Lajme

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA mobilizon ekspertët e fushës dhe zbret në terren

TËRMETI 21 SHTATOR 2019

Menjëherë pas tërmetit të datës 21 shtator 2019 dhe të lëkundjeve pasgoditëse përgjatë këtyre dy ditëve e në vijim, SIGAL UNIQA Group AUTRIA ka mobilizuar dhe zbritur në terren deri në këtë çast tre (3) ekipe të specializuara inxhinjerësh dhe ekspertë të vlerësimit të dëmeve në qytetet kryesore në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan, të cilat ishin qytetet e prekura drejtëpërdrejtë dhe më rëndë nga tërmeti në fjalë.

 

Nga të dhënat paraprake të raporteve të ekspertëve vlerësues për të gjithë klientët që kanë siguruar pronat dhe bizneset e tyre me SIGAL UNIQA rezulton se, në total, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë shëmbje e plotë e asnjë njësie ndërtimore. Dëmet kufizohen në krisje dhe/ose çarje të mureve, në shkallë të variueshme dëmi, dëme në përmbajtje të ndërtesave si edhe të inventarit e pajisjeve të shtëpisë. Shumica e humbjeve/dëmeve të vëzhguara deri tani janë dëme sipërfaqësore. Megjithatë, është ende shumë herët për të konfirmuar nëse tërmeti i ndodhur ka shkaktuar dëmtime strukturore të këtyre ndërtesave.

 

Deri në këto çaste, SIGAL UNIQA ka regjistruar mbi 260  kërkesa dhe ky numër sa vjen dhe është në rritje për dëme të pësuara nga biznese (kryesisht tregtare) dhe nga pronarët e apartamenteve/shtëpive/banesave të siguara në SIGAL UNIQA. Në bazë të kushteve të përgjithshme dhe atyre specifike të çdo police dhe kontrate sigurimi, SIGAL UNIQA garanton të gjithë të siguruarit se dëmshpërblimi i tyre do të kryhet në përputhje me kontratën e sigurimit dhe sa më shpejt që të jetë e mundur. SIGAL UNIQA është duke ndjekur me vigjilencë dhe përparësi maksimale çdo rast individual të siguruar.