Mos lejoni që problemet me makinën t’jua prishin udhëtimin tuaj të rradhës me makinë. Kryerja e disa detyrave të mirëmbajtjes së makinës përpara udhëtimit, do t’ju ndihmojë që makina juaj të jetë gati për aventurën e rradhës.
Kontrolloni baterinë e makinës
Kontrolloni bateritë e makinës për t’u siguruar që ato të mos jenë ndryshkur. Nëse bateria është ndryshkur, ju duhet ta shkëpusni baterinë nga makina dhe të pastroni konektorët e saj me një furçë. Bateritë përmbajnë acid gërryes dhe ky acid mund të rrjedhë nëse konektorët e baterisë sforcohen më shumë. Nëse ju vet nuk jeni të sigurt se si të kontrolloni dhe të pastorni bateritë e makinës, do të ishte mirë që ta dërgoni makinën tuaj tek një profesionist.
Zëvendësoni filtrat
Kontrolloni nivelin e lëngjeve të makinës suaj, duke përfshirë vajin, lëngjet e transmisionit dhe të larjes së xhamave. Nëse ndonjëra prej tyre është në nivele të ulta, sigurohuni që t’i mbushni siç duhet përpara udhëtimit tuaj. Nëse makinës tuaj i ka ardhur koha për të ndërruar vajin, do të ishte mirë që ta bëni diçka të tillë përpara udhëtimit tuaj. Gjithashtu do të ishte mirë që të kontrolloni ftohësit e motorrit për t’u siguruar që ai të jetë i mbushur në nivelet e rekomanduara nga prodhuesi i makinës suaj. Megjithatë, kini kujdes që, edhe pse ai mund të jetë i mbushur në nivelet e duhura, ju gjithsesi keni nevojë që t’i ndërroni ato nëse ka grimca pluskuese në të apo nëse lëngjet janë të papastra. Me kalimin e kohës, ftohësit fitojnë më shumë aciditet, kështu që ju duhet ta kontrolloni serbatorin e ftohësit nëse është ndryshkur apo jo. Dme kalimin e kohës, dçka e tillë mund të dëmtojë pjesë të tjera të makinës të tilla si radiatorin etj. Së fundmi, filtri i ajrit të motorrit, që mbledh pluhurat dhe mbeturinat për parandalimin e kalimit të tyre direkt tek motorri i makinës, duhet të ndërrohet nëse është pis apo nëse ka grumbulluar suhmë mbeturina. Përndryshe, filtrat e pisët mund të cënojnë performancën e makinës suaj.
Kontrolloni llampat dhe pajisjet e tjera elektrike
Sigurohuni që të gjitha llampat e brendshme dhe të jashtme të makinës suaj të funksionojnë siç duhet dhe t’i zëvendësoni llampat e djegura. Nëse fshirëset e xhamave nuk po e pastrojnë ujin nga xhami siç duhet apo nëse lënë shenja, atëherë është koha për t’i ndërruar ato. Gjithashtu, mos harroni që të kontrolloni sistemin e ajrit të kondicionuar. Nëse ajri i kondicionuar nuk është aq i ftohtë saç ka qenë më parë, atëherë do të ishte mirë që ta dërgoni makinën për ta kontrolluar nga një mekanik, veçanërisht nëse do të udhëtoni në mot të ngrohtë apo të nxehtë.
Kontrolloni frenat
Zhurmat që vijnë nga frenat e makinës suaj mund të jenë tregues të dobësimit të frenave. Nëse frenat e makinës suaj nuk po bëjnë këtë zhurmë, ose mund të nxjerrin zhurma të tjera të çuditshme, sigurohuni që t’i kontrolloni ato me një profesionist përpara udhëtimit tuaj.
Inspektoni gomat
Kontrolloni gomat përpara udhëtimit tuaj, në mënyrë të preferuar kur gomat të jenë të ftohta. Mos harroni që të kontrolloni presionion e gomës rezervë të makinës suaj. Nëse vini re shproporcionime të nivelit të gomave, atëherë mund të ketë ardhur koha që të kryeni rotacionin e tyre apo të njësoni nivelin e tyre përpara udhëtimit. Për këtë mund t’ju ndihmojë mekaniku juaj i cili do të kryejë inspektimin, si edhe për të bërë rregullimet e rekomanduara.
Ndërmarrja e këtyre hapave për t’u siguruar që automjeti juaj të jetë në gjendje të mirë për një udhëtim me makinë, do t’ju ndihmojë që të shmangni shpenzimin e parave të pushimeve tuaja nëpër servise makinash. Mbani mend se, nëse ju vet nuk jeni në gjendje që t’i kryeni këto inspektime, këshillohuni me një profesionist për ndihmë të mëtejshme.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Si të mbroni veten nga virozat e stinës
- Rreziqet që mbart stina e dimrit/ Sigurimi i Pronës, për të mos shkuar drejt rrënimit financiar
- Kriza e pensioneve, Ponari ofron zgjidhjen: Kombinimi i shtetërorit me atë privat
- VIDEO/ Flasin përfituesit e pensionit më SIGAL: Shumë e leverdisshme dhe e domosdoshme
- Ponari propozon zgjidhjen për pensionet: Sigurim i detyrueshëm me dy pjesë
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.