publikuar numrin e kontaktit (00355 4 22 33 308) dhe dy adresat e-mail-i ([email protected] DHE [email protected]), si edhe Formularin e Njoftimit të Kërkesës për Dëmshpërblim që mund t’a aksesoni duke klikuar në: https://sigal.com.al/post-termet-26-nentor-2019/

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA ju siguron se, ne jemi duke ndjekur me të gjitha kapacitetet tona maksimale burimore çdo rast konkret dëmi të të gjithë klientëve tanë, duke i dhënë gjithsecilit vëmendje dhe përparësi maksimale dhe në kohë rekord.